LIVE UPDATES
Aktualitet

AMA/ Rishikim të Kodit të Transmetimit si nevojë e zhvillimit të tregut audioviziv

21 Prill 2022, 18:56 Nga DOSJA
AMA/ Rishikim të Kodit të Transmetimit si nevojë e zhvillimit

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka nisur sot procesin e rishikimit të Kodit të Transmetimit në një konferencë në Tiranë, kishin prezent përfaqësues të autoriteteve homologe, ekspertë të botës akademike dhe medias, përfaqësues të grupeve të interesit, nga ojf-të etj. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi duke uruar mirëseardhjen, përmendi rëndësinë e Kodit të Transmetimit dhe nevojën për të rishikuar këtë dokument, i cili është miratuar që në vitin 2017, por që kërkon rishikimin pothuajse në të gjithë gamën dhe shumëllojshmërinë e veprimit të këtij akti nënligjor.

Ndërsa bëri me dije se AMA ka nisur përpjekjet për impelementimin e Direktivës Evropiane për Shërbimet Audiovizuale të miratuar në vitin 2018 nga Parlamenti Evropian, akt që do të kërkojë ndryshim të ligjit organik të AMA-s, Kransniqi shtoi se “Në Shqipëri përpjekja jonë për të ecur paralelisht për një rregullim kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe në gjendje për të parashikuar avancimet e mëtejshme në këtë fushë, quhet Kodi i ri i Transmetimit”. Sipas saj, synohet që në Kodin e ri të përfshihen edhe më tej përparësitë kryesore të platformës europiane të autoriteteve rregullatore.

Sipas Krasniqi egzistojnë të gjitha mundësitë për të perfeksionuar sistemin “raporto, verifiko dhe përditëso”, apo elimino një informacion i cili cënon në mënyrë flagrante një prej të drejtave dhe lirove themelore.

AMA është një prej autoriteteve që ka mbështetur me shumë bindje dy nga vendimet e ERGA-s për parandalimin e përhapjes së propagandës pro-ruse dhe vendimin për të kontribuar në rritjen e efikasitetin e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës zyrtare. Ndonëse pati pretendime ss ky qëndrim bie ndesh me pkuralizmin e mendimeve dhe qëndrimeve mediatike, në gjykimin tonë ky është një moment historik pasi vendos se dinjiteti njerzor dhe e drejta për mirëinformim prevalon mbi çdo të drejtë apo parim tjetër në fushën mediatike”, nënvizoi Krasniqi.

Folësi kryesor i këtij takimi ishte Volfgang Kreisigj, Kryetari i Drejtorëve të Autoriteteve të Mediave Audiovizive të Landeve gjermane dhe i komisionit të Licencimit dhe Mbikëqyrjes. Ai prezantoi eksperiencën gjermane në menaxhimin e medias dhe aktet ligjore të cilat aplikohen në këtë shtet. Sipas tij, disa nga sfidat me të cilat përballen edhe rregullatorët gjermane kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, kuadri ligjor për të mbuluar të gjithë aspektet e medias parë në dritën e zhvillimeve të vrullshme teknologjike, përfshirë mjedisin online dhe ruajtja e standardeve më të larta në mediat audiovizive.

Francesco Sciacchitano, konsulent për cështjet ligjore në autoritetin rregullator Italian, AGCOM dhe drejtues i grupeve të punës për platformat ndërkombëtare të rregullatorëve, solli modelin vendit të tij në kë fushë dhe sfidat që hasen. Sciachitano cilësoi si problemet më aktuale në Europë fenomenimin e dezinformimit dhe probleme që lidhen me të drejtën e autorit. Sipas tij, sfida më e madhe është gjetja e mekanizmit të duhur që Kodi i Transmetimit të trajtojë njësoj median tradicionale dhe atë online.

Zëvëndëskryetari i EPRA-s, njëherësh konsulent ligjor për cështjet europiane pranë Konferencës së Drejtorëve të Autoriteteve të Mediave Audiovizive të Landeve gjermane, Peter Metzneller, u ndal tek përpjekjet që po bëjnë organizmat ndërkombëtarë në fushën e rregullatorëve të medias për të zgjidhur këto sfida të ngjashme në të gjitha vendet. Ai mbështeti idenë se është e domosdoshme që mes institucioneve rregullatore por dhe medias të ketë shkëmbim informacioni dhe krijim sinergjish për të zgjidhur probleme të këtij lloji.

