LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Alo, policia ‘Audi’ po bën gara në Laprakë’/ Efektivët i kapin ‘mat’, telefonatat e qytetarëve që ‘shpëtua

13 Korrik 2021, 06:16 Nga DOSJA
‘Alo, policia ‘Audi’ po bën gara në

TIRANË– Telefonatat e qytetarëve në Tiranë, kanë vënë pas hekurave 7 drejtues mjetesh që bënin gara, ishin të pirë në timon apo dhe rrezikonin jetën e qytetarëve. ‘Alo policia ‘Audi’ po bën gara në Laprakë, është i rrezikshëm, duket i pirë’- janë disa nga telefonatat që qytetarët kanë bërë ndaj 112-ës për të denoncuar drejtuesit e mjeteve që i kanë parë si të rrezikshëm. Këto telefonata kanë arrestuar 7 drejtues mjetesh.


Telefonata e parë anonime ishte: “Alo Policia, tek “Komuna e Parisit”, drejtuesi i një automjeti “Mercedez” po ecën si i çmendur dhe po rrezikon fëmijët dhe banorët e zonës”.
Ky person u gjobit, ndërsa më vonë u ndalua nga policia pasi u denoncua sërish për dhunë ndaj partneres. Janë 7 drejtues mjetesh të cilët u gjobitën për veprimet e kryera, madje disa prej tyre iu hoqën dhe lejen e drejtimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Telefonatat që shpëtojnë jetë”! Qytetarët që duan rregull dhe siguri, nuk ngurojnë të japin kontributin e tyre, sa herë konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje që cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, duke telefonuar menjëherë në numrin e emergjencave 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Shumica e informacioneve të adresuara nëpërmjet telefonatave kanë rezultuar të vërteta dhe shumë të rrezikshme. Nëse nuk do reagohej në kohë nga strukturat e kontrollit të territorit, do të kishte pasoja të rënda për jetën.

– Telefonata e parë anonime: “Alo Policia, tek “Komuna e Parisit”, drejtuesi i një automjeti “Mercedez” po ecën si i çmendur dhe po rrezikon fëmijët dhe banorët e zonës”.
Koha e reagimit 4 minuta, automjeti konstatohet në rrugën “Liman Kaba”, drejtuesi i automjetit ndëshkohet me 16000 lekë të rinj gjobë, për gara shpejtësie dhe xhama të errësuar. I njëjti drejtues automjeti disa orë më vonë denoncohet nga qytetarë të tjerë se po dhunonte një femër dhe pasi shoqërohet, krahas veprimeve te tjera procedohet edhe për xhama të errësuar.

– Telefonata e dytë anonime: “Alo Policia, drejtuesi i një automjeti “Opel” po bën manovra të rrezikshme tek zona e inxhinierisë së ndërtimit, duket në gjendje të dehur”.
Koha e reagimit 2 minuta, pasi konstatohet, drejtuesi i mjetit rezulton në gjendje të dehur dhe me mangësi në dokumentacion, arrestohet dhe ndëshkohet me 70.000 lekë të rinj, pezullim leje drejtimi 12 muaj dhe tërheqje leje qarkullimi.

– Ankesë te Komisariati Dixhtal: “Kur do merren masat nga Policia e Shtetit, që mjetet e tjera të mos qëndrojnë pranë vendit të taksive në rrugën “Petraq Leka” dhe të mos na marrin pasagjerët se po na falimentojnë”.
Koha e reagimit 45 minuta, konstatohen dy nga mjetet që kishin zënë vendin e taksive, drejtuesit e tyre ndëshkohen nga 40.000 lekë të rinj secili, për ushtrim aktiviteti të palicencuar, shkelje e përsëritur disa herë.

– Telefonata e tretë anonime: “Alo Policia, drejtuesi i një automjeti është i pirë dhe punon me pasagjerë në të zezë, tani ndodhet tek Zogu i Zi”.
Koha e reagimit 7 minuta, pasi u konstatua, drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit dhe duke ushtruar aktivitet të palicencuar për transport pasagjerësh, ndëshkohet me 25000 lekë të rinj.

– Telefonata e katërt, e adresuar nga 7 qytetarë të ndryshëm: “Alo Policia, drejtuesi i një automjeti po ecën si i çmendur nga Durrësi për në Tiranë, duket i pirë”.
Koha e reagimit 11 minuta, pasi ndalohet në zonën e Laprakës, drejtuesi rezultoi në gjendje të dehur, arrestohet dhe ndëshkohet me 30.000 lekë të rinj dhe pezullim leje drejtimi për 20 muaj.

– Telefonata e pestë anonime: “Alo Policia, një automjet “Audi” po bën gara në zonën e Laprakës”.
Koha e reagimit 2 minuta, pasi konstatohet dhe ndalohet, rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte i papajisur me leje drejtimi, arrestohet në kushtet e flagrancës. Ndëshkohen drejtuesi dhe pronari i automjetit, me 120.000 lekë të rinj.

Telefonata e gjashtë anonime: “Alo Policia, drejtuesi i një automjeti po bën xhirime gomash, duket i pirë”. Koha e reagimit 9 minuta, nga patrulla e Policisë Rrugore i jepet shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk bindet dhe vijon të shkelë semaforët, të xhirojë gomat, të futet në sens të kundërt dhe gjatë ndjekjes policore rrezikon përdoruesit e tjerë të rrugës përreth 45 minuta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Pasi ndalohet dhe neutralizohet nga shërbimet e Policisë, arrestohet në kushtet e flagrancës, ndëshkohet me 100.000 të rinj, i hiqet leja e drejtimit deri në riverifikimin e kushteve fizike dhe psiqike nga komisioni përkatës, i ndalohet administrativisht automjeti. Dëmet anësore: 2 automjete të Policisë të dëmtuara gjatë ndjekjes dhe një efektiv policie i plagosur. Efekti: një “vrasës sigurie” më pak në rrugët tona.

Telefonata e shtatë: “Alo, drejtuesi i një kamioni mallrash po ecën si i çmendur nga Brryli drejt spitaleve”.Koha e reagimit 2 minuta, konstatohet nga patrulla e Policisë Rrugore, duke përdorur aparatin celular dhe rezulton në gjendje të dehur, arrestohet, ndëshkohet me 95000 lek të rinj dhe i pezullohet leja e drejtimit për 24 muaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore telefonatat e qytetareve kontrolle nga policia rrugore telefonatat e qytetareve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet