FOTOLAJM/ RENEA, FNSH dhe "Shqiponjat" zbarkuan në Pogradec, dalin pamje nga operacioni, momenti i shoqërimit të një personi...
Bota
Tomash Szunyog nis zyrtarisht punën si ambasador i BE-së në Kosovë
3 Shtator 2020, 14:48Nga DOSJA
KOSOVË -Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka bërë të ditura të enjten prioritetet e tij gjatë mandatit të ri të saponisur në këtë shtet.
Pasardhësi i Natalia Apostolovas, ka thënë se blloku evropian do të vazhdojë t’i ndihmojë institucionet e Kosovës në menaxhimin e pandemisë me koronavirus. Sipas tij, BE-ja deri më tani ka ndarë për Kosovën 168 milionë euro për të adresuar aspektet shoqërore-ekonomike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
“Krahas asistencës në lidhje me COVID-19, unë do të vazhdoj të promovoj prioritetet tashmë të vendosura dhe afatgjata të BE-së: arsim më të mirë për të gjithë, më shumë siguri juridike, mbështetje për rritjen ekonomike dhe klimë të përmirësuar për investime. Është thelbësore që qytetarët të kenë besim tek institucionet dhe të dinë që përparimi i tyre në jetë është rezultat i punës dhe i meritave të tyre. Unë do të vazhdoj të bëj thirrje për luftë efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Szunyog përmes një deklarate.
Mes tjerash ambasadori i ri i BE-së në Kosovë ka përmendur edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), njëherësh marrëveshjen e parë dhe të vetme mes Kosovës dhe BE-së.
AUSTRALI- Një grua në Australi është arrestuar, pasi kishte shpërndarë një video në rrjetet sociale ku u bënte thurrje njerëzve që të dilnin në protestë kundër ...
KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka hedhur kritika të forta ndaj d...
SHBA- Një burrë me ngjyrë dhe i paarmatosur vdiq në shtetin e Neë York-ut pasi policia i zuri frymën me një kapuç për dy minuta. Bëhet fjalë për Daniel ...
ITALI– Policia ka vënë në pranga dy shtetas italianë dhe po heton në gjendje të lirë dy të tjerë për një ngjarhe që ka ndodhur kohë më parë në Romë.Në pra...
GJERMANI– Pesë fëmijë janë gjetur të vdekur ditën e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Solingen, Nordrhein-Westfalen, në Gjermani. Mësohet se fëmijët u ...
IZRAEL- Ministria e Shëndetësisë në Izrael ditën e sotme ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 3.073 raste të reja me koronavi...
SHBA– Pas pak minutash pritet që të nisë takimi mes Kosovës–Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.Sikurse shkruajnë edhe mediat kosovare, mësohet se në takimin e sotëm p...
MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ditën e sotme ka theksuar se projekti i Serbisë së Madhe është ringjallur. Teksa ka dhënë një inter...
SHBA– Në një kohë që na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Presidenti aktual, Donald Trump u ka bërë thirrje nj...