LIVE UPDATES
Aktualitet

Numri i vogël i nxënësve në shkolla në Shqipëri, analiza e REL: Vendi ndodhet në depresion social, shumë familje po largohen

Sistemi parauniversitar në Shqipëri përfshin arsimin parashkollor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

11 Shtator 2023, 21:14 Nga I.A
Numri i vogël i nxënësve në shkolla në Shqipëri,
Nxenesit

TIRANË- Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme këtë vit në Shqipëri është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar, si pasojë e emigrimit dhe rënies së lindshmërisë, sipas të dhënave zyrtare të drejtorive arsimore rajonale.

Ministria e Arsimit e Shqipërisë (MASH) bëri të ditur më 11 shtator se numri i nxënësve nga klasa I-XII në vitin shkollor 2023/24 – i cili nisi sot – është rreth 350 mijë, pa përfshirë nxënësit e arsimit profesional dhe kopshtet. Vitin e kaluar, në sistemin parauniversitar u regjistruan 460 mijë fëmijë, përfshirë kopshtet dhe shkollat profesionale.

Qarku i Fierit do t’i ketë 2.700 nxënës më pak këtë vit, ai Lezhës 1.740 nxënës më pak, ndërsa i Dibrës 668 nxënës më pak, krahasuar me vitin paraprak. Më pak nxënës do të ketë edhe në qytetet si Kukës, Korçë dhe Vlorë, sipas të dhënave të drejtorive rajonale për shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta.

Sistemi parauniversitar në Shqipëri përfshin arsimin parashkollor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

MASH-i tha se 29 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës, shifër kjo e njëjtë me atë të vitit të kaluar shkollor. Ndërkaq në klasën e X-të, apo në vitin e parë të shkollës së mesme të lartë, rezulton se janë regjistruar rreth 27 mijë nxënës, nga 33 mijë që përfunduan këtë vit maturën shtetërore.

Por, akoma nuk ka të dhëna se sa është numri i nxënësve të klasës së X-të, të regjistruar në arsimin privat.

Ekspertja e arsimit dhe sociologjisë, Nora Malaj, thotë për Radio Evropa e Lirë se Shqipëria është në një fazë “depresioni social”, përballë të cilit shumë familje kanë zgjedhur të emigrojnë.

Kjo, sipas saj, është arsyeja kryesore e rënies së numri të nxënësve.

“Kemi një numër të konsiderueshëm të familjeve që kanë zgjedhur të emigrojnë. Po ndodh një "shpopullim" i vendit, ka një largim në masë të të rinjve. Kemi shumë fëmijë që nuk ulen në bankat e shkollat. Rreth 15 mijë nxënës rezulton të jenë larguar në dy vjetët e fundit, referuar të dhënave të INSTAT. Trendi do jetë i tillë, ndaj duhet të merren masa urgjente për t’i motivuar prindërit dhe nxënësit të mos ikin”, tha Malaj.

Sociologu Gëzim Tushe e lidh rënien e numrit të nxënësve me faktorë socialë dhe ekonomikë.

“Rënia e numrit të nxënësve është një nga dukuritë më evidente të këtyre 30 vjetëve të fundit. Në vitet ’90 kemi pasur rreth 1.5 milion fëmijë të moshës shkollore, sot kemi më pak se 400 mijë. Shkaqet janë të lidhura me disa dukuri. Së pari emigracioni, dihet që emigrojnë kryesisht të rinjtë, të cilët krijojnë familje dhe lindin fëmijë jashtë vendit. Ndërkohë, në vend kemi plakje të popullsisë, ulje të numrit të martesave, rritje të numrit të divorceve, që është rritur në shkallën 20-25 % ”, tha Tushe.

Një tjetër faktor, për të cilin ai beson se ka ndikuar në këtë, është edhe kostoja e lindjes dhe rritjes së një fëmije.

“Nuk është më si në kohën e komunizmit, është jashtëzakonisht e lartë kjo kosto, ka shpenzime të mëdha, për shkak të realitetit, kërkesave në rritje. Këto kanë bërë që të kemi këtë nivel të lindjeve, të numrit të popullsisë, është prishur baraspesha demografike e popullsisë, po shtohen të moshuarit, por pakësohen të rinjtë dhe fëmijët”, theksoi Tushe.

Eksperti i arsimit, Qemal Çejku, thotë për Radion Evropa e Lirë se një ndër arsyet e rënies së numrit të nxënësve në Shqipëri është cilësia e arsimit.

"Për shkak se ka rënë cilësia e arsimit, ka rënë edhe numri i nxënësve. Nxënësit e kanë braktisur arsimin publik dhe po i drejtohen arsimit privat. Po i referohem të dhënave të Institutit të Statistikave, sipas të cilit në vitin 2018 në arsimin privat kishte rreth 25.600 nxënës, ndërsa në 2022 ky numër shkoi në mbi 29 mijë ", tha Çeku.

Ekspertja e arsimit, Nora Malaj, i sheh si problem nismat e ndryshme “eksperimentale” kur bëhet fjalë për cilësinë e mësimdhënies, të cilat rezultojnë të pasuksesshme.

Duke iu referuar zbatimit të nismës “TIK në klasë të parë” që u lansua një vit më parë, Malaj tha se vendime të tilla të nxituara vetëm sa i dëmtojnë nxënësit dhe arsimin në përgjithësi.

“TIK (Teknologji Informacioni dhe Komunikimi) në klasë të parë ishte një eksperiment i dështuar, ndaj Ministria e Arsimit para se të largohej (Evis Kushi) firmosi programin e ri që nuk parashikon vijimin e kësaj nisme, dhe unë si specialiste e konsideroj vendim shumë të mirë, nuk mundet fëmija në këtë moshë të ketë rezultate. P.sh., Suedia po i kthehet librave të shkruar, nuk duhet të jetë prioritet elektronika, por qasja drejt të lexuarit, që në Shqipëri e kemi në nivele të ulëta. Jemi ende larg standardit që kërkojmë”, tha ajo.

Ajo i kritikoi qeveritë shqiptare se nuk e kanë bërë asnjëherë prioritet arsimin, duke thënë se këtë e dëshmon edhe buxheti i ndarë për arsimin.

“3.1 % e GDP (prodhimi i brendshëm bruto) për arsimin parauniversitar është shumë larg synimit për të cilësuar prioritet arsimin. Buxheti i 2024 të mos jetë ky që kemi aktualisht për arsimin”, nënvizoi ajo.

Sindikata e Pavarur e Arsimit në Shqipëri ka ngritur shqetësimin se rënia e numrit të nxënësve do të çojë në mbyllje të klasave dhe për pasojë do të dalin mësues të papunë.

“Problemi i rënies së numrit të nxënësve po shoqërohet edhe me largimin e mësuesve. Kërkojmë që mësuesit në sistem të mbajnë vendin e punës, duke ulur normën mësimore, duke ulur numrin e nxënësve në klasë”, thuhet në një deklaratë të Sindikatës.

Edhe ekspertët shohin me shqetësim faktin se dhjetëra mësimdhënësve mund t’iu rrezikohet vendi i punës. Ata kërkojnë që të përfshihet në ligjin e arsimit parauniversitar edhe statusi i mësuesit, për një trajtim më të denjë të tyre. Gjithashtu, ata këmbëngulin për rritje reale të pagave të mësuesve. Sindikata e Arsimit, ndërkohë, sheh me shqetësim edhe faktin se ende vijon në shumë shkolla mësimi me dy turne, ndërsa disa shkolla të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 ende nuk janë rinovuar.

Marrë nga REL

shkollat qemal Çejku instat nora malaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen