LIVE UPDATES
Aktualitet

Post-Covid në Shqipëri/ VOA: Bie numri i vaksinimeve, por shtohen vizitat psikiatrike

Sipas një raporti të organizatës “Së bashku për jetën”, gjatë vitit të kaluar u shtuan dukshëm vizitat mjekësore, por ra ndjeshëm vaksinimi me dozën e tretë kundër Covid-19, si dhe kontrollet periodike.

27 Qershor 2023, 19:30 Nga I.A
Post-Covid në Shqipëri/ VOA: Bie numri i vaksinimeve, por shtohen
Foto Ilustruese

TIRANË- Statistikat e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme, edhe pas kapërcimit të pandemisë COVID-19. Sipas një raporti të organizatës “Së bashku për jetën”, gjatë vitit të kaluar u shtuan dukshëm vizitat mjekësore, por ra ndjeshëm vaksinimi me dozën e tretë kundër Covid-19, si dhe kontrollet periodike. Po ashtu u rrit me një të tretën edhe numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike.

Në sistemin shëndetësor të Shqipërisë u kryen vitin e kaluar mbi 8 milionë vizita mjekësore, shumë më tepër nga parashikimi, me të njëjtin fond paraprak shpenzimesh, ndërsa vazhdon paqëndrueshmëria edhe për shumë shifra të tjera, edhe pse pandemia Covid-19 u tejkalua.

Raporti vjetor i organizatës “Së bashku për jetën” mbi shpenzimet e sektorit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale thekson po ashtu se gjatë vitit 2022 u kryen 455 mijë kontrolle shëndetësore periodike, me të njëjtin fond shpenzimesh sa ishte parashikimi për 475 mijë checkup-e, pra 20 mijë persona më pak.

“Sektori i shëndetësisë vazhdon gjatë tre dekadave të fundit të vuajë në mënyrë të jashtëzakonshme cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve, korrupsionin e lartë, shkelje të të drejtave të pacientëve, dhe nuk shohim përmirësim në këtë fushë. Edhe fakti që shëndetësia është një sektor i keqfinancuar, ndikon po ashtu në kurriz të pacientëve”, thotë Egla Bardhi, drejtuese e Organizatës “Së bashku për Jetën”.

Programet e vaksinimeve ishin të qëndrueshme gjatë vitit 2022, ku sipas raportit, u vaksinuan 240 mijë fëmijë nga 203 mijë të parashikuar me të njëjtin buxhet të planifikuar. Por në raport theksohet se gjatë vitit të kaluar u planifikuan 2 milionë vaksinime anti Covid-19, por u kryen vetëm një e katërta, 535 mijë, me të njëjtin fond shpenzimesh, sepse ra ndjeshëm numri i pacientëve që kryenin dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Megjithatë trajtime në shërbimin spitalor kanë përfituar 278 mijë pacientë nga 330 mijë të planifikuar, pra 52 mijë persona më pak. Pacientë të trajtuar në spitalet psikiatrike ishin rreth një mijë e 500 kundrejt 934 të tillë të parashikuar, pra u shënua rritje me një tretën e parashikimit.

“Ata që e pësojnë janë pacientët, të cilët duke mos patur informimin e duhur as raportimet transparente nga sektori publik, atëherë priren të shkojnë drejt privatit, duke “rënë pre e këtij tregu”, duke çuar përfitime tek privatët, për shërbime, që ata lehtësisht mund t’i marrin edhe në shërbimin shëndetësor publik”, thotë psikologia Redina Çanaku, koordinatore projekti.

Gjatë vitit të kaluar u kontrolluan për kancerin e gjirit një mijë gra më shumë se parashikimi, afro 5 mijë e 500 gra nga 4 mijë e 500 të planifikuara. Ndërsa për kancerin e qafës së mitrës u bënë 10 mijë e 400 kontrolle nga 16 mijë të planifikuara. Nga pagesa sociale përfituan afro 162 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë kundrej të 167 mijë të planifikuar.

Raporti veçon se nga skema e ndihmës ekonomike kanë përfituar afro 63 mijë familje nga 67 mijë të parashikuara në buxhetin fillestar për vitin 2022. U rehabilituan 900 ish të përndjekur politikë nga 800 të planifikuar, ndërsa u kompensuan financiarisht afro 6 mijë e 200 ish të përndjekur kundrejt 7 mijë rastesh për t’u trajtuar. Shqipëria, thuhet në raport, mbetet e fundit në rajon edhe për vitin 2022 sa i përket shpenzimeve për shëndetësinë publike, ndërsa politikat shëndetësore dhe ato të mbrojtjes sociale vlerësohen si të nënfinancuara dhe pa vëmendjen e nevojshme.

Marrë nga VOA

covid

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet