LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vrasja e djalit lidhet me plagosjen në Belgjikë"/ Nëna e Elis Rroshkodolit: Këta të jugut vijnë në veri, të veriut vijnë në jug, jetoj me frikë

Në Durrës që u kapën dy vetë, ai Plaku, ata janë marrë me drogë, por jo Elisi, as nuk i njihte. Janë ngatërruar gjërat. Policia me dashje, pa dashje, i ka ngatërruar gjërat.

30 Shtator 2025, 21:03 Nga E. D
“Vrasja e djalit lidhet me plagosjen në Belgjikë"/
foto ilustruese

TIRANË- Lindita Rroshkodoli, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Në Shënjestër” thotë se djali i saj Elisi nuk ishte i përfshirë në aktivitete që kishin të bënte me lëndët narkotike.

Ajo vazhdon të besojë se vrasja e djalit të saj, ka lidhje me plagosjen që ai bëri në Belgjikë.

“Nuk kishte lidhje. Këta janë vrasës me pagesë. Këta të jugut vijnë në veri, këta të veriut vijnë në jug. Unë pyes shokët. Ore i njihni? Po jo moj më thonë.

Në Durrës që u kapën dy vetë, ai Plaku, ata janë marrë me drogë, por jo Elisi, as nuk i njihte. Janë ngatërruar gjërat. Policia me dashje, pa dashje, i ka ngatërruar gjërat.

Ja pra për atë plagosjen në Belgjikë.Dhe ai tha nuk e fal

Po hajd shikojmë gjendjen financiare të familjes sime. Ku i çoi më thuaj, të lutem. Unë dhe në Francë ku ishte djali i çoja para. Biles edhe dëmshpërblimin e djalit të vogël, të gjitha atij ia ruajta. Unë vetëm dyert e shtëpisë kam vënë. E kam pas shtëpinë pa dyer, vetëm me perde. Punoja në Velipojë gjithë verën, vetëm t’i çoja para Elisit”, thotë Lindita, nëna e Elis Rroshkodolit”, thotë Lindita në intervistë.

Por nëna e Elis Rroshkodolit tashmë të ndjerë ka dyshimin se vrasësit e të birit janë ndihmuar edhe nga shokët e tij.

Të cilët sipas saj kanë shërbyer si informatorë për lëvizjet e të birit gjatë kohës së qëndrimit të tij në Shkodër.

“Në kohën kur ndodhi kjo, nëna e një shokut të djalit, kur erdhi për ngushëllim, mu ul pranë.

Shok që ishte shok edhe me këta që dyshoj unë në Belgjikë. Dhe vinte gjithmonë dhe i thoshte Elisit se kur do ikim. Prit i thoshte Elisi se nuk kam bërë pasaportën.

Ai iku. Por mbante lidhje me Elisin në telefon. Dhe ai ma ka nxjerrë djalin në shteg.

Të thashë, vjen e ëma për ngushëllim dhe nëpër dhëmbë dhe më thotë që mbrëmë në shtëpinë tonë është bërë nami. Dy makina të mëdha të policisë si atëherë me ato të Belgjikës.

Iki unë dhe një ditë e takoj në rrugë këtë zonjën. Dhe më ndalon. Kam qenë në Francë më thotë. Më kanë arrestuar djalin. Nuk e di më tha, Ma kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thotë nëna e Elis Rroshkodolit.

Tashmë kur kanë kaluar më shumë se një vit nga vrasja e të birit, Lindita Rroshkodoli, pret ende drejtësi për humbjen e djalit të saj.

Të vetmet kujtime me të cilat ajo rron sot janë fotot e tij, të djalit të dytë dhe të bashkëshortit. Edhe këta të ndarë në mënyrë tragjike nga jeta.

Foto dhe kujtime të cilat ia kanë shtuar edhe më shumë brengën e vuajtjes.

Sa e kanë detyruar sot të largohet nga banesa e saj në Shkodër.

Dhe të jetojë e vetme në një shtëpi me qira në qytetin e Elbasanit, në këtë moshë jo të lehtë për të.

“Plagosjen e ka bërë për nder. Nuk duhet ta bënte. Pse po të merrej me drogë, nuk do sillte gjë në shtëpi. Unë jam nënë”, thotë ajo.

Në fund të intervistës, Lindita Rroshkodoli thotë se jeton me frikë për shkak të frikës së një hakmarrjeje.

“Unë jetoj në Elbasan. Kam marrë një shtëpi me qira. Kam frikë, me kë do jetoj.

Mua më ha shtëpia. Më kujtohet dhoma e tyre. Është mbushur shtëpia me fotot e tyre.

Unë jam e vdekur. E pa varrosur. Mua nuk më thonë kush ma vrau djalin”, thotë në fund nëna me lot në sy./Në Shënjestër, BW

lindita rroshkodoli

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës