LIVE UPDATES
Aktualitet

ALARMI/ Abortet në moshën 17 vjeçare, më të lartat në Shqipëri

31 Tetor 2021, 15:00 Nga DOSJA
ALARMI/ Abortet në moshën 17 vjeçare, më të lartat

TIRANË– Aborti është një moment i vështirë si nga ana psikologjike ashtu edhe fizike. Kjo gjendje është dhe me e vështirë në momentet kur mosha e nënës është tepër e re. Në raportin vjetor burra-gra thuhet se abortet në moshën e adoleshencës janë analizuar veçmas dhe pjesa më e madhe e aborteve është kryer në moshën 17 vjeçare, 104 aborte për 1000 lindje të gjalla. Sipas gjinekologes Moza Keta, të gjitha abortet janë të dëmshme, por më të vështira janë ato në moshë të re. Ajo i tha Gazetasi.al se abortet ndikojnë negativisht në riprodhim.

Ndërkaq abortet në moshë të re lidhen me disa faktorë. Sociologia Marsi Simo shpjegon për Gazetasi.al se ky fenomen ndikon dhe lidhet fillimisht me adoleshencën e hershme, një dukuri sa biologjike aq edhe sociale.

“Është vënë re se dy dekadat e fundit adoleshenca nis në një moshë më të hershme. Sipas studimeve vajzat zakonisht fillojnë pubertetin midis moshës 8 dhe 13 vjeç dhe mesatarisht djemtë arrijnë pubertetin dy vjet më vonë se vajzat. Nisja e hershme e adoleshencës mund të shoqërohet me marrëdhënie seksuale të hershme. Duke qenë se po jetojmë në një shoqëri të hapur ku informacioni është i pandalshëm sidomos në zonat urbane, adoleshentët priren të nisin aktivietin seksual ende pa njohur veten”, shpjegon Simo.

Në raport shkruhet se pjesa më e madhe e aborteve (31.1%) ndodh nga gratë që kanë edukim 9-vjeçar dhe të mesëm. Ndërkaq në tërësi grupmosha më e predispozuar e grave për abort është 20-34 vjeç. Psikologja Entela Binjaku thotë për Gazetasi.al se kjo temë është mjaft e gjerë dhe kërkon një forcë përgjithësuese serioze, sepse çdo shifër ka pas një histori jete, ka një histori marrëdhënieje njerëzore. Binjaku shton se 17 vjeç është mosha kur shumë vajza e djem i afrohen moshës madhore, kur planet për të ardhmen nisin të ravijëzohen më qartë, por është edhe mosha kur energjia seksuale është në kanalizimin e vetë dhe kur jeta afektive nuk mund te anashkalohet.

“Abortet, pra ndërprerja e shtatzanisë në një moshë të re mund të ndodhin si pasojë e një papërputhshmërie midis pjekurisë fizike dhe pjekurisë mendore. Kur aborti është pasoja, shkaku janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. Kjo mund të ndodhë si rezultat i kulturës së ulët të të rinjve për përgjegjësinë që ka akti seksual i pambrojtur, sikundër mund të tregojë së dëshirojnë seksin por nuk njohin, nuk thellohen, ose injorojnë dhe neglizhojne përgjegjësitë që vijnë me të”, shpjegon Binjaku.

Binjaku shton se kur janë 107 aborte nga vajza 17 vjecare, kjo tregon mungesa e edukatës seksuale është e lartë, niveli kulturor i vajzave dhe djemve nga ky ngjizet një embrion është i diskutueshëm. Sipas psikologes edhe pse mjekët flasin shpesh për pasojat që ka në shëndetin e vajzës apo gruas ky proces, sërish ky aspekt nuk merret seriozisht. Ndërsa sociologia Simo i shpjegon Gazetasi.al se sipas një studimi nga “Sistemi i Mbikëqyrjes së Sjelljes së Rrezikut të të Rinjve” ku u anketuan rreth 130,000 nxënës të shkollave të mesme në 40 shtete, rezultoi se në nivel kombëtar, 38% e adoleshentëve thanë se kishin pasur marrëdhënie seksuale.

“Nga këto marrëdhënie të hershme, shpesh dhe të pambrojtura dhe pa informacion çojnë në shtatëzëni të padëshiruara. Në këtë mënyrë vajzat i drejtohen abortit si zgjidhje. Megjithatë nuk mund të përjashtohen edhe rastet e abortit në këtë moshë të vogël edhe për shkak të shtatzënive të krijuara si pasojë e përdhunimeve apo incesteve,”shton Simo.

Të dhënat e raportit nga INSTAT tregojnë se numri i aborteve në total gjatë vitit 2020 ishte 4540, ndërkaq abortet spontane përbëjnë 80.8% të totalit. Një tjetër e dhënë shqetësuese është se raporti lindje-abort tregon se për 6.2 lindje ka ndodhur paralelisht një abort.

Binjaku shton se në shumë raste varfëria është përcaktuese për abortet. “Vajza apo djem të varfër ose nga familje të varfëra që nuk kanë mundësinë të cojnë përpara një shtatzani  sepse nuk jane gati për të dhe nuk kanë as edhe mundësinë të marrin përsipër përgjegjësi të tilla. Por pranojne të nderpresin një shtatzëni sepse nuk kanë mundur ta parandalojnë atë,” shprehet Binjaku.

Më tej psikologja shton se shpesh traumat pas një aborti nuk trajtohen, për shkak se ky proces kryhet në heshtje dhe pa u këshilluar me askënd dhe ato mund të vijnë e thellohen me kalimin e kohës dhe e gjitha kjo pasqyrohet edhe në marrëdhëniet me të tjerë.

Marrë nga Gazetasi.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abortet ne shqiperi abortet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë