Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kreu i emergjencave civile bëri thirrje për rritje të kapaciteteve, sepse çështja nuk është vetëm te një helikopter apo te ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve, madje këta të fundit i ftoi dhe në aksion për vullnetarizëm.
TIRANË- Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile nuk di sa helikopterë ka Ministria e Mbrojtjes sepse nuk është pilot. Kështu pretendoi në intervistën e tij më të fundit. Çako për “SOT” në Euronews Albania, tha pas dy ditësh mes zjarreve, situata është nën kontroll, madje dhe shtoi se nuk ka pasur as shpërthime municionesh, edhe pse këto të fundit janë regjistruar nga mediat. Kreu i emergjencave civile bëri thirrje për rritje të kapaciteteve, sepse çështja nuk është vetëm te një helikopter apo te ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve, madje këta të fundit i ftoi dhe në aksion për vullnetarizëm. Sa i takon operimit nga ajri, ai tha se për momentin nuk është e nevojshme, ndërsa shtoi se ministri Niko Peleshi po kërkonte ndihmë nga homologu grek. Pra kemi nevojë për ndërhyrje nga ajri apo jo?
INTERVISTA E PLOTË:
Gazetarja Jonida Shehu: Ku ndodheni në këto momente?
Haki Çako: Jam në lëvizje, kam bërë inspektim nga toka dhe nga ajri në ishullin e Sazanit.
Gazetarja Jonida Shehu: Sa forca ndodhen në Sazan për të shuar flakët?
Haki Çako: Forcat Speciale që po operojnë sot në Sazan janë të pajisur me gjithçka, motorsteka, pompa zhytëse, etj. Është vënë në kontroll përhapja e vatrave të zjarrit. Aktualisht i gjithë operacioni është përqënduar në pjesën juglindore, ku bimësia është më e dëndur. Po punohet për ta vënë nën kontroll të plotë
Gazetarja Jonida Shehu: Është nën kontroll situata?
Haki Çako: Patjetër, është vënë nën kontroll. Janë rifreskuar efektivët e FA-ve dhe gjithçka është nën kontroll. Ministri i Mbrotjes është në një takim me homologun grek, shpresojmë të ketë ndërhyrje nga ajri.
Gazetarja Jonida Shehu: Pse nuk po ndërhyhet nga ajri?
Haki Çako: Zjarri është fenomen natyror, duhet investim në të gjtha drejtimet. Në këto kushte vlerësuam që operacioni po vazhdon nga toka. Për momentin po operojmë nga toka, kapacitetet nga ajri janë të kufizuara. Mjete nga ajri kemi por duhet të specifikojmë se janë të limituara. Sigurisht që kemi dhe janë të limitara. Njëri është në remont dhe na duhet. Se ngremë dot kur ka plotësuar orët. Kemi verën para. Shumë shpejt një prej Cougar do të dalë në aksion.
Gazetarja Jonida Shehu: Sa mjete kemi? Kur do ngrihen?
Haki Çako:Mos më kërko orën se unë nuk jam pilot tani. Kemi mjete...
Gazetarja Jonida Shehu: Ka pasur shpërthime të municioneve.
Haki Çako: Ka pasur konstatime të municioneve por nuk ka pasur shpërthime. Është shmangur zjarri në zonën e repartit ushtarak. Ky rrezik është larguar deri më tani. Është
Gazetarja Jonida Shehu: Sa është distanca e monicioneve ushtarake nga zjarri?
Haki Çako: Është prerë perimetri, por nuk jam në gjendje që t'i vë metrin.
Gazetarja Jonida Shehu: Si mund të ndihmojnë qytetarët në Sazan se është ishull?
Haki Çako: Mund të ndihmojnë, do u krijohet mundësia po të duan të ndihmojnë. Mund të bashkohen dhe në mjetet e lundrimit
Gazetarja Jonida Shehu: Nuk e përballojnë dot institucionet?
Haki Çako: Institucionet janë të popullit, të komunitetit. Kanë psikologji nga e kaluara, mund të kenë vuajtur nga vullnetarizmi, por tani ndihmon për mjedisin e gjithsecilit.
Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.
Foto ilustruese 2,2 milionë metra katrorë tokë u janë dhënë investitorëve strategjikë në bregdetin e Kavaj&eum...
Etleda Çiftja Vënia zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, nuk e ka penguar anëtaren e KPK, Etleda Ç...
Turisti turk VLORË- Dy turistë turq kanë zbritur nga jahti i tyre dhe kanë ndihmuar me aq sa munden për të shuar flakët ...
Foto nga videoja VLORË- Një video qarkullon në rrjet, ku pretendohet se zjarri në ishullin e Sazanit është vendosur me q&eum...
Turistët turq VLORË- Dy turistë turq kanë prekur me gjestin e tyre, pasi kanë zbritur nga jahti ku po pushonin, për të n...
Kokaine,Greqi GREQI- Gjykata Penale e Apelit në Selanik ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarë të cilë...
Foto Ilustruese FUSHË KRUJË- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Fushë Krujë, ku i lënd...
Aksident SARANDË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se një 22-vjeçar me inicialet A.S ka hu...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Foto ilustruese TIRANË- Në një nga lokalet e potershme në dalje të Kamzës një grup të rinjsh, shumica e t&eum...