“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Vodhi në lokal çantën e një klienti me euro dhe e fshehu në një rrugicë pranë lokalit, vihet në pranga autori në Tiranë (PAMJET)
4 Tetor 2025, 09:38Nga DOSJA
pamje nga vendngjarja
Njoftimi i Policisë:
Vodhi në lokal, çantën e një klienti, identifikohet dhe kapet menjëherë pas krimit. Gjendet e fshehur në një rrugicë në afërsi të lokalit, çanta me një shumë të konsiderueshme eurosh në të.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.
Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.