10 Shtator 2022, 20:27
Nga k.m.
Ismet Çekorja
SHKODËR- Disa javë kanë kaluar nga vrasja e Ismet Çekorjas, por ende nuk ka asnjë të akuzuar për ekzekutimin e ndodhur në një prej lagjeve të qytetit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë mes provave kryesore të siguruara nga grupi hetimor i policisë së Shkodrës, e pikërisht në to është pikasur dhe një detaj i pazbuluar më parë.
Burimet i thanë gazetarit Edison Vatnikaj për Ora News se 4 kamera sigurie, të cilat ndodhen në kryqëzimine shkollës veterinare, përveç motorit të autorëve kanë pikasur edhe një automjet. Kjo makinë e parkuar në lagje, ka lëvizur nga vendi i ngjarjes sapo Çekorja është ekzekutuar me 7 plumba. Makina ka shkuar në drejtim të kundërt më motorin dhe kjo lëvizje dyshohet se është bërë për të humbur gjurmët nga Policia. Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me targën, apo dhe sa persona ishin brenda mjetit.
Për të gjetur mjetin, grupi hetimor ka kryer kërkime në disa pika servisi në zonën e Shkodrës me dyshimet se mund të jetë çmontuar, por ende pa rezultat. E po ashtu, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë makinë të djegur apo të braktisur, e cila mund të jetë ajo që është pikasur nga kamerat e sigurisë.
Po ashtu, besohet se autorët kanë pasur akses në kamerat e sigurisë që janë të vendosura në lagje, dhe se e kanë vëzhguar prej kohësh shënjestrën e tyre. Pistat kryesore të hetimit në lidhje me krimin mbetën aktiviteti i shkuar i Ismet Çekores së bashku me djalin e tij Bajram Çekoren, i cili është shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçajt. Ky i fundit u shoqërua bashkë me babanë e tij, por të dy u liruan.
vritet ismet cekorja ismet cekorja shkoder
Aktualitet
10 Shtator 2022, 20:16
k.m.
Liman Morina
Ata që kanë mbetur në veri të Shqipërisë, aty në Has janë kryesisht të moshuarit e vetmuar, me d...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:46
k.m.
TIRANË- Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në të gjitha pikat kufitare kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e të gjithë...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:39
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Një 39-vjeçare ne origjinë shqiptare është arrestuat këtë mëngjes nga autoritetet hel...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:34
k.m.
Momenti i arrestimit
FIER- Edison Kastrati është arrestuar nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë se ai mbante arm&eu...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:19
k.m.
Fatmir Manellari, Safet Hyskollari
POGRADEC- Kanë kaluar 3 ditë nga vrasja në fshatin Gështenjas, por autori i ngjarjes Fatmir Manella...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:07
e.k
Foto ilustruese
SHBA- Aktorët iranianë të kërcënimeve online i kanë përmirësuar vazhdimisht aftësitë...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:04
k.m.
Momenti kur futen në gjyq
GREQI- "Të kalben në burg,"- kjo ka qenë thirrja e familjarëve të biznesmenit shqiptar Xhani Topall...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:01
k.m.
Ministria e Brendshme
TIRANË- Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit ...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:00
k.m.
Foto ilustruese
Pasi sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik nga Irani, Policia e Shtetit si masë parandaluese ka urdhëruar të gjitha drejto...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 16:53
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndet&...