LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Dritan Goxhajt: I kërkoj gjykatës të ndërpresë pengmarrjen time

Goxhaj ka deklaruar gjithashtu se veprat për të cilat akuzohet pretendohet se janë kryer në vitin 2023, ndërkohë që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë juridiksion vetëm për periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2000.

9 Shtator 2023, 20:21 Nga f.i
Zbardhet dëshmia e Dritan Goxhajt: I kërkoj gjykatës të
Dritan Goxhaj

TIRANË- Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë për Dritan Goxhajn, duke arsyetuar se është e pambështetur në ligj e në prova. Vetë Goxhaj ka folur në seancë, duke e cilësuar qëndrimin e tij në arrest si pengmarrje dhe heqje pa të drejtë të lirisë. 

Goxhaj ka deklaruar gjithashtu se veprat për të cilat akuzohet pretendohet se janë kryer në vitin 2023, ndërkohë që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë juridiksion vetëm për periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Goxhaj: Unë i kërkoj kësaj gjykate që të marrë guximin dhe të ndërpresë pengmarrjen time të kryer nga prokuroria shqiptare nën argatllëk qorrazi për hesap të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale që quhet Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykatës Speciale të Kosovës.

E konsideroj pengmarrje dhe heqje pa të drejtë të lirisë pasi institucioni i prokurorisë në Shqipëri, në injorancë të thellë në kërkesën e saj për arrestimin tim dhe mbajtjen në arrest me burg, në pikën 11 të asaj kërkese pretendon se unë mbaj përgjegjësi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Por, po të kishin marrë mundimin të lexonin vetëm faqen zyrtare të këtyre Dhomave, do kishin dalë nga injoranca e do kishin lexuar e zeza mbi të bardhë se këto Dhoma kanë juridiksion për të hetuar dhe ndjekur penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës dhe/ose Jugosllavisë, për krime të nisura ose të kryera në Kosovë që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që njihet si Raporti i Dik Martit (Dick Marty) ose Rezoluta 1782, për krime të kryera gjatë periudhës 3 (tri) vjeçare nga viti 1998 deri në dhjetor 2000.

Unë kërkoj dhënien fund kësaj pengmarrjeje pasi, ashtu si shihet edhe në juridiksionin e ndërmarrjes kriminale që quhet Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, unë as kam qenë e as jam shtetas i Jugosllavisë. Për më tepër, veprat për të cilat ajo ndërmarrje e përbashkët kriminale më akuzon dhe kërkon ekstradimin tim sipas vetë atyre pretendohet se janë kryer në vitin 2023, ndërkohë që ata kanë juridiksion vetëm për periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Dhe  mbi të gjitha, kjo ndërmarrje kriminale ka juridiksion të hetojë vetëm për “Trajtim çnjerëzor të personave”, ndërsa unë prej tyre akuzohem për dy vepra që nuk kanë lidhje me juridiksionin e deklaruar nga vetë këto Dhoma dhe kjo Zyrë e Prokurorit të Specializuar.

Kërkoj me zë të lartë dhe me gjithë të drejtën time juridike që gjykata të mos bëjë noterin për hesap të Institucionit të Prokurorisë por të lexojë ato që edhe unë lexova dhe ta ndërpresë këtë pengmarrje e të më rikthejë lirinë që më është hequr.

arrestohet dritan goxhaj dritan goxhaj

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit