LIVE UPDATES
Bota

Albini më kujton vetminë e gjimnazit

24 Prill 2020, 09:22 Nga DOSJA
Albini më kujton vetminë e gjimnazit

KOSOVË- Nuk e di saktë se si e kam tërhequr zemërimin e tyre, ama një ditë prej ditëve, u ndodha plotësisht e vetmuar në klasë, në rreshtin e mesëm ku ulesha në bankën e parë, së bashku me shoqen time (deri në ato momente) të ngushtë.

Nxënësit e rreshtit të mesëm, krejt papritur dhe pa asnjë paralajmërim u ulën në dy rreshtat e tjerë dhe ma ‘lshuan’ mua komplet rreshtin e mesëm si lloj proteste ndaj meje…a nuk e di çka, më distancuan.

Nuk i pyeta ‘Pse’. Kur filloi ora e mësimit, kishim matematikë, dhe profesorin e kishim edhe kujdestar të klasës. Një njeri shumë i mirë, të cilin e falenderoj që me një metodë krejt të ‘çuditshme’ ma mësoi ‘ujë’ matematikën, aq sa të marrë pjesë nëpër gara.  Ma mësoi matematikën duke më ‘detyruar’ ta përshkruaj një detyrë të njejtën në komplet një fletore.

Ende pa e lshu’ ditarin nga dora, profesori më shikoi mua që kisha përfunduar e braktisur nga shoqnia, por që me një mendjemadhësi po e përballoja fatin.  Nuk isha krenare, as e zemëruar, asgjë nuk ndjeja….isha mospërfillëse. Bota më dukej e imja. Dhe, vetja ‘e mjaftueshme’. Në pasqyrë gjithmonë dukesha sy përlotur, ama në mendjen time ‘askush s’më duhej’.

U nervozua profa kur më pa ‘të braktisur’, por i përmbajtur siç ishte i shikoi nxënësit rend e rend, i shikoi gjatë dhe në heshtje…  s’kisha parë heshtje më të gjatë e më shpuese sesa ajo. Pastaj, e theu heshtjen dhe tha:  ‘Kjo çika e ulur vetëm këtu, peshon sa krejt klasa’.

Kaq tha dhe vazhdoi me shikimin e tij. I shikonte nxënësit me rend. Shikimi i tij nuk ishte kërcënues, ishte si shikimi i një njeriu të pikëlluar, që e kërkonte fajtorin aty ku fshihet zakonisht, në sy. Heshtje në klasë. Askush nuk thoshte asgjë. Profesori nuk i pyeti ‘çka ka ndodhë’.  Nuk më pyeti as mua.

Iu drejtua shoqes sime të bankës me një shikim, dhe ajo, ngadale (Zot, e shoh si sot) në heshtje dhe kokëulur u kthy në bankë te unë. Të ‘urdhëruar’ nga shikimi i kujdestarit, të gjithë një nga një u kthyen në bankat e tyre të rreshtit ‘tim’ të mesëm dhe krejt natyrshëm çdo gjë u bë ‘normale’ përsëri, përveç meje. Nuk e dija çfarë ka ndodhur!  Dhe, as nuk më interesonte.

Në distancim ka diçka që të bën të ndjehesh ‘i veçuar’, e ty gabimisht të duket vetja ‘i veçantë’. Kurrë nuk i kam pyetur: Pse më kanë lënë vetëm. E kam pas një ndjesi sikur nuk më duhen gjë njerëzit e ‘huaj’ dhe ata që më duhen mua gjithmonë janë ‘larg’, dhe kurrë nuk janë ‘ata’ që i kam para syve. Por, një ditë, e mora ‘vetminë’ time në duar dhe e ktheva në lojë. Ngadale fillova me ndryshu, sepse e dija se ka diçka në mua që po i bënte nervoz ata.

