LIVE UPDATES
Politike

Ambasada Franceze i përgjigjet ashpër Kryeministrit Rama: S’mund të sulmosh me emër një vend mik dhe aleat! Jemi donatori

16 Janar 2021, 11:14 Nga DOSJA

TIRANË- Ambasada Franceze në Shqipëri i është përgjigjur ashpër akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka sulmuar vazhdimisht vendet e Bashkimit Evropian, për çështjen e vaksinave.Në një letër dërguar Ministrisë sonë të Jashtme,  Ambasada është ndalur tek deklarata e kryeministrit në Open, i cili tha se BE u tregua egoiste dhe cinike, nq shpërndarjen e vaksinave. Në një deklaratë urgjente për mediat, Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro. Më tej, mohon që Franca të ketë stok vaksinash, dhe thotë se nuk është e përshtatshme për një kryeministër të sulmojë hapur një vend mik dhe aleat si Franca.

DEKLARATA E PLOTË E AMBASADËS FRANCEZE:

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA. 

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat.

Por çfarë tha kryeministri Edi Rama? 

I ftuar në “Open” të enjten, kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Bashkimin Evropian për çështjen e vaksinimit. Rama tha se ka respekt për punën e Komisionit Evropian, por vendi për të mos shpërndarë vaksinat është i BE. Ai iu përgjigj ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ndërsa e quajti Francën, pjesë të disa vendeve “që egoizimin e kanë kthyer në sistem.”

BE-së ia kemi çuar prej kohës sasinë e nevojshme që na duhet të vaksinave. KE është një strukturë e cila punon ditë natë, dhe kam shumë respekt. BE është më shumë se KE. Nuk është vendim i BE që të mos shpërndajë vaksina. Ne kemi çuar te BE ato që na ka kërkuar. Në mbledhje ata thanë që çdo vend mund të bëjë negociata me vendet bilaterale. Nuk ka KE-ja sot vaksina që të në mungojnë ne plani kombëtar dhe ndaj s’po na i jep. Ne nuk i kemi kërkuar lekë, por vaksina. Covax është platformë që shpresojmë të sjelli doza, dhe aty nuk kemi nevojë për paratë e BE-së sepse kemi paguar. S’kemi nevojë për paratë e BE sepse kemi parapaguar. Mbase më ka keqkuptuar por nuk i heq asnjë presje. Lidhen me disa vende që egoizimin e kanë kthyer në sistem. Nuk i kushtonte asgjë. Franca ka bërë pak mijëra, ndërkohë që ka shumë më tepër. Ç’kuptim ka të kesh stok dhe të mos i thuash këtyre vendeve që; merrni dhe ju. Ça i kushtonte? Asgjë. Kjo ka qenë kritika ime,”-tha Rama.

Këto nuk kanë qenë kritikat e vetme. Prej gati 2 javësh, kryeministri ka sulmuar Bashkimin Evropian për këtë çështje, ndërsa mori nga një vend dhurues anonim për publikun 975 dozat e para të vaksinës Pfizer me të cilat Shqipëria nisi të hënën vaksinimin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada franceze edi rama ambasada franceze edi rama


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet