Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kolegji konstatoi se KPK kishte kaluar kompetencat e tij, pasi Hoxholli ishte e sapoemëruar dhe sipas ligjit, nuk duhej të ishte subjekt i procesit të vettingut në këtë fazë.
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Tiranës Semiramis Hoxholli, duke rrëzuar kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kolegji konstatoi se KPK kishte kaluar kompetencat e tij, pasi Hoxholli ishte e sapoemëruar dhe sipas ligjit, nuk duhej të ishte subjekt i procesit të vettingut në këtë fazë.
KPA njoftoi mbrëmjen e djeshme se trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Hoxhollit, vendosi me 3 vota pro dhe dy kundër (shumicë votash) të prishë vendimarrjen e Komisionit dhe të pushojë gjykimin e çështjes.
Semiramis Hoxholli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016. Pas një periudhe si gjyqtare stazhiere në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra.
NJOFTIMI I VENDIMIT NGA KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 83/2021, datë 24.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Semiramis Hoxholli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 452, datë 24.09.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenin 50, germa "d" të ligjit 49/2012 "Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi:
– Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 452, datë 24.09.2021 (korrigjuar me vendimin 452/1, datë 02.12.2021) , që i përket subjektit të rivlerësimit Semiramis Hoxholli dhe pushimin e gjykimit te çështjes.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.11.2024.
Pukë PUKË- Reshjet e shiut në Pukë kanë sjellë probleme për banorët ndërsa raportohet se janë pa ene...
foto ilustruese TIRANË- Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore mosha e daljes në pension rritet me 2-3 muaj në vit për t...
Foto ilustruese VLORË- Të paktën 5 mijë shtëpi dhe njësi që ndodhen përgjatë bregdetit të Vlorës nga...
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...
foto nga emisioni TIRANË- Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David Todri për problemin e zonjës Violeta Alus...
foto nga emisioni TIRANË- Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan tra...
Maria Emirjoni Popa TIRANË- Maria Emirjoni Popa është 84 vjeçe dhe jeton në Durrës. Vuajtja dhe dhimbja kanë qenë...
Agron Haxhimali TIRANË- Bashkive, iu nevojiten ekspertë të trajnuar për të hartuar projekte cilësore. Por, me sa duket intere...
foto nga emisioni TIRANË- Familja e Ergeta Debrovës u godit nga dy humbje të mëdha, të njëpasnjëshme duke e lën&eum...
foto ilustruese KUKËS- Pavarësisht panoramës së zymtë të qarkut më të varfër në Shqipëri, Bashkia e ...