8 Korrik 2026, 18:48
Nga D.S

ELBASAN- Një prej ngjarjeve më të rënda kriminale të dy dekadave të fundit në Korçë, vrasja e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, ka marrë një rrjedhë të papritur. Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka vendosur të ndryshojë masën e dënimit për Damiano Toshin, anëtar i bandës së “Çobenjve”, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim.
Ulja e dënimit erdhi si rrjedhojë e pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar. Vendimi u mor pas një procesi rigjykimi, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë, e cila më herët kishte prishur vendimin e formës së prerë për burgim të përjetshëm duke e kthyer dosjen për shqyrtim nga e para. Ky vendim rrëzon dënimin e mëparshëm me burgim të përjetshëm, duke hapur rrugën për lirimin e Toshit pas përllogaritjes së kohës së qëndrimit në burg.
Si ndodhi ngjarja ?
Damiano Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si dhe për plagosjen e Julian Beckës. Krimi i rëndë ndodhi më 3 shtator 2004, në afërsi të Pallatit të Sportit në Korçë, duke tronditur opinionin publik të asaj kohe.
Ndërkohë, autoritetet e burgjeve po kryejnë përllogaritjet për kohën e vuajtur nga Toshi deri më tani. Nëse rezulton se i dënuari ka shlyer periudhën e re të caktuar nga gjykata, ai pritet të lirohet, duke i dhënë fund një beteje ligjore që ka zgjatur më shumë se 20 vite./Dosja.al
damiano toshi
Aktualitet
8 Korrik 2026, 18:13
E.d
Pamje
MAT- Një sipërfaqe me bimësi është përfshirë nga flakët në Njësinë Administrati...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 18:06
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Një 69-vjeçar nga fshati Shalës është rrëzuar teksa po kulloste bagëtitë n...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 17:12
D.S
VLORË- Një investigim nga The New York Times, bazuar në analizën e imazheve satelitore, ka ngritur alarmin për ndikimin mjedisor q&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 16:42
E.d
Astrit Kalaja
SHKODËR- Këshilli i Qarkut të Shkodrës ka propozuar që gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja të shpallet&n...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 16:36
E.d
Pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në zonën e Laprakës, k...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 16:31
D.S
KOSOVË- “Ç’rëndësi ka përkatësia etnike? E rëndësishme është të jemi njerëz&rdq...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:37
E.d
Anu Prattipati.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj q...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:29
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në autostradën A7, pranë Diet...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:27
D.S
TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, duke vënë në pranga pronarin 56-vjeçar t...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:13
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKË – Gjykata e Antverpit ka rihapur çështjen ndaj një 21-vjeçari shqiptar, i cili kundër...