LIVE UPDATES
Aktualitet

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

Ka ardhur momenti i bashkëpunëtores sonë për t’u takuar me bamirësin, i cili në raste të tilla, kur përballë ka vajza të reja, tregohet korrekt, duke futur gjithmonë në dhomë një person të tretë, që në këtë rast është ndihmësi i tij.

3 Tetor 2025, 22:29 Nga I.A

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i

LUSHNJE- Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e sëmundje të ndryshme, ndodh që në momente krize identiteti, shumë prej tyre gjejnë strehë te besimi. Sepse për njerëz të brishtë, të lodhur nga vështirësitë dhe hallet, të besosh është një dritë shprese. Por kjo që do ju tregojmë sonte, në realitet është një grackë që e thellon edhe më shumë dhimbjen...

Pasi kemi të bëjmë me shfrytëzimin e besimit në formën më të keqe nga individë që prezantohen si “shërues të shpirtit”, premtojnë se largojnë magjitë, shërojnë sëmundje dhe japin qetësi përmes riteve dhe pluhurave të çuditshëm që këta persona i përziejnë me fenë. Si në rastin e Dritan Beqirit, këtij pseudo-hoxhe i cili pretendon se ka fuqinë për të hequr magjitë, përmes recetave të tij magjike.

Por çfarë fshihet pas këtyre riteve? Si operon bamirësi ynë? Për ta kuptuar më mirë, udhëtojmë drejt Lushnjës për të parë nga afër këtë “mrekullibërës”.

Ka ardhur momenti i bashkëpunëtores sonë për t’u takuar me bamirësin, i cili në raste të tilla, kur përballë ka vajza të reja, tregohet korrekt, duke futur gjithmonë në dhomë një person të tretë, që në këtë rast është ndihmësi i tij.

Në mungesë të tij për disa ditë, hoxha bamirës porosit ndihmësin e tij që t’iu japë lëngun magjik njerëzve që do të vijnë për ndihmë. Ndërkohë, “shpëtimtari” nuk mjaftohet vetëm me “hallin” tonë. Ai nis të tregojë edhe histori të njerëzve të tjerë që kanë kërkuar ndihmën e tij, duke zbuluar probleme familjare, apo sekrete të jetës së tyre private. Vetëm pak momente pas largimit, ai nuk vonon të cenojë privatësinë dhe dinjitetin e atyre që e kanë besuar.

Për të kuptuar nëse ky person ka një praktikë fikse të përsëritur tek çdo hallexhi, dërgojmë atje një tjetër bashkëpunëtore bashkë me vjehrrin e saj, i cili në fakt është kameramani ynë. Vajza ka probleme bashkëshortore, sepse burri është në emigrim dhe raporti në çift ka pësuar krisje. Një histori e zakonshme, tek shumë çifte që përballen me distancën dhe mungesën e komunikimit.

Kjo i mjafton pseudo-hoxhës për të thënë me bindje se vajza është e pushtuar nga xhindet, dhe me rukjet që ai po bën, tenton ta bindë se gjithçka po ndryshon. Pavarësisht se bashkëpunëtorja jonë ka hyrë aty plot shëndet e pa asnjë shqetësim apo mërzi. Fakti që nuk ka një tarifë për shërbimet që bën, nuk do të thotë se nuk përfiton, por përtej diskutimit financiar, problemi i madh me këtë individ, është shpresa e rreme që iu jep personave me probleme të shëndetit mendor, të cilët në tentativë për heqjen e xhindeve, humbin kohë me një person të tillë dhe nuk ndjekin kura të rekomanduara nga mjekët specialistë.

Këtë na e sqaron më së miri kjo shkresë e Komunitetit Musliman Shqiptar, sipas të cilës z. Dritan Beqiri nuk është pjesë e stafit të këtij komuniteti, nuk ka qenë dhe nuk është i regjistruar apo i njohur nga institucioni i tyre si hoxhë/imam.

Ata shprehen se nuk disponojnë informacion mbi shkollimin e tij fetar, pasi ai nuk është pjesë e organikës së KMSH. Ai nuk ka autorizim nga KMSH për të kryer rituale fetare nëpër xhami, si edhe nuk ka licencë të lëshuar nga ky institucion për ushtrimin e shërbimeve fetare.

Pas kësaj përgjigjeje është momenti ynë që të shkojmë të ballafaqohemi me këtë person në lidhje me ritet e tij manipuluese ndaj njerëzve./Piranjat.al

dritan beqiri

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen