Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
FOTOT/ 6 shqiptarët e masakruar në Greqi, mediat greke: Pas atentatit qëndron mafia shqiptare e burgjeve
Dyshohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj) dhe duke dhënë një urdhër shfarosjeje.
11 Shtator 2023, 22:07Nga I.A
Pamje nga vendngjarja
All - Paragraf - 1
GREQI- Urdhëri për vrasjen e 6 shqiptarëve ditën e sotme në Greqi e ka dhënë mafia shqiptare e burgjeve. Kështu shkruan media greke 'Iefimerida', e cila ka theksuar se ky është skenari mbizotërues i ekzekutimit të shqiptarëve.
Dyshohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj) dhe duke dhënë një urdhër shfarosjeje. Në fakt, nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit rezulton se autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave. Autorët kanë qëlluar mbi 20-25 herë me pistoletë të kalibrit 9 mm në drejtim të 6 pasagjerëve të mjetit.
5 viktima, u gjetën të vdekur në makinë, ndërsa i gjashti ishte shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku, jashtë saj. Më pas autorët janë larguar me një makinë Ford me ngjyrë të zezë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të një bashkëpunëtori të tyre me motor. Targat gjermane në makinën e viktimave, janë të rreme dhe të pa regjistruara.