11 Mars 2024, 14:04
Nga N.F
Foto ilustruese
DROPULL- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotmë në Dropull. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit kishin vkedhur 14 kuaj dhe një kamion. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një denoncimi të kryer ku ishte rapotuar se një biznesi i kishin vjedhur kuaj dhe kamionin.
Pas identifikimit të autorëvë u bë i mundur arrestimi i tyre ku rezultoi se dy nga hajdutët ishte me precedentë të mëparshëm penal.
Njoftimi i plotë:
Dropull/Puna hetimore profesionale e specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër zbardh vjedhjen e kryer më datë 06.03.2024, në Qafë Muzinë, dhe identifikon 4 autorët e dyshuar. Kapen në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe vihen në pranga 4 autorët e dyshuar. 2 nga të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Sekuestrohen 14 kuajt e vjedhur dhe kamioni me të cilin këta shtetas i transportuan kuajt, në drejtim të Sarandës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të depozituar nga një shtetase, se i kishin vjedhur disa kuaj, në biznesin e saj, në Qafë Muzinë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
– R. Ç., 40 vjeç, banues në Lukovë, Sarandë;
– A. R., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, Himarë;
– N. M., 39 vjeç dhe R. Th., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Nivicë, Himarë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.03.2024, kanë vjedhur në një biznes në Qafë Muzinë, 14 kuaj, të cilët më pas i kanë transportuar me një kamion, në drejtim të Sarandës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kuajt e vjedhur dhe kamioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
dropull vjedhje arrestim
Aktualitet
11 Mars 2024, 13:42
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili kërkoi q&...
Aktualitet
11 Mars 2024, 13:38
N.F
Grei Bihuci
FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku ka humbur jetën një 19-vje&cc...
Aktualitet
11 Mars 2024, 13:31
h.k
Foto ilustruese
FIER-Grei Bihuci është 19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thi...
Aktualitet
11 Mars 2024, 13:05
h.k
TIRANË-Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë 'Arrest në burg' për Edevaldo Haxhiu, i arrestuar më da...
Aktualitet
11 Mars 2024, 12:39
h.k
TIRANË-Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO e ka vendosur ndër prioritetet e veta kryesore rritjen e prodhimit të armëve, nisur nga k...
Aktualitet
11 Mars 2024, 12:36
I.A
FIER- Personat e përfshirë në vrasjen e sotmë në Fier janë identifikuar. Mësohet se autori i ngjarjes është ...
Aktualitet
11 Mars 2024, 12:25
N.F
Jetnor Zhaboli
TIRANË- Ekonomisti 35-vjeçar, Jetnor Zhaboli do të shtrohet në spitalin psikiatrik të Tiranës. Ky vend...
Aktualitet
11 Mars 2024, 12:28
I.A
TIRANË- Për herë të parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të rishikojë një vendim shkarki...
Aktualitet
11 Mars 2024, 12:19
I.A
Ervin Resuli
TIRANË- Çmimet e produkteve të bulmetit vijojnë të rëndojnë xhepat e konsumatorëve shqiptarë. E...
Aktualitet
11 Mars 2024, 12:17
I.A
Pamje nga vendngjarja
FIER- Policia ka sjellë detaje nga vrasja ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 18-vjeçar pas nj...