LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzat për atësinë e fëmijës/Flet ish-avokati i Ramës: Si ndodhi divorci me Matilda Makoçin

11 Shkurt 2019, 07:03 Nga DOSJA
Akuzat për atësinë e fëmijës/Flet ish-avokati i

Për divorcin mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-gruas së tij Matilda Makoçit ka folur së fundmi avokati i kryeministrit në këtë proces gjyqësor.

Duhet të themi se në vitin 2003 Rama u akuzua mediatikisht se kishte deklaruar në sallën e gjyqit, se donte të ndahej nga Makoçi dhe se nuk do të paguante detyrim monetar për fëmijën e tyre asokohe 1 vjeç, pasi ky i fundit nuk ishte djali i tij, por i të atit, Kristaqit.

Për këtë avokati i Ramës, Përparim Ibrahimaj  është shprehur në një intervistë  për “Agjensia e Lajmeve Sot News” se asgjë nuk është e vërtetë.

“Në mënyrë absolute jo. Pretendimi ynë i vetëm ishte, të realizohej ndarja e martesës. Kjo ishte kërkesa e vetme e Edi Ramës, pa asnjë akuzë ndaj ish bashkëshortes Matilda. Gjykata formalizoi një kërkesë krejt normale dhe në dukje gati-gati konsensuale mes çiftit Rama-Makoçi.  Në mënyrë kategorike, në këtë gjyq me këtë objekt nuk ka pasur asgjë tjetër përveç sa shpjegova më lart.”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas tij, kryeministri Rama i kishte kërkuar që të mos ishte prezent në seancat gjyqësore të divorcit dhe se arsyeja pse donte të ndaj me aktoren ishte se nuk donte të vazhdonte më lidhjen me të.

“Më tha me pak fjalë që nuk mund të vazhdonin më bashkë si çift. Edi më kërkoi me insistim, që nëse ishte e mundur të mos ishte pjesëmarrës në gjyq. Këtë ma kërkoi me ngulm dhe unë e zgjidha. Si e zgjidha? Në atë kohë sapo ishin krijuar Ministria e Drejtësisë dhe kolegjet e avokatisë. Si rregull, në një proces gjyqësor palët duhet të ishin prezente. Duke qenë se Edi ngulmonte të mos ishte prezent dhe se do të udhëtonte jashtë shtetit (në Gjermani), unë i kërkova gjykatës që gjyqi të zhvillohej në prezencën time dhe në mungesë të klientit, kërkesë e cila dhe u mor në konsideratë. E nënvizoj këtë fakt, që Edi nuk ka qenë në asnjë seancë gjyqësore gjatë procesit të ndarjes nga bashkëshortja Matilda Makoçi.”, u shpreh ai.

Ai ka treguar më tej se ish-gruaja e tij, nga kjo zgjidhje martese përfitoi kujdestarinë e fëmijës.  “U vendos zgjidhja e martesës, nga e cila Matilda përfitoi nga sa kishte kërkuar në objekt padi; mbajtjen e fëmijës në kujdestari, detyrimin ushqimor për të etj”, tha Ibrahimaj.

INTERVISTA E PLOTË

Shqiptarët u njohën publikisht me historinë (mbetet për t’u verifikuar vërtetësia) e divorcit mes kryeministrit aktual Edi Rama dhe ish aktores Matilda Makoçi për herë të parë në vitin 2003, në një artikull të botuar në një media të shkruar, e cila pretendonte se dispononte dosjen e procesit gjyqësor të ndarjes. Në atë shkrim thuhej se Rama, në gjyqin e divorcit me ish bashkëshorten Makoçi në vitin 1991, e kishte kundërshtuar atësinë e fëmijës, duke pretenduar se nuk lindte fëmijë për arsye mjekësore, ndërsa kishte thënë në gjyq se gruaja e tij duhet ta kishte fëmijën me vjehrrin e saj (babain e tij), Kristaqin. Rama e ka mohuar vazhdimisht në mënyrë kategorike këtë version, por kundërshtarët e tij politikë nuk heqin dorë nga çfarë kanë lexuar, sepse vetë nuk pretendojnë të disponojnë dosjen origjinale të gjykatës. Si ish përfaqësuesi ligjor i zotit Rama në atë proces gjyqësor, a mund të na thoni si qëndron e vërteta?

Me Edi Ramën unë nuk njihesha personalisht. E kisha të njohur si basketbollist, meqenëse edhe unë kisha luajtur një dekadë më parë basketboll. E njihja si djalë Tirane, por nuk kisha një njohje direkte me të. Nuk e di as sot e kësaj dite se kush ndërmjetësoi tek Edi, që ai më kërkoi mua si avokat. Ndoshta ndonjë njohje e përbashkët. U takuam për herë të parë te Hotel Tirana disa muaj para divorcit. Pimë një kafe dhe aty më bëri kërkesën që unë të angazhohesha si avokat i tij në procesin e zgjidhjes së martesës. Qëndruam gjatë, ku dhe më shpjegoi arsyen e takimit. Donte të zgjidhte martesën me gruan e tij Matilda Makoçin.

Mediat shpesh njësojnë mbrojtësin ligjor me të paditurin. Pra, deklaratat e mbrojtësit i cilësojnë si të ishin cituar nga vetë i padituri. A mundtë ketë ndodhur kështu dhe në rastin tuaj, pra që deklarata të tilla për një raport të mundshëm mes Matildës dhe të atit të Edit, (Kristaqit) t’i keni parashtruar ju para gjykatës, në emër të Edit?

Në mënyrë absolute jo. Pretendimi ynë i vetëm ishte, të realizohej ndarja e martesës. Kjo ishte kërkesa e vetme e Edi Ramës, pa asnjë akuzë ndaj ish bashkëshortes Matilda. Gjykata formalizoi një kërkesë krejt normale dhe në dukje gati-gati konsensuale mes çiftit Rama-Makoçi.

Pra, ju e mohoni në mënyrë kategorike të jenë bërë në atë gjyq deklarata të tilla akuzuese për atësinë e fëmijës, probleme mjekësore, mosbërje fëmije etj?

Në mënyrë kategorike, në këtë gjyq me këtë objekt nuk ka pasur asgjë tjetër përveç sa shpjegova më lart.

A ju dha Rama një arsye, pse kërkonte të divorcohej nga bashkëshortja Makoçi? Çfarë nuk shkonte me ta, çfarë problemesh kishin ata si çift?

Më tha me pak fjalë që nuk mund të vazhdonin më bashkë si çift. Edi më kërkoi me insistim, që nëse ishte e mundur të mos ishte pjesëmarrës në gjyq. Këtë ma kërkoi me ngulm dhe unë e zgjidha. Si e zgjidha? Në atë kohë sapo ishin krijuar Ministria e Drejtësisë dhe kolegjet e avokatisë. Si rregull, në një proces gjyqësor palët duhet të ishin prezente. Duke qenë se Edi ngulmonte të mos ishte prezent dhe se do të udhëtonte jashtë shtetit (në Gjermani), unë i kërkova gjykatës që gjyqi të zhvillohej në prezencën time dhe në mungesë të klientit, kërkesë e cila dhe u mor në konsideratë. E nënvizoj këtë fakt, që Edi nuk ka qenë në asnjë seancë gjyqësore gjatë procesit të ndarjes nga bashkëshortja Matilda Makoçi.

Sa zgjati procesi gjyqësor i ndarjes mes çiftit Rama-Makoçi?

Duhet të kemi parasysh që gjyqet më të koklavitura atëherë zgjidheshin për 2-3 muaj. Ndërkohë, një proces divorci zgjidhej relativisht brenda një harku kohor 1 mujor, mesa mbaj mend. Seanca e parë është zhvilluar në gjykatën e vjetër te Rruga e Durrësit dhe gjyqtare e çështjes ishte Daniela Nesho. Nga palët në proces isha unë që përfaqësoja Edi Ramën dhe vetë Matilda Makoçi. Matilda ka qenë në të gjitha seancat. Aty e kam njohur për herë të parë. E njihja si aktore, por jo nga afër.

