LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Artan Fuga: Lërini makabritetet me gjak nëpër mure. Migen Qiraxhi: Duhet të njihni kontributin e njerëzve që kanë reaguar

Pedagogu thotë se prindërit nuk dinë se çfarë duan apo kërkojnë, teksa shton se nuk mund të vihet policë për çdo fëmijë në shkollë e as nuk është normale që të survejohen me kamera dhe në tualet.

9 Dhjetor 2024, 12:26 Nga I.A
Vrasja e Martin Canit/ Artan Fuga: Lërini makabritetet me gjak
Artan Fuga dhe Migen Qiraxhi

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me protestat e organizuara për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Në një postim në rrjete sociale, Fuga shkruan se duhen lënë pas makabritetet dhe shkrimet me gjak nëpër mure, dhe se shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet. Pedagogu thotë se prindërit nuk dinë se çfarë duan apo kërkojnë, teksa shton se nuk mund të vihet policë për çdo fëmijë në shkollë e as nuk është normale që të survejohen me kamera dhe në tualet.

"Shkolla ka nevojë për ide të reja, kush i ka t'i japë, jo për ngjyre gjaku në mure institucionesh, makabritete! Shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet, të mos jetë autoritare as e centralizuar, jo të mbyllet në mënyrë policeske! Arsimi, edukimi, informacioni dhe teknologjia e re duhet të jenë fjalë kyçet e një shkolle të re! Nuk kuptoj se kush i organizon marshimet te ministria e arsimit, apo nuk ka punë tund derën? Si nuk del dikush? Cfarë kërkoni që pas cdo vogëlushi të venë një polic:, që mësuesit të shëtisin me pranga në duar në shkollë, që teknologjia të bllokohet si në Mesjetën e inkuizicionit, që me kamera nxënësit të survejohen në ëc, që rojet te dera të kontrollojnë xhepat e nxënësve, që ministria të kontrollojë çfarë bëhet në cdo shkollë, që shkolla të bëhet kazermë, burg, shkollë vagabondash, në mënyrë që prindërit të bëjnë sehir, që shoqëria të flejë, çfarë janë mësuesit gardianë burgjesh?

Shkolla ka të tjera fare probleme. Jeni jashtë loje komplet, politizoni gjithçka, manipuloni çdo ngjarje në mënyrën më të padëshureshme, nuk keni asnjë ide të re! Shkolla ka nevojë për ide të reja, për emancipim se ka ngelur e viteve '60, duhen reforma të thella të edukimit, kulturës, teksteve, buxheteve familjare, bibliotekave, marrëdhënie të reja mes informacionit, shkollës, familjes. Lërini makabritetet me gjak nëpër mure dhe me parrulla abstrakte etike! Nuk jeni në gjendje të mblidhni pesë intelektualë, tre sindikata, pesëdhjetë prindër! Jo, kërkohet tjetër gjë. Politizime ka bllokuar shoqërinë dhe u shërben vetëm politikanëve në lojën e tyre për karrike," shkruan Fuga.

Vrasja e Martin Canit/ Artan Fuga: Lërini makabritetet me gjak

Përgjigje akademikut Fuga i ka kthyer një prej organizuesve të protestës, aktivisti Migen Qiraxhi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Qiraxhi thekson se protesta për këtë ngjarje të rëndë është organizuar nga aktivistë dhe prindër të shumtë në kryeqytet. Po ashtu Qiraxhi thekson se në protestë nuk është kërkuar që çdo fëmijë të ketë nga një oficer policie, por që çdo shkollë sipas ligjit të ketë një oficer policie.  

"Profesor i nderuar Artan Fuga pa cënuar të drejtën tuaj për të mos besuar apo qënë kundër protestës, do dëshiroja të kontriboja në disa të vërteta që meritojnë të jenë në dritë! Unë po i jap përgjigje njërës nga pyetjeve ku thua "nuk kuptoj kush i organizon marshimet" ? Marshimit janë organizuar nga Ermelinda Hoxhaj Sidorela Vatnikaj Rigels Xhemollari Kolindo Vjerdha Gentian Sejrani Edison Lika, Igli Llapaj, Migen Qiraxhi, Esmeralda Keta , Aneo Hila, Etleva Kondakçiu , Laureta Spahiu edhe shumë prindër të tjerë me kontribute të ndryshme prej shumë vitesh për çështjet e Arsimit jo vetëm me protestat e fundit! Profesor ju garantoj që prej nesh dhe organizatorëve prej vitesh nuk ka munguar kontributi në ide të cilat ju ftoni që sot duhet ti japim, madje ata kanë dhënë më shumë, në analiza në forume në monitorime në rekomandime e më tej në denoncime e më tej në procese gjyqësore, për të rëndësishmen 'arsimin' në vend, dhe prej të cilave në shumë prej tyre jemi vlerësuar nga ju.

Nga ne nuk është kërkuar që pas cdo vogëlushi të vendoset polic, me shumë mundësi jeni dizinformuar por është kërkuar që në zbatim të ligjit të ketë një oficer pas cdo shkolle që në 54% të shkollave mungojnë. Dhe psikolog në standardin europian 1 me 200 jo 1 me 500 - 1500 siç edhe jemi. "Të lejnë makabritetet me njolla në mure" kërkoni ju nga protestuesit dhe menjëherë më kujton një nga reagimet te tua pas tërmetit të 5 vitve më parë ku qeveria udhëzonte të fokusoheshim tek halli që na kish zënë tek zgjidhja por jo te llogaria dhe politika dhu ju atëherë thonit me të drejtë "Por këta tipa, harrojnë se edhe në ngushëllime vdekjeje shqiptari bisedon për shoqërinë, njërezit, politikën, jetën."

Reagimi që është bërë në këto 4 protesata ka qënë një ngjarje fantastike demokracie dhe lirie që ka bashkuar individë intelektualë organizata, gazetare, qytetarë prindër nxënës, që një pjesë e mirë e tyre të paktën në 10 vitet e fundit kanë bërë maksimumin për të zhvendosur rrjedhën e edukimit në vend, shpesh e pushtuar nga fenomeni i kriminalizimit të botës akademike e deri tek fitorja e betejave të vogla për standartet e fëmijëve në bangot e shkollave, tryezave me shumë intelektualë, peticionave me më shumë se 50 Prindër (me 600 prindër), që pas vrasjes së ndodhur tek Shkolla Fan Noli thirrën protestë si formë e demokracisë për ti dalë përballë institucionit që asnjëherë nuk e patën në krahë apo në tryeza. Me shumë përulësi edhe si një lexues dhe ndjekës prej vitesh i juaj, ju ftoj ta rikonsideroni edhe njëherë që protesta e qytetareve kontribuon mbase më shumë se sa një status për qëllimet që I kemi të përbashkëta, gjithashtu është me vlerë të njihni kontributin e njerëzve që kanë pasur kurajon të reagojnë në këto kohë të vështira reagimi, të cilët edhe njollosin institucionet kur lipset nevoja," shkruan Qiraxhi.

Vrasja e Martin Canit/ Artan Fuga: Lërini makabritetet me gjak

artan fuga migen qiraxhi


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri