25 Dhjetor 2024, 15:26
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, mijëra besimtarë të krishterë po festojnë Krishtlindjet. Katolikët në mesnatë dhe ortodoksët në orët e para të ditës u mblodhën në objektet e tyre të kultit për të ndjekur ceremonitë fetare. Udhëheqësit fetarë bënë thirrje për më shumë dashuri për njerëzit, duke iu larguar padrejtësive, dhunës dhe konflikteve.
Besimtarë të shumtë nga të gjithë u mblodhën në mesnatë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për të festuar Krishtlindjet, një nga datat të rëndësishme të fesë së tyre.
Ata kënduan këngë dhe lexuan mesazhe nga shkrimet e shenjta, ndërsa ceremonitë i drejtonte Kryeipeshkvi i Dioqezës së Tiranës e Durrësit, Arjan Dodaj.
Në fjalën e tij për Krishtlindje, imzot Dodaj bëri thirrje për paqe, shpresë e dashuri mes njerëzve. Ai tha se besimtarët duhet të gjejnë kurajon të shohin përpara në të ardhmen me shpresë e besim, duke lënë mënjanë padrejtësitë dhe të keqen.
“Biri i Hyjit ka hyrë në historinë e njeriut, një histori që është shënuar me sprova e stërmundime, luftëra e përçarje, konflikte e gjakderdhje, siç shohim fatkeqësisht veçanërisht në këto vitet e fundit gjithmonë e më shumë çdo ditë e më shumë, shpesh herë edhe në rrethanat e jetës tonë të përditshme urbane fatkeqësisht futet kjo përvojë konflikti e jo rrallë herë gjakderdhje”, tha imzot Dodaj.
Mijëra besimtarë ortodokosë vërshuan sot në orët e para të ditës edhe në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ku u mbajt mesha e shenjtë e Krishtlindjeve.
Ata uruan njëri tjetrin për festën dhe ceremonitë vazhduan me këngë të korit dhe lexime nga shkrimet e shenjta.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos theksoi në mesazhin e vet se besimi dhe dashuria përballojnë sfidat, mposhtin padrejtësitë dhe ligësinë, sepse Perëndia nuk e braktisi njerëzimin, të cilin e mundon egoizmi dhe armiqeësia.
“Përmes përulësisë, e cila ndërthuret gjithmonë me dashurinë, (Perëndia) i kundërvihet krenarisë, rrënjës së përhershme të çdo të keqeje, lakmisë, agresivitetit, konflikteve vrastare, përplasjeve shkatërrimtare. Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnikë atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi”, bëri thirrje Kryepiskopi Anastas.
Pas diktaturës komuniste afro gjysmëshekullore, kur u ndalua besimi fetar dhe u vranë e u burgosën qindra klerikë, Shqipëria iu rikthye përhapjes së gjerë të besimeve fetare në të gjitha moshat si dhe harmonisë ndërfetare shumëshekullore./VOA
krishtlindjet
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 14:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tregjet shqiptare furnizohen në pjesën dërrmuese nga importi me ushqime të përpunuara, por ulja e ç...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 13:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria ka nivelet e gjobave më të ulëta në Europë për shpejtësinë, me vetëm 9....
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 13:32
M.B
Valter Xhelillari
KORÇA- Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve ...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 13:13
ZH.LL
IA
TIRANË- Inteligjenca artificiale është duke rritur përdorimin në popullatë nga dita në ditë, por Shqiptarët...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 12:50
ZH.LL
banesa
SARANDË- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në fs...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 12:57
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 64-vjeçar është arrestuar në Durrës lidhur me në aksidentin e ndodhur mbrëm...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 12:07
ZH.LL
Parashqevi Simaku
SHBA- Këngëtarja Parashqevi Simaku ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve, duk...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 12:00
M.B
Pasaporta
SHBA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar eksperiencën e tij në proceduarat e...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 11:46
M.B
Pallati
TIRANA- Nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë me shpërthimin e ndodhur në katin e 9-të të n...
Aktualitet
25 Dhjetor 2024, 11:44
ZH.LL
makina
KUKËS- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të shoqëruara edhe me erë kanë përfshirë pj...