Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ambasada franceze ‘notë proteste’ ndaj Ramës, reagon Basha: E turpshme që sulmon BE-në
16 Janar 2021, 16:12Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me notën e protestës nga ana e ambasadës franceze lidhur me kritikat që kryeministri Edi Rama lëshoi ndaj tyre në një intervistë televizive pak ditë më parë. Në reagimin e tij, Basha i cilësoi si të turpshme akuza e Ramës ndaj Bashkimit Europian, duke shtuar se ato nuk e mbulojnë dot dështimin e tij në krye të vendit.
“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë,”-shkruan Basha.
Në deklaratën e sotme zyrtare, Ambasada është ndalur tek fjala e kryeministrit në Open, i cili tha se BE u tregua egoiste dhe cinike, në shpërndarjen e vaksinave. Në një deklaratë urgjente për mediat, Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro duke mohuar se kanë stok vaksinash.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RROGOZHINË -Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, fitorja e mandatit të tretë është mision h...
Saimir Tahiri u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në mars ...
BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica njoftoi sot largimin nga partia dhe kalimin tek Partia Socialiste. Në një prononcim për...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një dëshmi të dhimbshme të një qytetari, i cili flet për gjendjen e rënduar ekonomike. Qytetari thotë s...
TIRANË- Ambasada Franceze në Shqipëri i është përgjigjur ashpër akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka sulmuar vazhdimisht vendet e Bashkimit Evropia...
PEQIN- Kryetarja e Partisë Lëvvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Peqinit, me të cilët fo...
TIRANË– Disa muaj më parë, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi braktisjen nga qeveria dhe bashkia te qytetarit të Tiranës Shaqir Kasmi. PD...
TIRANË- Partia Demokratike denoncon se shembja e spitalit të Kurbinit do të lejë pa shërbim mjekësor rreth 75 mijë banorë. Ish-deputeti Bardh Spahia ka pub...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike dhe krerëve të degëve për të pas...
TIRANË- Lajmi se Gjermania i ka dhuruar 1 mijë oksimetra Shqipërisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID19, është komentuar në rrjetet sociale. Drejtuesj...