LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Don Bosko/ Kasandër Noga dha urdhër për vrasje, por autorët ngatërruan objektivin

Sipas policisë ka qenë dëshmia e vëllezërve Beqiraj që ka ndihmuar hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes. Policia bën të ditur se ka qenë Kevin Suçi, ai që ka kontaktuar vëllezërit për të kryer vrasje. 

24 Shkurt 2024, 10:39 Nga h.k
Zbardhet ngjarja në Don Bosko/ Kasandër Noga dha urdhër për
Foto ilustruese

TIRANË-Policia e Tiranës ka dalë ditën e sotme me një deklaratë zyrtare, ku kanë bërë të ditur zbardhjen e ngjarjes në "Don Bosko". Sipas policisë udhërin për të kryer vrasjen e Erion Çelës e ka dhën Kasandër Noga, i cili rezulton i dënuar në Belgjikë. Sipas policisë ka qenë dëshmia e vëllezërve Beqiraj që ka ndihmuar hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes. Policia bën të ditur se ka qenë Kevin Suçi, ai që ka kontaktuar vëllezërit për të kryer vrasje. 

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË: 

"Jam sot këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, për të bërë prezent finalizimin e operacionit policor “FOKUS”.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sot me datë 24.02.2024 u finalizua operacioni policor “FOKUS” si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes se ndodhur më datë 04.01.2022, ku rreth orës 16:10, në rrugën “Don Bosko”, Tiranë, ku persona të panjohur, të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedez Benz”, me ngjyrë të zezë, kanë hapur zjarr me armë në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela, si dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Për këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithëm Tiranë, ka regjistruar procedimi penal për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” dhe 278 paragrafi i I-rë, të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve intensive dhe profesionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke shfrytëzuar të dhënave e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit të fakteve dhe të provave, si dhe shkëmbimit të informacionit me agjensitë ligjzbatuese belge, është bërë i mundur dokumetimi ligjor i autorësisë se kësaj ngjarje kriminale.

Nga terësia e veprime të thelluara hetimore, vlerësimit të fakteve dhe provave të siguruara, deklarimet, provave shkresore, të dhënave në ekzekutim të letër porosise nga autoritet belge, krijohet dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se shtetasi Kasandër Noga në bashkëpunim me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit G. H., dhe 2 nipave të tij për shkak të një hasmërise të vjetër, që shtetasi Kasander Noga, ka prej disa vitesh me vëllëzerit E. H., alias M. R. dhe G. H.

Për të organizuar vrasjen e këtyrë personave, shtetasi Kasandër Noga ka kontaktuar dhe porositur shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i cili më pas ka kontaktuar shtetasin Ilirian Feçi dhe vëllëzerit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare.

Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe Ilirian Feçi, në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kryer veprime konktrete, takime dhe biseda, janë interesuar për lëvizjet dhe kanë vëzhguar për disa muaj intinerain e mundshëm të lëvizjeve, kanë siguruar mjetet dhe armët, më qëllim vrasjen e shtetasit G. H., duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga deklarimet e vellezërve Beqiraj, rezulton se megjithesë fillimisht ata kanë marrë përsipër kryerjen e vrasjes dhe kanë kryer veprime konkrete, pas disa kohësh janë tërhequr nga frika, dhe për gjetjen dhe vrasjen e shtetasit G. H., dhe nipave të tij, shtetasit Kasander Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë të pa identifikuar deri tani.

Gjithashtu, nga deklarimet e vellëzerëve Beqiraj, ka rezultuar se më datë 04.01.2022, shtetasi Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të pa indentifikuar, si porosi e shtetasit Kasander Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë shtetasin G. H., por autorët kanë ngatërruar objektiv, dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Gjithashtu, nga provat e mbledhura deri tani dyshohet se shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe personat e tjerë, janë ndihmuar nga shtetasi Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit - blerje automjetesh etj. Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ky shtetas, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi).

Pas vlerësimit të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur:

- Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Kasander Noga, i datëlindjes 15.05.1997, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave), parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i Kodit Penal,

- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i datëlindjes 07.03.1999, i dyshuar për kryerjen e vepave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave),dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” dhe 278/1 të Kodit Penal,

- Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Gentjan Beqiraj, i datëlindjes 30.10.1983, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,

- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Indrit Beqiraj, i datëlindjes 01.07.1990, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,

- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungese ndaj shtetasit Ilirian Feçi (Feci), i datëlindjes 15.06.1975, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,

- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Roland Ahmetsulaj, i datëlindjes 30.08.1987, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal,

Nga Policia Gjyqësore është bërë ekzekutimi i masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin Roland Ahmetsulaj, dhe ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për shtetasit Indrit Beqiraj, Gentian Beqiraj, Ilirjan Feçi, të cilët aktualisht ndodhen të paraburgosur në ambientet e Insitucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, të arrestuar për vepra të tjera penale.

- Shtetasi Kasander Noga aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërm

masakra e don boskos

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para