Çfarë përshtypjesh ju la Matilda në atë kohë?

Matilda më la përshtypje mjaft pozitive. Edhe pse isha në një pozitë që mbroja klientin tim, opinioni im për të ishte shumë pozitiv. Gjatë gjithë seancave vihej re që ishte shumë e tronditur për situatën e divorcit që po kalonte. Mbi të gjitha kishte dhe një djalë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ajo tregonte respekt ndaj çdo personi që mund të përmendej në gjyq. Gjatë gjithë seancave gjyqësore që janë zhvilluar në gjykatë për zgjidhjen e martesës, Matilda në asnjë rast dhe në asnjë çast nuk e ka përmendur familjen e Edi Ramës. Në mënyrë absolute. Me sa kujtoj, edhe nëse është përmendur shkarazi familja e tij, ajo fliste me respekt për ta. Ndante një opinion pozitiv. Kuptoje që raportet mes dy familjeve, të Matildës dhe Ramës, duhet të ishin të mira.

Ju kujtohet, kush e inicioi procesin e divorcit, Rama apo Makoçi?

Unë nuk e kujtoj me ekzaktësi se cila palë e inicioi procesin, por di me saktësi se Edi nuk e donte më atë martesë. Gjyqi u zhvillua në zyrën e gjyqtares, Danielës. Nuk kishte salla atëherë. Palët nuk kishin as ndarjen formale, siç duhet pasur në një proces gjyqësor. Seanca e parë ishte seanca e pajtimit, e cila nënkupton përpjekjet e gjykatës, që kur është e mundur të mund ta ndalë një divorc. Nga ana ime u insistua që nuk kishte vend për mirëkuptim. Ndërsa për Matildën, kujtoj mirë se si shkak për ndarjen, la të nënkuptohej se nuk mund të ishte konsumimi i martesës, por një lidhje tjetër e mundshme e Edit.

Sa seanca u zhvilluan më pas?

Me sa kujtoj, u zhvilluan dhe 2 ose 3 seanca të tjera dhe gjykata përfundimisht vendosi zgjidhjen e martesës mes Edit dhe Matildës. Edi sigurisht që nuk ka qenë pjesëmarrës në asnjë seancë. Ndërsa Matilda në të gjitha, e vetme.

Familjarë të Matildës apo të Edit vinin ndonjëherë në gjyq?

Të Edit, jo. Ndërsa të Matildës vinin, por nuk hynin në zyrë sepse natyrisht nuk lejohej. Nuk i njihja kush mund të ishin, por dukej që ishin të afërm të saj.

– Gjatë procesit gjyqësor, Matilda ju la përshtypje se mund të kishte shqetësime të karakterit emocional, mendor?

Absolutisht jo! Thjeshtë dukej që kishte tronditje të një gruaje të re që po divorcohej. Por vetëm kaq.

Kujtoni ju ndonjë përplasje mes jush dhe Matildës, duke qenë se ajo nuk kishte avokat?

Kujtoj që unë isha në fillimet e karrierës sime dhe e kisha marrë këtë çështje me shumë seriozitet, deri në pasion. Ndërsa ajo e tronditur, në një moment debati mes nesh, mu drejtua: Nuk po ndahem me ty, po ndahem me Edi Ramën! Kjo ka qenë dhe përplasja evetme, nëse mund të quhet e tillë, mes meje dhe Matildës.

– Pas gjyqit, e takuat më Edi Ramën?

Po. Jemi takuar tek Hotel Dajti, ku e njoha me vendimin e gjykatës për zgjidhjen e martesës.

– Si e priti vendimin e gjykatës?

Ishte i kënaqur me zgjidhjen e martesës. Më falënderoi. Pimë një kafe të shkurtër dhe u ndamë për të mos u takuar asnjëherë më, që prej asaj dite.

– Gjykata çfarë vendosi?

U vendos zgjidhja e martesës, nga e cila Matilda përfitoi nga sa kishte kërkuar në objekt padi; mbajtjen e fëmijës në kujdestari, detyrimin ushqimor për të etj.

– Nga sa shpjegoni ju, procesi gjyqësor ka pasur një rrjedhshmëri krejt tjetër nga versioni që ne kemi dëgjuar e lexuar vitet e fundit, mbushur me akuza nga më të rëndat. Ju vetë, si person prezent në këtë gjyq, si jeni ndjerë teksa keni dëgjuar dhe lexuar ligjërata të tilla, sipas jush inekzistente?

Në vitin 1992 jam larguar nga Shqipëria dhe kam qenë në Itali deri në vitin 1993, periudhë në të cilën lashë profesionin e avokatit dhe u mora me biznes. Jam shtangur, kur kam dëgjuar opinione të turpshme dhe të frikshme lidhur me çështjen e divorcit të Matilda Makoçit dhe Edi Ramës. Duke mos dashur të bëhesha pjesë e luftës politike të paskrupullt, mendova që kjo histori e stisur do mbyllej vetiu. Kur kjo u rihap përsëri para pak ditësh, atëherë e ndjeva detyrë profesionale si ish avokati i Edi Ramës, por dhe njerëzore, për të thënë të vërtetën, të cilën jam i gatshëm ta deklaroj kudo apo dhe në çdo sallë gjyqi, që nuk ka lidhje absolutisht me shpifjet që janë thënë në këtë drejtim. Duke iu referuar vetëm gjyqit të vitit 1991, ku unë kam qenë në cilësinë e avokatit. Me Matilda Makoçin dhe me Edi Ramën, që kur është mbyllur procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës nuk kam komunikuar në asnjë rast. Ndërkohë që, intervistën e konsideroj si një detyrim moral për të mos njollosur familjen Rama dhe familjen Makoçi, dhe veçanërisht djalin e tyre Gregorin, që duhet të ketë përjetuar situata shumë të dhimbshme.

– Dëshmia juaj është mjaft e vlefshme për opinionin publik, në një kohë kur si media që publikoi lajmin në 2003, ashtu dhe eksponentë të politikës që i përsërisin akuza të tilla herë pas here duke u mbështetur pikërisht në atë lajm, nuk marrin përsipër se disponojnë dosjen origjinale të gjykatës. Por, nëse do të bëhej fjalë për vërtetësi ligjore, ju si mendoni se do të mund të shkohej tek e vërteta rreth këtij procesi?

Është e thjeshtë fare. Dosja duhet të gjendet në arkivë dhe mund ta kishte tërhequr kushdo. Në procesverbalet e seancave gjyqësore konfirmohet gjithçka që unë po them në këtë intervistë. Unë nuk e besoj ta kenë manipuluar atë dosje, edhe pse në këtë vend gjithçka ndodh. Ç’ka unë po them, nuk është thjeshtë opinion i avokatit. Por po ju them që gjithçka mund ta konfirmoni në dosjen e gjykatës. Gjithçka unë u thashë, mund të ketë ndonjë pasaktësi të vogël për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar nga ai proces. Por ju siguroj që nuk ka asnjë devijim nga e vërteta dhe thelbi rreth atij procesi.

– Keni ju ndonjë provë sado të vogël, qoftë dhe ndonjë shënim rreth këtij procesi?

Unë nuk mbaja shënime për shkak se ishte një proces i thjeshtë ndarjeje dhe nuk mendoja kurrë se do të merrte këto përmasa ndonjëherë. E konsideroja si çdo gjyq tjetër dhe s’e kisha menduar se një ditë do të mund të transformohej në mënyrë të tillë, kaq banale, deri të neveritshme.

– Nëse Rama do të hapte një proces gjyqësor rreth këtyre akuzave të ngritura ndaj tij, ju do të dëshmonit?

Që ç’ke me të! Unë jam i gatshëm të dëshmoj në çdo sallë gjyqi ato që ju thashë. Edi Rama ka të drejtën të padisi cilindo. Ndërsa unë do të dëshmoj të vërtetën time. Asnjë shpifje monstruoze që kam dëgjuar mbi këtë proces ndarjeje, nuk është e vërtetë. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama divorci makoçi flet avokati ibrahimaj edi rama divorci makoçi flet avokati ibrahimaj

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta