LIVE UPDATES
Aktualitet

Vidhte apartamente me dyer të blinduar duke klonuar çelësat, arrestohet skifteri nga Durrësi, si grabiti 10 apartamente brenda vitit, në kërkim bashkëpunëtori

Janë sekuestruar dhe dy celularë që përdornin dy hajdutët për tu koordinuar në lidhje me banesat që do të vidhnin. 

31 Dhjetor 2022, 12:17 Nga F.M
Vidhte apartamente me dyer të blinduar duke klonuar çelësat,
Arrestimi i 34-vjeçarit

TIRANË- Një 34-vjeçar me inicialet V.K., banues në Durrës, është vënë në pranga pasi rezlton se ka grabitur 10 apartamente gjatë vitit 2022 në Tiranë. Mësohet se i riu bashkëpunonte me një 39-vjeçar me inicialet A.Q., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim. Të dy, klononin çelësat e banesave me dyer të blinduara dhe i grabisnin ato. Por, aventura mori fund në momentin që 34-vjeçari po tentonte të vidhte një tjetër shtëpi në rrugën "Sami Frashëri" dhe u kap në flagrancë. Janë sekuestruar dhe dy celularë që përdornin dy hajdutët për tu koordinuar në lidhje me banesat që do të vidhnin. 

Njoftimi i policisë Tiranë


Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Klonimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. dhe Komisariati i Policisë Nr. 3. Vidhte në banesa me dyer të blinduara, duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Zbardhen dhe dokumentohen 10 raste të vjedhjes në banesa të ndryshme, duke përdorur çelësa të klonuar. Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Klonimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- V. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi V. K., më datë 30.12.2022, është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një apartament, në rrugën "Sami Frashëri". Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. Q., gjatë këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 9 apartamente, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

- Më datë 04.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;
- Më datë 20.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. C.;
- Më datë 15.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;
- Më datë 06.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. D.;
- Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Z.;
- Më datë 05.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit A. B.;
- Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. N.;
- Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit B. M.;
- Më datë 30.12.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. Gj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes operacioni klonimi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët