Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Televizioni italian Rai3 i ka kushtuar një artikull Shqipërisë lidhur me mafian shqiptare dhe për mënyrat si ajo po pastron paratë. Kështu gazetarët italianë Pier Damiani D’Agata dhe Claudio Rubino kanë mbërritur në Shqipëri, ku edhe kanë zhvilluar një intervistë me gazetaren Klodiana Lala, e cila shprehet se: Shqipëria sot ndodhet në kushtet kur nuk flitet më vetëm për bashkëpunim të politikanëve me segmente të krimit, por sot, sipas saj, mafia ka hyrë edhe në parlament.
Gjatë intervistës, gazetari italian theksoi edhe kërcënimet që ka marrë gazetarja shqiptare nga grupet kriminale, por ajo shprehet se nuk trembet kur vjen puna për të shprehur të vërtetën. Sipas RAI3, gazetarja Lala shton se sektori i ndërtimit vijon të mbetet fusha e preferuar për pastrimin e parave të krimit.
Në Shqipëri kanë hyrë shumë para nga trafikimi i jashtëligjshëm, si droga dhe prostitucioni. Një pjesë e mirë e ndërtimeve të bëra në vend kanë ardhur si rezultat i këtyre të ardhurave. Nuk është lajm i ri bashkëpunimi i politikës me grupet kriminale. Por tashmë kemi vajtur në atë pikë, ku mafia ka hyrë në parlament.
Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klaneve të këtij spektri, sidomos kushëririn e tij Moisi Habilaj, sot i dënuar nga Gjykata e Katanias. Pak ditë më parë, Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Tiranë dhe zbuloi se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare. Risku është i madh, drejtësia është shumë e dobët, edhe pas hartimit të Reformës në drejtësi në 2016-ën, thotë Klodiana Lala.
Kujtojmë që në gusht, shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u qëllua me breshëri automatiku, tip kallashnikov. Ky ishte një sulm i qartë mafioz.
“Nuk kam frikë. Nëse një gazetar thotë të vërtetën, nuk ka pse të ketë frikë nga asgjë”, theksoi Klodiana Lala.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Banorët e Astirit kanë nisur edhe sot protestën kundër projektit “Unaza e Madhe” në ditën e tyre të 99. Mbrëmjen e sotme ata kanë mbjellë pemë, dhe pemën e parë...
Banorët e Unazës së Re, janë mbledhur sërish pasditen e sotme për të protestuar kundër projektit, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe dëmton pa të drejtë ban...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të hodhur që po i ndodh një familjeje në një fshat të Dibrës. Sipas statusit të bërë nga ish-kryeministri...
Dy persona janë deklaruar të zhdukur në Tepelenë dhe Përmet. Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës është denoncuar i zhdukur nga familja, me të cilën ka humbu...
Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit1.Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorë...
Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka shpërndarë një nga mesazhet që i kanë shkuar në inbox-in e saj lidhur me temën e përdhunimit, marrë shkas nga rasti i Kavajë...
AUSTRI- Një shqiptar 29-vjecar nga Maqedonia, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, ka humbur jetën, si pasojë e një konfliki të ashpër në provincën aus...
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i kanë drejtuar një kërkesë dekanit Artan Hoxha, ku parashtrojnë 6 pika që pasqyrojnë problematikat e tyre.Ata kanë kërkuar...
LEZHË- Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur 10 ditë më parë në lumin Drin. Trupi i Agim Zeqjes, 54-vjeç është nxjerrë nga polumbarët rreth 300 metr...
TIRANË – Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë të akuzuar për ab...