All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

VOA: Ulet numri i shqiptarëve që emigrojnë dhe qëndrojnë në Greqi

Të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me lejeqëndrimi të rregullt në këtë vend.

28 Prill 2023, 15:46 Nga A.B
All - Paragraf - 1

VOA: Ulet numri i shqiptarëve që emigrojnë dhe

Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishte vendi që kishte numrin më të madh të shqiptarëve me lejeqëndrime, por edhe numrin më të madh të refugjatëve shqiptarë që hynin pa dokumente në territorin grek nga kufiri i gjelbër.

Të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me lejeqëndrimi të rregullt në këtë vend.

Numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi në mars të këtij viti është dukshëm më i ulët se marsi i vitit 2022 ku sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit shënoheshin rreth 419 mijë shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilët përbënin 62,6% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sipas analistëve të emigracionit lidhet me disa faktorë. Faktori më madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi vlerësohet një prirje e re e emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta. Rënia e emigracionit shqiptar në Greqi ka një ndikim të madh edhe në zonat kufitare shqiptare me vendin fqinj. Emigrantët që tani largohen nga Greqia drejt vendeve europiane nuk kthen më si më parë në zonat e tyre në Shqipëri për punët sezonale duke thelluar braktisjen e mjaft fshatrave sidomos nga të rinjtë.

Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi. Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit falsin për një rënie të ndjeshme tre maujt e parë të këtij viti edhe të emigrimit të parregullt të shqiptarëve drejt Greqisë dhe kërkesave për azil.

Ndërsa pak vite më parë shqiptarët kryesonin listën e të huajve të parregullt që hynin në Greqi, sipas Ministrsië greke të Emigracionit ata nuk renditen më nga janari në mars të vitti 2023 në listën e 10 vendeve me numrin më të madh të të huajve të parregullt që hyjnë në Greqi. Sipës të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit kjo listë kryesohet tani nga migrantët e parregullt nga Afganistani,Siria dhe Pakistani dhe emigranët e parregullt shqiptarë që kanë hyrë pa dokumente të rregullta në Greqi përmes kufirit të gjelbër mes të dy vendeve janë në tre maujt e këtij viti në shifra të papërfillshme.

Sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit në dhjetor të vitit 2022 shqiptarët renditeshin të tetët në listën e dhjetë vendeve me kërkesat për azil ku kishin paraqitur 1289 kërkesa me rreth 3,5 % të toalit prej 37.362 që ishin paraqitur nga të huajt. Shqiptarët përbënin deri në dhjetor të vitit 2022 edhe një numër të lartë të apelimeve pas refuzimit të azilit në shkallën e parë me 1.494 kërkesa të cilat përbënin rreth 8,9% të 16 .830 apelimeve për azil nga të huajt në Greqi për vitin 2022.

Por në peridhën janar – shkurt të këtij viti numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët në Greqi ra ndjeshëm në rreth 80 kërkesa gjithësejt. Edhe numri i apelimeve për tremujorin janar- mars të këtij viti nga shqiptarët që u është refuzuar azili nga autoritet greke ishte vetëm 185 kërkesa.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve të kërkesave të azilit , me rreth 0,25% të rasteve. Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil. Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë./voa

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet