LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi:Taksa progresive ka goditur të varfërit, prioriteti ynë punësimi i të rinjve

16 Janar 2021, 09:28 Nga DOSJA
Kryemadhi:Taksa progresive ka goditur të varfërit, prioriteti ynë

ELBASAN- Kryetarja e Partisë Levizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë të shtunë është takuar me të rinjtë në qytetin e Elbasanit.

Në këtë takim ato kanë ndarë shqetësimet e tyre të përditshme, por edhe ato për shkollimin. Në fjalën e saj Kryemadhi është shprehur se prioriteti kryesor i LSI-së është punësimi i të rinjve.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se pamundësia e punësimit të të rinjëve, vjen si rezultat i varfërisë së familjeve të tyr, pasi ata paguajnë taksa të larta.


Një nga problemet më të mëdha që kanë gjimnazistët është mungesa e një garancie se si do të ecin në fazën e dytë, atë të universitetit për këtë vit ku sapo kemi hyrë dhe cilat do të jenë jo vetëm mesatarja, dhe se sa të aftë do të jenë ata të përballojnë vitin e parë të universitetit me mbylljen e pandemisë. Një tjetër problematikë në arsim është çështja e investimeve, që jo vetëm që janë zero, por janë të fokusuara thjesht në aspektin e fasadës dhe jo në aspektin e kërkimit shkencor për të rritur standardin dhe cilësinë e studentit dhe nxënësit. LSI ka prioritet punësimin e të rinjve dhe duke pasur parasysh që teknologjia po krijon një lloj ekspansioni ose në lloj shpërndarje të jashtëzakonshme në të gjithë botën dhe duke pasur parasysh që edhe pandemia po riformaton metodologjinë e punësimit, absolutisht që njerëzit që kanë të bëjnë me teknologjinë, me IT-në janë të lidhur drejtpërdrejt. Ndërkohë që mundësitë e zhvillimit apo të arsimimit në këtë sektor janë zero, pasi ne kemi fakultete apo degë inxhinierike të cilat nuk e kanë mundësinë e laboratorëve për të krijuar dhe mundësuar praktikat e punës, ashtu sikurse kjo mungesë e mundësive të punësimit të të rinjve po kthehet në një shpopullim. Vetë INSTAT-i kërkon të tregojë që ka rritur punësimin, por në fakt ka krijuar një punësim jo vetëm fiktiv, por edhe me një pagë minimale, me të cilën nuk arrin të paguash dot dritat, ujin e jo më të ushqehesh, të vishesh apo të krijosh familje. Pamundësia tek të rinjtë si vjen? Vjen si rezultat e varfërisë së familjeve të tyre dhe kur prindërit paguajnë taksa të larta ndërkohë që u është premtuar që do të kemi ulje të taksave për familjet e varfra ose të mesme dhe taksa të larta për të pasurit, në fakt ka ndodhur e kundërta. Taksa progresive, e cila është reklamuar dhe është propaganduar shumë, nuk është kthyer në një taksë progresive për të paguar të pasurit më shumë taksa, por janë të varfrit që paguajnë më shumë. Janë oligarkët, të cilët marrin pjesën më të madhe të buxhetit, marrin 46 për qind të buxhetit të shtetit me koncesione, janë ata që i kanë zero taksat. Pra, kjo lloj kontradikte e ka impaktin drejtpërdrejt në arsim, në shëndetësi, në shërbimet që shteti duhet ti ofrojë qytetarëve” , ka thënë Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit