Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË-Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë një postim në Facebook, në lidhje me çështjen e Lumit Vjosa në ditën botërore të ujit, vetëm pak orë para se të fillojë seanca konstruktive në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka shkruar se i bashkohen thirrjes së qytetarëve të Shqipërisë, aktivistëve lokal e ndërkombëtar, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që qeveria në Shqipëri të shpall lumin Vjosa, Park Kombëtar, duke hequr planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja.
Po ashtu, ai është shprehur se është momenti që Kosova dhe Shqipëria duhet të mbrojnë ato pasuri natyrore që kanë mbetur pa u prekur e dëmtuar.
“Sot në Ditën Botërore të Ujit i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve lokal dhe ndërkombëtar, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 25 prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë të shpall lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të heq dorë nga të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja. Vjosa, lumi që lidh Shqipërinë me Evropën, është pasuri e trashëgimi jo vetëm kombëtare por edhe evropiane. Kanione të mrekullueshme, rrjedha të vrullshme e të papengueshme, ekosistem unik dhe 1,100 speciet që strehohen në të e bëjnë Vjosën lumin më të veçantë në Evropë. Pavarësisht kërkesave të banorëve, angazhimit të aktivistëve dhe rezolutës së Parlamentit Evropian për të shpallur Vjosën park kombëtar akoma nuk është bërë asgjë. Vjosa mbetet lumi i fundit i “egër” në kontinentin e Evropës i cili është i paprekur nga dora e njeriut dhe duhet të mbetet i tillë. Njëjtë sikurse në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë qeveritë, pavarësisht kundërshtimeve publike e protestave të banorëve, kanë bërë presion të vazhdueshëm për ndërtim të hidrocentraleve. Në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, qeveritë në Kosovë kanë mundësuar ndërtimin e hidrocentraleve të vogla duke prishur burimin e lumenjve ekzistues. Investime të tilla afatshkurtra për përfitime të shpejta materiale individuale, pa llogaritur fare dëmet afatgjate ekologjike dhe ndikimet negative në mirëqenien e komuniteteve, nuk do të bëhen më. Tani është momenti që bashkë në Kosovë e në Shqipëri të mbrojmë ato pasuri natyrore që kanë mbetur pa u prekur e dëmtuar e t’i restaurojmë e rikthejmë ato që tashmë na i kanë degraduar,”-ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot në Ditën Botërore të Ujit i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve lokal dhe…
Posted by Albin Kurti on E hënë, 22 Mars 2021
(k.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KUKËS- Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës. Lartësia e borës në zonat malore arrin deri në 60 cm dhe në qytet 15 cm, ndërsa raportohet se r...
KORÇË-Reshjet e dëborës me intensitet dhe erëra të forta kanë shoqëruar qarkun e Korcës. Trashësia varion nga 5cm-25 cm në zonën e Voskopojës, Qafa...
BULQIZË– Dje dhe sot vendi është përfshirë nga moti i keq, ku veriu i vendit është përballur me borë dhe stuhi ere. Si pasojë e motit të keq, Bulqiza dhe z...
BERAT– Ura në fshatin Goriçan të Beratit është shembur. Siç shihet në fotot e mëposhtme ka qënë një kamion i cili ka pasur një ngarkesë të madhe m...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë vizitën e kryeministrit Edi Rama në Paris.Top C...
TIRANË– Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore kanë mbizotëruar ditët e fundit në Shqipëri. Këto kanë shkaktuar ndërprerje energjie elektrike në disa...
“U ula në një lokal, mora kafe raki. Pastaj shkuam në një lokal tjetër. Edhe aty raki. Edhe në lokalin e radhës pimë raki. Kur shkova në shtëpi më priste gruaja...
TIRANË-Dy raste të ngacmimeve seksuale janë raportuar në Tiranë. Policia bën të ditur se është shpallur në kërkim një 42-vjeçar pasi në rrugën “Pand...
TIRANË–Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 39 vjeçar, pasi ka thyer masën...
KUKËS– Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës kanë bllokuar prej shumë orësh Rrugën e Kombit.Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetin social ‘Fa...