All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës, pronari i lokalit: Autori s'kishte maskë, mendova se ishin fishekzjarre, kunata e çoi në spital

V.SH., thotë se me kthimin në lokal, bashkë me kunatën e viktimës, kanë tentuar t’i bllokojnë plagët, por bashkëshortja e vëllait të Papës e kishte marrë 49-vjeçarin dhe ishte nisur për në spital, ku dhe ndërroi jetë.

28 Dhjetor 2022, 20:18 Nga F.M
Vrasja e Edmond Papës, pronari i lokalit: Autori s'kishte maskë,
Edmond Papa
All - Paragraf - 1

TIRANË- Pronari i lokalit ku u ekzekutua Edmond Papa në Tranë, me inicialet V.SH., ka treguar dteaje nga momenti i ngjarjes, në të cilën ai u bë dëshmitar. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, të publikuar nga emisioni “Në shënjestër”, V.Sh., thotë se ka shkuar në lokalin e tij, ku bëntë dhe banakierin e kamerierin,  rreth 14:00. Ai thotë se në momentin që është future autori i krimit, i cili nuk mbante maskë dhe nuk e kishte fytyrën e mbuluar, ka qenë në banak, por nuk i ka kushtuar rëndësi duke menduar se ishte klient.

Pavarësisht të shtënave, pronari i lokalit thotë se fillimisht ka menduar se bëhej fjalë për fishekzjarre. Ai thotë se ka qenë vetë Papa që i ka kërkuar të lajmërojë policinë pasi ishte plagosur, por i kishte dalë sekretaria, ndaj kishte nxituar të lajmëronte familjen e 49-vjeçarit. V.SH., thotë se me kthimin në lokal, bashkë me kunatën e viktimës, kanë tentuar t’i bllokojnë plagët, por bashkëshortja e vëllait të Papës e kishte marrë 49-vjeçarin dhe ishte nisur për në spital, ku dhe ndërroi jetë.

“Më datë 16 Dhjetor 2022 si zakonisht kam shkuar në punë rreth orës 14.00 dhe në lokal ka patur klientë të zakonshëm të cilët vinin aty. Unë kam qenë brenda në lokal dhe po punoja në banak. Në lokal punoj vetëm unë, pasi nuk ka kamerierë. Fillimisht kam dëgjuar zhurmë si shashka dhe kam menduar se po hedhin fishekzjarre. Nga pjesa e banakut ku unë isha, nuk dukej mirë se çfarë po ndodhte. Gjatë kohës që isha në banak, unë pashë një person me kapuç në kokë, dhe asgjë tjetër. Më pas dola nga banaku për tek dera dhe në hyrje të lokalit pashë viktimën që më ka kërkuar të thërras urgjencën, pasi më tha se ishte plagosur. Pasi konstatova ngjarjen, u mundova t’i telefonoja numrit 129 por më doli sekretaria. Ishte ora 16.25. I rashë dy herë këtij numri, por kur pashë që nuk po më përgjigjeshin, më pas shkova tek banesa e viktimës. Aty pasi i kam rënë ziles së derës i kam thënë kunatës së tij që është plagosur vëllai i burrit të saj. Pasi u ktheva në lokal e gjeta të shtrirë viktimën, i cili kërkonte ndihmë. Në këtë moment hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka. Më pas mora një peshqir për t’i bllokuar plagët. Në këtë kohë kunata e tij ishte me telefon në dorë, por nuk e di kë ka telefonuar. Më pas ajo mori makinën për ta transportuar vetë pasi ambulanca po vonohej. Në këtë moment erdhi policia dhe pas saj edhe ambulanca që e transportoi për në spital,”- tregon ai.

49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

edmond papa ekzekutohet edmond papa

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet