28 Maj 2022, 10:00
Nga DOSJA

KOSOVË- Një 30-vjeçar është vrarë në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Viktima është Gazmend Hyseni i cili si rezultat i plagëve të marra ka vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuar për vrasjen është Qëndrim Januzi. Ky i fundit është vëllai i reperit nga Kosova, Buta.
Siç tregon Policia, autori nuk iu është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar. Një nga policët, me qëllim të shmangies së rrezikut ndaj tij dhe kolegëve, e ka përdorur armën duke e qëlluar. I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për mjekim në QKUK. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt. Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit . I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.Me vendim të Prokurit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Instituton e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , nën autorizim të Prokurorit i ka marr të gjitha veprimet e nevojshme Në vendin e ngjarjes, ka mbledhur prova materiale dhe deklarative se si ka ndodhur rasti.
(a.b)/dosja.al
Aktualitet
28 Maj 2022, 09:41
Pamje nga aksioni i Policisë
KURBIN- Ylli Tafa është vënë në pranga të policisë pasi iu janë zbuluar në ...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:52
Momenti nga riatdhesimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kthimi në Shqipëri i 13 shqiptarëve nga kampet ...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:45
Arrestim
TIRANË- Aurel Kafeja është arrestuar nga policia pasi shkeli masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. 32-vjeça...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:40
Zjarr ne Tirane
TIRANË- Tregu i fruta-perimeve tek “Varri i Bamit” është përfshirë nga flakët. Pamjet e sigu...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:12
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:09
5 personat që akuzohen se përdhunuan në grup të miturën
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg n...
Aktualitet
28 Maj 2022, 07:59
Kontabilistët, audituesit dhe Shoqatat e Biznesit kundërshtojnë njëzëri ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekono...
Aktualitet
28 Maj 2022, 07:17
Moti
TIRANË- E shtuna do të jetë me diell. Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të...
Aktualitet
28 Maj 2022, 07:13
Festival
Në Kosovë, prej shumë vitesh, mbahen disa festivale ndërkombëtare, siç janë “Sunny Hill Festival”...
Aktualitet
28 Maj 2022, 07:12
Pushime
Me ndikimin në zbehje të Covid-19, vera 2022 premton shumë. Por, sipas agjencive turistike, duhet të përgatiteni për ...