Mezneller bëri me dije dhe se Gjermania ka krijuar programe specifike për të gjetur shkeljet në rrjetet online që kanë të bëjnë kryesisht me gjuhën e urrejtjes, dhunën dhe gjuhën e papërshtatshme. Ramadan Cipuri, pedagog dhe ekspert komunikimi, drejtues i Qendrës Shqiptare për Komunikimin Publik, sugjeroi që Kodi i ri të ketë parasysh tre momente të rëndësishme. Së pari, kujdesin në lidhje me moscënimin e lirisë së medias, së dyti, të bëjë një rregullim të pjesshëm të mediave digjitale dhe së treti, rregullimin e komunikimeve me natyrë tregtare veçanërisht atyre të fshehura.

Përfaqësuesit e medias publike dhe private kombëtare e vendosën theksin tek nevoja për rishikimin e këtij Kodi për t’a bërë sa më aktual e të zbatueshëm. Kryeredaktori i Radio Televizionit Publik Shqiptar Gert Selenica diskutoi mbi momentet më të rëndësishme që hasen në punën e përditshme në lidhje me zbatimin e parimeve dhe rregullave etik që parashikon Kodi i Transmetimit, por mbi të gjitha për ato situata të parregulluara, siç së fundmi ishte rasti i luftës në Ukrainë dhe pamjeve që vijnë prej andej. Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan Armand Shkullaku foli për disa aspekte të Kodit Aktual të Transmetimit, duke vlerësuar se gjatë këtyre viteve është bërë përmirësim i dukshëm në procesin e raportimit nga media. Ai sugjeroi përfshirjen në të edhe të rregullave lidhur me kasetat e gatshme që kryesisht vinë nga partitë politike.

Kryeradaktori i lajmeve në Televizioni Top Channel Altin Kreka u ndal tek një fenomen gjerësisht i diskutuar në lidhje me mënyrën sesi shihet ruajtja dhe interesi publik sidomos nga operatorët privatë. Për Kryeredaktorin e lajmeve në Vizion Plus Roland Zili, dokumenti i rishikuar nuk duhet të ketë natyrë shtrënguese. Sipas tij, gazetarëve profesionistë u rri ngushtë Kodi i Transmetimit, pasi ata shërbejnë edhe si eduktues, edhe si rregullatorë por edhe si modele në shoqëri. Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptar i Helsinkit, një prej organizatave më aktive në fushën e të drejtave të njeriut, Erida Skëndaj u ndal tek gjuha e papërshtatshme që përdorët gjerësisht sot, sidomos në parlament, dhe qasjen që duhet të mbajnë operatorët mediatikë ndaj këtij fenomeni. Sipas saj, krahas Kodit dhe rregulloreve duhet të rritet edhe mbështetja për ekspertë për edukimin e medias.

Drejtori i Programeve në AMA Arben Muka solli gjetje dhe raste konkrete të monitorimit gjatë raportitimit për kronikën e zezë, transmetimin e filmave me përmbajtje të papërshtatshme, identifikimin e viktimave seksuale, videoklipet muzikore, rekamat e fshehura dhe reklamat e medikamenteve dhe gjuhën e shenjave.
Autoriteti i Mediave Audiovizive po punon me znj. Vasilika Hysin në cilësinë e ekspertes për hartimin e Kodit të Ri të transmetimit. Ajo bëri një prezantim të momenteve më të rëndësishme në të cilat do të preket Kodi Aktual dhe ato që kanë nevojë të shtohen apo planifikohen. Sipas saj, zhvillimet teknologjike por dhe shumë dokumente ndërkombëtare në fushën e medias e bëjnë të domosdoshëm ndërhyrjen dhe përafrimin e këtij dokumenti me praktikat më të mira. Fushat që do të trajtohen janë “ Përmbajtjet për fëmijë,  gratë dhe vajzat, personat me aftësi të kufizuar, Gjuha e urrejtjes dhe mbrojtja e viktimave.

Ky ishte takimi i parë hapës, i planifikuar në kuadër të Rishikimit të Kodit të Transmetimit. Autoriteti i Mediave Audiovizive do të vijë diskutimin e këtij dokumenti me të gjithë grupet e interesit dhe më tej konsultimin publik me qëllim hartimin e një dokumenti të kuptueshëm, të zbatueshëm, që garanton besueshmëri dhe barazi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben muka armand shkullaku armela krasniqi francesco sciacchitano gert selenica peter metzneller ramadan cipuri arben muka armand shkullaku armela krasniqi francesco sciacchitano gert selenica peter metzneller ramadan cipuri

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Prill 2022, 17:52

Shehu pret në zyrë kreun e KLP-së (Takimi)

TIRANË– Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë