10 Shtator 2022, 20:16
Nga k.m.
Liman Morina
Ata që kanë mbetur në veri të Shqipërisë, aty në Has janë kryesisht të moshuarit e vetmuar, me dhimbjen që fëmijët nuk i kanë pranë por me krenarinë që jetojnë mirë falë tyre.
“Krejt djemtë e Hasit kanë ikur në Londër. Më shumë kam atje së në Shqipëri. Ska mbetur kurrkush. Mos me qenë djemtë atje unë dorëzohem!”.
Humbja e mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në moshën 96-vjeçare ka prekur edhe banorët e Hasit.
“Ajo e ka ndihmuar Hasin. Për ne ditë zie”.
Ata e kanë përjetuar ndarjen nga jeta të saj si të ishte pjesë e familjes, e për këtë mbretëresha Elizabet duhet të nderohet dhe respektohet në Has.
Krahas figurave historike shqiptare, qendrës së qytetit të Hasit pritet t’i bashkohet edhe busti i mbretëreshës Elizabet me propozim të bashkisë së Hasit dhe ndihmën e emigrantëve që jetojnë në Angli.
“Busti do të bëhet nga të ardhurat e emigrantëve. Ata kanë shprehur vullnetin më të lartë për të mbështetur këtë ide si shenjë mirënjohje për atë figurë, e cila i ka ndihmuar hasianët duke gjetur strehën e tyre në atë shtet, duke e quajtur si atdheun e dytë. Në momentin që marrim miratimin nga Ambasada e mbretërisë së bashkuar që ndodhet në Shqipëri do të marrim vendimin si këshill bashkiak dhe besoj brenda pak muajve do ta vendosim në qendër të Hasit”, tha Liman Morina, kryetar Bashkisë Has.
Rruga kryesore ku pritet të përshëndesë mbretëresha Elizabeth banorët e mbetur të Hasit është përcaktuar krah edhe bizneseve të qytetit që të krijojnë idenë se je në Angli.
“Më ka ardhur keq për vdekjen e saj si për çdo njeri, por për të pak më shumë. Se krejt fëmijët tanë janë andej e na duket sikur ajo ka qenë faktor që i ka ndihmuar”.
Profesori i matematikës Mehmet Peçaku tregon se të katërt fëmijët i jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai banon i vetëm me bashkëshorten në Has. Ndaj është momenti sipas tij që Hasi të fisnikërohet me mbretëreshën Elizabet me zemër të madhe.
“Në shenjë respekti që i ka mbajtur këta njerëz se mund t’i përzente. Është vlerë e madhe për Hasin. Për zonën tonë Anglia është atdhe i dytë”./TopChannel
liman morina vdes mbreteresha elisabeth ii
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:46
k.m.
TIRANË- Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në të gjitha pikat kufitare kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e të gjithë...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:39
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Një 39-vjeçare ne origjinë shqiptare është arrestuat këtë mëngjes nga autoritetet hel...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:34
k.m.
Momenti i arrestimit
FIER- Edison Kastrati është arrestuar nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë se ai mbante arm&eu...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:19
k.m.
Fatmir Manellari, Safet Hyskollari
POGRADEC- Kanë kaluar 3 ditë nga vrasja në fshatin Gështenjas, por autori i ngjarjes Fatmir Manella...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:07
e.k
Foto ilustruese
SHBA- Aktorët iranianë të kërcënimeve online i kanë përmirësuar vazhdimisht aftësitë...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:04
k.m.
Momenti kur futen në gjyq
GREQI- "Të kalben në burg,"- kjo ka qenë thirrja e familjarëve të biznesmenit shqiptar Xhani Topall...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:01
k.m.
Ministria e Brendshme
TIRANË- Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit ...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 17:00
k.m.
Foto ilustruese
Pasi sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik nga Irani, Policia e Shtetit si masë parandaluese ka urdhëruar të gjitha drejto...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 16:53
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndet&...
Aktualitet
10 Shtator 2022, 16:51
k.m.
Artan Hoxha, Pablo Escobar dhe Ervis Martinaj
MEDELIN- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shkuar gjatë ‘ekspeditës’ në Kolum...