LIVE UPDATES
Bota

Aleati i opozitarit rus: Qeveria ruse e përfshirë në helmimin e Navalnit

3 Shtator 2020, 14:55 Nga DOSJA
Aleati i opozitarit rus: Qeveria ruse e përfshirë në helmimin e

RUSI-Ai tha se “Këto substanca helmuese të shkallës ushtarake mund t’i përkasin vetëm qeverisë, janë vetëm në duart e shërbimeve speciale dhe nuk ka gjasa që ato t’i ketë një kriminel i zakonshëm ose dikush që do të donte të dëmtonte Navalnin.”

Sot Kremlini hodhi poshtë akuzat se Rusia ishte përgjegjëse për helmimin e Navalnit dhe tha se nuk shihte arsye që kundër Moskës të vendoseshin sanksione për këtë çështje.

Navalny, 44 vjeç, është një kundërshtar i hapur i Presidentit Rus Vladimir Putin dhe njihet për hetimet ndaj korrupsionit në qarqet e larta zyrtare.

Ai u dërgua në Gjermani muajin e kaluar pas një krize që pësoi ndërsa ishte në një avion në Siberi dhe po kthehej në Moskë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha dje se atë e kishin helmuar me agjentin nervor Novichok të llojit sovjetik në përpjekje për ta vrarë.

REAGIMI I SHBA

Shtëpia e Bardhë e quajti “plotësisht të dënueshëm” faktin që udhëheqësi i opozitës ruse Aleksej Navalni u helmua me një agjent kimik nervor dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen “për të vënë para përgjegjësisë personat përkatës në Rusi.”

Komentet u bënë nga John Ullyot, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili tha se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga rezultatet që dolën sot”.

“Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të mbajtur përgjegjës cilindo në Rusi, kudo që të çojnë provat dhe të kufizojmë fondet për aktivitetet e tyre keqdashëse”, tha ai.

Një burim i qeverisë së SHBA që ka njohuri për raportimet e zbulimit amerikan tha se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në përfundimin e arritur nga Gjermania se për helmimin e Navalnit është përdorur agjenti nervor Novichok.

Më herët të mërkurën, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni, i cili është nën kujdes intensiv në një spital të Berlinit, u helmua me agjentin nervor Novichok të llojit sovjetik, në përpjekje për ta vrarë atë.

Ajo tha se Berlini tani pret që Moska të shpjegohet dhe që Gjermania të konsultohet me aleatët e NATO-s se si të përgjigjet, gjë që rrit mundësinë e sanksioneve të reja perëndimore ndaj Rusisë.

Moska ka mohuar përfshirjen në incident dhe ministria e jashtme ruse tha se pohimi i Gjermanisë nuk ishte i mbështetur në prova, duke u ankuar për mënyrën se si Gjermania e publikoi informacionin rreth Navalnit.

“Ky është informacion shqetësues për vrasje në tentativë me helmim ndaj një figure udhëheqëse ruse të opozitës,” tha zonja Merkel në një konferencë për shtyp.

“Aleksei Navalni ishte viktimë e një sulmi me agjentin nervor kimik të llojit Novichok”, tha ajo.

Navalny, vazhdon të jetë në gjendje kome artificiale në qendrën e kujdesit intensiv të spitalit.

Një agjent nervor i së njëjtës familje u përdor dy vjet më parë për të helmuar një shtetas rus të arratisur në Britani.

Rusia është tashmë nën sanksione perëndimore pas aneksimit të Krimesë gjashtë vjet më parë. Një tjetër përballje me vendet evropiane ose Shtetet e Bashkuara mund ta dëmtojë më tej ekonominë e saj.

Prokurorët rusë thanë të enjten e kaluar se ata nuk panë nevojën për një hetim penal pasi nuk gjetën asnjë shenjë që të ishte kryer ndonjë krim.

Navalni, 44 vjeç, u transferua në Gjermani në fund të muajit të kaluar. Ai u sëmur papritur kur ishte duke udhëtuar me avion nga qyteti siberian Tomsk për në Moskë. Avionit iu desh të bënte një ulje emergjente në Omsk.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas i kërkoi Rusisë të hetojë helmimin e zotit Navalny tani që analizat klinike tregonin se ai ishte sulmuar me një agjent nervor.

“Kjo e bën edhe më të ngutshme që personat përgjegjës në Rusi të identifikohen dhe të vihen para përgjegjësisë,” u tha ministri Maas gazetarëve. “Ne e dënojmë këtë sulm me termat më të ashpra,” tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg reagoi gjithashtu.

Kjo është tronditëse dhe unë e dënoj plotësisht atë. Përdorimi i një agjenti nervor të shkallës ushtarake e bën edhe më urgjente që autoritetet ruse të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent. Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Ne do të këshillohemi me Gjermaninë dhe të gjithë aleatët për pasojat e këtyre përfundimeve. NATO-ja e konsideron çdo përdorim të armëve kimike si kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha zoti Stoltenberg.

Novichok është një grup agjentësh nervorë vdekjeprurës të krijuar nga ushtria sovjetike në vitet 1970 dhe 80.

Britania thotë se Rusia përdori Novichok për të helmuar ish-agjentin Sergei Skripal dhe vajzën e tij në qytetin britanik Salisbury në vitin 2018. Të dy ata i mbijetuan sulmit.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në këtë sulm. Një grua 44-vjeçarie, Dawn Sturgess, humbi jetën nga i njëjti agjent nervor.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksej navalni ivan zhdanov aleksej navalni ivan zhdanov


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen