1 Korrik 2025, 14:57
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Dy seanca të planifikuara për më datë 2 dhe 9 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, janë anuluar për shkak se Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit Murseli.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.
Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale "Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media.
vrasja e liridona ademajt
Aktualitet
1 Korrik 2025, 14:35
N.F
Foto
TIRANË- Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më ...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 14:14
r.ll
paul deda
TIRANË- Një 50-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për trafikimin e 1 ton kanabis është arrestuar n&eu...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 13:42
r.ll
nuredin dumani
TIRANË- Seanca e procesit gjyqësor "Plumbi i Artë" është shoqëruar sot me tensione. Avokatja e Altin Ndocit, E...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 13:02
N.F
Foto
TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për procesin e dosjes "Plumbi i artë" u shoqërua me një debat të fortë sa...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 12:50
N.F
I moshuari
TIRANË- 78-vjeçari, Lekë Ndreshaj prej 21 ditësh është zhdukur në rrethana misterioze në fshatin ...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 12:29
I.A
Vodafone Albania
Një tjetër hap gjigant është ndërmarrë, për sovranitetin dixhital europian. Vodafone Group dhe AST Spac...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 12:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 86-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e p...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 12:21
N.F
Aksidenti
VLORË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën Transballkanike. Mësohet se një mje...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 11:59
r.ll
malko, duka
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet ditën e sotme seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehu...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 11:58
N.F
Foto
KOSOVË- Procesi i ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes s&e...