21 Nëntor 2024, 10:33
Nga r.ll
makina e autoreve e djegur, klaudio prendi
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i kryer ndaj Klaudio Prendit. Mësohet se makina e autorëve e cila u gjet e djegur në Farkë pak çaste pas atentatit, rezulton e vjedhur para një viti në kryeqytet. Sipas informacioneve makina tip "Audi" ishte vjedhur në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa identifikimi u bë nga numri i shasisë së makinës që u rikuperua nga ekspertët.
Bëhet gjithashtu me dije se hetuesit po verifikojnë të tjera pista për të zbardhur atentatin dhe identifikuar autorët e vrasjes. Ndër këto pista janë edhe pistat e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete apo lidhje të dyshimta jashtë vendit. Agjentët hetimorë kanë dyshime se persona të ndryshëm kanë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk i ka shlyer.
Klaudio Prendi, 28 vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip "Audi" dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.
Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.
vrasja e klaudio prendit
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:27
N.F
Paratë
KAPSHTICË- Një 50-vjeçar turk është vënë në pranga ditën e sotme në Kapshticë. Më...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 10:09
N.F
Dibër
DIBËR- Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë krijuar probleme...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 09:56
N.F
Shëngjin
LEZHË- Moti i keq ka sjellë probleme në disa qytete të vendit. Në qytetin e Lezhës mësohet se që...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 09:43
r.ll
policia e shtetit
TIRANË- Në radhët e policisë në qarqe ka pasur lëvizje të reja. Drejtori i Përgjithshëm i P...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 09:40
N.F
Bora
THETH- Reshjet e borës kanë zbardhur akset Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 09:29
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Kushtet e këqija atmosferike kanë sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës. Gjatë mbrëmje...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 09:24
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Prej mbrëmjes së djeshme, moti i keq ka përfshirë vendin. Në Durrës gjatë orëve të...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 09:12
N.F
BULQIZË- Reshjet e shiut në vend kanë sjellë problemet e para në qytete të ndryshme. Shiu i favorizuar edhe nga erërat e fo...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 08:12
r.ll
semiramies hoxholli
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 08:02
N.F
Pukë
PUKË- Reshjet e shiut në Pukë kanë sjellë probleme për banorët ndërsa raportohet se janë pa ene...