Nuk po them se isha e ‘pafajshme’. Isha ‘fajtore’ sigurisht, por pa vepër faji. Faji im ishte qëndrim, jo veprim, ishte indiferencë e jo urreje, isha e vetmjaftueshme por jo egoiste.  Faji im nuk shkruhej në letër, sepse ende nuk e kishte moshën e pjekurisë.

Nxitoja të pyetesha e para në klasë, vullnetare. Kisha qejf me heq gajlen e mësimit, edhe detyrat e shtëpisë për të nesërmen i përfundoja në klasë, ndërsa kur nuk arrija t’i bëja në klasë, i bëja te dyert e shtëpisë, ende pa hy brenda. Më pëlqente kur i gjeja gabime sidokos profesoreshës së letërsisë.  Në moshën 15-të vjeçare ‘palidhje’ e lexoja Niçen në klasë, dhe këto nuk i bëja që isha e flaktë për mësim ose me shitë mend, por më pëlqente të ecja para kohës, para tyre, para krejtve dhe me mbërri, ku me ditë ku?

Te ata njerëzit e urtë që ‘më duhen’ dhe që ose kanë vdekur, ose janë gjithmonë ‘larg’. Unë nuk nxitoja të pyetesha e para për mendjemadhësi, por e bëja për lojë, për ta harxhuar kohën në lojë, se kam lu’ shumë unë, edhe në gjimnaz kam lu’ fshehtas…edhe sot luaj ‘kilas’…dhe nëse më pyet dikush çka është lumturia, unë them se ‘Lumturia është Lojë.

Fillova me mbledh mend.  Ti pyes shoqninë për pyetjet që ua dija përgjigjen;
M’i bë detyrat bashkë. …fillova m’u paraqitë e habitur dhe e magjepsur me ‘gjeturinë’ e shokut a shoqes; Shpërndaja fjalë të bukura falas, siç i falë gjërat jo pse je njeri i mirë, por sepse qto gjëra nuk i do më për vete.  ‘Tregomë, se ti din, qysh me vepru në këtë rast’, pyesja me përulje (për gjërat që i dija) veç m’u dukë shoqe e mirë, m’u dukë normal.

Ky fati i ‘distancimit’ më ka ndjekur gjatë, edhe në fakultet, anipse ‘u barazova’ dikur, diqysh, bile e teprova ‘në barazim’ se shpeshherë ‘u ula’ veç mos me ma hetuar askush atē ‘ndjesinë’. Se ende më ka mbetur ai rremi që më duket se si unë e kam ‘mirë’ dhe se ata që mua më duhen e që janë për mua, ose kanë vdekur, ose janë larg.  Janë shumë larg.  Dhe gjithësesi kanë jetuar në një tjetër kohë.

P.S. Fati i Albin Kurtit është pak i dhimbshëm.  Së paku (pas Rugovës për të cilin kur ka vdekur kam qarë si fëmija), Albini është i vetmi politikan që më vjen shumë keq për vetminë e tij, si sonte te Jeta në Kosovë, ndjeva keqardhje, shumë keqardhje, si kur të vjen keq për një vëlla.

Me zor të madh e bëri qeverinë; – me lehtësi të madhe përfundoi i braktisur;– ndodhi pandemia dhe krejt mandati i shkoi me maska duke luftuar plus me armikun e padukshëm. Ndërsa pandemia, ua zgjati jetën atyre që neve na e shkatërruan jetën.
Pandemia ia dha ‘të kaluarës’ edhe një shans për ta shkatërruar Kosovën, për ta shkatërruar edhe pak, derisa të bëhet tamam.

Ky është fat, s’di çfarë fati, s’du’ me ja ngjit mbiemrin cilësor se më vjen gjynah. Më lehtë ia ngjes mbiemrin fatit tim sesa fatit të tjerëve. Të gjithë politikanët e gati krejt gazetarët janë kundër Albin Kurtit. Ama nuk janë kundër tij veç politikisht, por janë kundër tij me shpirt, me ndjenja, me forcë, seriozisht dhe sinqerisht janë kundër tij.

