Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas policisë, mes viktimës dhe autorëve ka patur shkëmbim zjarri, ku Javori gjeti vdekjen pasi u qëllua nga ana e pasagjerit të 'Mercedes Benzit'.
FIER- Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Elton Javorit në Fier. Në kërkim është shpallur autori, Agim Gashi ndërsa bëhet me dije se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe vëllai i tij, Kreshnik Gashi pasagjer në makinën tip 'Mercedes Benz' nga ku u qëllua 41-vjeçari.
Sipas policisë, mes viktimës dhe autorëve ka patur shkëmbim zjarri, ku Javori gjeti vdekjen pasi u qëllua nga ana e pasagjerit të 'Mercedes Benzit'. Kamerat e sigurisë nuk kanë ndihmuar për të zbuluar drejtimin e makinës edhe pse dyshimet e hetuesve janë se mund të ketë ikur në drejtim të Vlorës. Sakaq kontrolli në pikat kufitare vijon.
Pistë hetimi për vrasjen e 41-vjeçarit, është konflikt i çastit mes autorit dhe viktimës, të cilët i kanë banesat në distancë jo më shumë se 200 metër në Fier, por nuk përjashtojnë mundësinë e konflikteve të mëparshme. Viktima dhe vëllai kanë qenë në Gjermani, i kthyer në Fier 2 javë më parë, ndërsa autori Gashi qëndronte në Fier dhe njihej si person problematik.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier/Informacion shtesë në lidhje me mekanizmin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen "16 Prilli", ku mbeti i vrarë shtetasi E. J., 41 vjeç.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetetit, rezultoi se:
Ditën e djeshme në lagjen "16 Prilli", Fier, nga një automjet tip "Benz", nga krahu i pasagjerit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Fuoristradë" e cila drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.
Pas këtij veprimi, shtetasi E. J., ka qëlluar disa herë me armë zjarr pistoletë në drejtim të automjetit tip "Benz". Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi E. J., 41 vjeç.
Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip "Benz" janë shtetasit A. G., 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç(vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip "Fuoristradë", u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit A. G. dhe shtetasit E. J. për motive të dobëta.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe mbledhjen e te gjitha provave për dokumentimin e plotë të saj.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasve A.G. dhe K.G., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".
Vëllezërit Nela TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë k&eum...
Policia TIRANË- Një 37-vjeçar është dhunuar nga tre persona. Kjo ngjarje ndodhi ditën e djeshme rreth orës 21:30,...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një 55-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, në kuadër të operacionit pol...
Saimir Tahiri TIRANË- Ish-truproja i Saimir Tahirit, Hekuran Marku, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për të hequr sekuestron&n...
Festim Kalaj BELGJIKË- Autorët e dyshuar për vrasjen e eletricistit shqiptar Festim Kalaj, 40 vjeç, ngjarje e ndodhur 4 vite më...
Viktimat ITALI- Ndërrojnë jetë dy shqiptarë në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Po...
Sera me kokaine TIRANË-Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dërguar për gjykim, Viktor Çervanakun, dhe pjestarët e fam...
Elton Javori FIER- Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia ka nisur kontrolle të shumta në zonën ku u ekzekutua El...
Ulsi Manja TIRANË- Kallëzohet në SPAK, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ky i fundit është kallëzuar për shp&e...