9 Gusht 2022, 16:04
Nga F.M
Varkat me drogë
ITALI- 1 ton marjuanë që u sekuestrua një ditë më parë nga autoritetet italiane do të shërbente për të furnizuar jetën e natës në Puglia. Oficerët e Guardia di Finanzas, në një deklaratë për mediat që dolën sot u shprehën se 992 kilogramët e kanabisit të kapura në bordin e një veliere të nisur nga Shqipëria do të shiteshin në Itali, në klubet e natës në Puglia, sheshet dhe resorted turistike. Gjithsesi, hetimet vijojnë ende dhe autoritetet italiane shprehen se çelësi janë celularët e gjetur në skaf.
“Natën mes 7 dhe 8 gushtit, një avion i Guardia di Finanza ka vënë re tre varka, 13 milje larg bregdetit shqiptar. Pesë personat e arrestuar janë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge. Sipas asaj që doli në këtë fazë të parë hetimore, nuk përjashtohet mundësia që droga e sekuestruar të përdorej për furnizimin e shesheve puliane, veçanërisht për jetën e natës në resortet turistike. Hetimet do të vazhdojnë edhe falë telefonave të gjetur në skaf,”- thanë ata.
Nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë u vunë në pranga pesë persona, tre shqiptarë që u kapën duke ngarkuar drogën, Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç dhe dy ukrainas që ishin në bordi, në brigjet e Capo di Leuca (Leçe), Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
operacioni syri
Aktualitet
9 Gusht 2022, 15:53
F.M
Vendi ku u vra Nesti Sotiri, Maliq
KORÇË- Djali i Nestir Sotirit, Erion Sotiri që u vra mbrëmjen e kaluar në Maliq të Kor&c...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 15:35
F.M
Zjarri në Berat
BERAT- Rrufeja ka goditur shtyllën e tensionit në fshatin Mbreshtan të Beratit. Për pasojë, një zjarr ma...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 15:31
F.M
Qeni tërhiqet zvarrë në Vlorë
VLORË- Pamje të rënda vijnë nga Vlora! Një katërputrosh është t&e...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 15:21
F.M
Luigj Marku
TIRANË- I njohuri i Luigj Markut që u dhunua dy ditë më parë ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e ek...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 15:09
k.m.
Foto ilustruese
KRUJË- Një vatër zjarri është regjistruar në pyjet mbi kampin e Qafshtamës. Vatra është p...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 14:29
e.k
Polici në Gjirokastër
GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë qendrën e re të përpunimit të plehrave n&e...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 13:59
k.m.
Foto ilustruese
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i mbrëmjes së të hënës që rezultoi fatal për...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 13:31
k.m.
Pamje nga banesa
LEZHË- Një person rreth 50 vjeç është gjetur i vdekur në banesën ku banonte me qira në Lezh&eum...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 13:29
k.m.
Policia e Fierit
FIER- Rei Lala, gjithashtu i njohur si Klajdi Gega, është kapur sot nga Policia e Fierit. 40-vjeçari ishte shpallur ...
Aktualitet
9 Gusht 2022, 13:13
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një 53 vjeçar në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Sipas Policisë, 53-vjeçari me ini...