1 Shkurt 2026, 15:12
Nga E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur sende brenda katër automjeteve. Ai kishte qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.
Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura nga automjetet. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë:
Korçë-Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet operacioni i koduar “Four”. Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjes së automjeteve në qytet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.
Sekuestrohen sendet e vjedhura nga automjetet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Four”.
Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 42 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore, këqyrja e pamjeve filmike dhe informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes në 4 automjete, ngjarje të ndodhura më datë 31.01.2026, në qytetin e Korçës.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
korçë vjedhje 42-vjeçari
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
MIRDITË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçar në Mirditë. Ai u arrestua nga forcat blu, pas...
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 13:25
I.A
aksidenti
BUQLIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel. Mësohet se një automjet ka rën&eum...
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 11:52
I.A
Rreshqitja
TIRANË- Rrëshqitja e gurëve në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë ka bllokuar komplet qarkullimin....
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 10:19
I.A
TIRANË- Një numër i madh biznesesh në Shqipëri po përballen që prej 20 janarit me probleme të shumta në mbarë...
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 10:01
I.A
Pamjet
TIRANË- Pamjet e operacionit të policisë në Selitë gjatë natës janë zbuluar. Mësohet se nga operac...
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 09:42
I.A
Pamjet
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i policisë gjatë natës në zonën e Selitës n&e...
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 09:35
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një arsenal armësh është zbuluar në Tiranë gjatë një operacioni. Mësohet se...
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 08:36
I.A
TIRANË- Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së...
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 07:44
I.A
Rreth 26.3 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira gjatë vitit 2025...
Aktualitet
1 Shkurt 2026, 07:29
I.A
TIRANË- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente q...