Së paku ndonjë më i moshuar ish dasht të sillet me të si kujdestari im i gjimnazit me mua. Si e tërheq Albin Kurti inatin e ‘të gjithëve’ ndaj tij. A e urrejnë sepse Albinin e shohin si ‘fundin’ e tyre?  Apo i hakmerren për ‘mendjemadhësinë’ e tij, duke e lënë vetëm?

Kjo urrejtje duket si personale, nuk e arsyeton vetëm frika nga ndëshkimi.  Ndoshta pse vetëm Albini duket se ka të ardhme, e këta të tjerët duken si njeriu që mërzitet veç pse nuk ëndërron më.  Dhe se Albini ua ka vjedhë ëndrrat.

Nuk e di.  Çka u kujton Albini? …ndoshta atë ndjesinë më të vjetër se vetëdija…se si ‘ata që më duhen mua, ose kanë vdekur, ose janë Larg’, ama kurrë s’janë ata me të cilët kam punë.  Prandaj, kurrë nuk i citojmë të gjallët.

Nuk e di pse.  Nuk di ta shpjegoj vetminë, sepse di ta ndjej.  Dhe, vetmia e ka një të ‘mirë’ sepse të bën të dukesh viktimë.  Nuk ka fjalori fjalë më të dhimbshme sesa fjala ‘vetmi’.
Pra, Albin Kurti sot është simbol i njeriut të vetmuar dhe të braktisur në mënyrë të organizuar nga ‘të gjithë’. Ky fat e bën viktimë, e populli e ka zanat t’ia lēmojë flokët jetimit.  Prandaj, të vetmuarit dhe jetimët gjithmonë janë më të suksesshēm sesa ata që ngihen me dashni ende pa e kutpuar çka është dashnia.

Unë e kam lehtë.  Secilin shkrim qe e shkruaj, e shkruaj si të jetë shkrimi im i fundit. Edhe ky shkrim i sontëm, dhe u kry.  Pra, shkruaj për pikë t’qejfit, nuk e kam asnjë mision. As ta ‘iluminojë’ askend, nuk shes shkrime me pare, nuk blej bukë me shkrime, përkundrazi e rrezikoj bukën e përditshme me shkrime.

Por, ndryshe Albini. Varet nga të tjerët dhe as që duket i vetëdijshëm se varet nga të tjerët.  Pranon ‘pak’ të varet nga LDK veç pse i duken ‘të lodhur’, të perenduar, dhe pa të ardhme. Albin Kurti duhet të duket të duket si ‘të tjerët’.  Por është shumë zor me ndryshu e mos m’u hetu nga që të duan veç pse je ‘ndryshe’.

Jeta të shkon duke u përshtatur, e jo duke qenë ajo/ai që je, se kur je ai që je, s’të do më askush, përveç vetes, e vetja kurrë nuk mjafton. Mos ndrysho ti, se është e pamundur, por bëhu kishe ke ndryshuar…  Kur të pyesin ‘si po kalon’ thuaj ‘ashtu, nom, me dynja’.  Dhe gjithmonë pyeti njerëzit për gjërat që ti i di, dhe kurrë mos qesh kur të tregojnë rrëfime që i kanë dëgjuar ose i kanë lexuar prej teje.

Pra, zbrit në tokë.  Se nuk ish aq keq.  Këtu në tokë janë varret e profetëve që e kanë zbuluar Zotin dhe e dijetarëve që e kanë përshkruar bukur jetën, të cilën nuk e kanë jetuar, sepse kanë qenë të vetmuar. Se ata që janë Larg, gjithmonë kanë jetuar para teje, ose kanë vdekur, ose s’kanë lindur kurrë, përveç në kokën tënde. Zoti s’ka dashur që njerëzit të jenë të barabartë, por që në mënyrë të rrejshme duhet të dukemi sikur jemi të barabartë. Asnjë zog nuk fluturon vet i dyti.  Fluturo tinëz.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albin kurti kimete berisha albin kurti kimete berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen