LIVE UPDATES
Bota

Amerikanët e pasur i shmangen pagesës së 175 miliardë dollarëve në taksa

1 Prill 2021, 17:30 Nga DOSJA
Amerikanët e pasur i shmangen pagesës së 175 miliardë

SHBA- Administrata e Presidentit Biden po planifikon të financojë pjesën më të madhe të investimeve në infrastrukturën amerikane dhe vendet e punës, duke rritur normën e taksave për të pasurit dhe bizneset. Ndërkohë, një studim i ri tregon se individët e pasur aktualisht po menjanojnë tatimet mbi të ardhurat në nivele që kapin shifrën prej 175 miliardë dollarë në vit, duke përdorur skema komplekse të evazionit fiskal. Nga ana tjetër, ekspertët paralajmërojnë se normat e larta të taksimit mund të zbehin edhe më tej përputhshmërinë ndaj ligjeve të taksave.

Nuk ka qënë sekret që çdo vit Shtetet e Bashkuara përballen me një “hendek tatimor” – që është diferenca mes taksave të paguara dhe taksave që duhet të paguhen. Por kur hulumtuesit nga agjencia amerikane e taksave, që njihet si IRS, bashkëpunuan me tre ekonomistë akademikë për të llogaritur shumën e të ardhurave që amerikanët e pasur fshehin nga agjencia e taksimit çdo vit, vlerësimet e tyre i tejkaluan në mënyrë të dallueshme përllogaritjet e mëparshme.

Studimi i tyre, i botuar nga Byroja Kombëtare për Hulumtime Ekonomike, përdori informacione gjithpërfshirëse nga të dhënat e agjencisë kombëtare të vjeljes së taksave, IRS, për të treguar se individët që përbëjnë 1% të popullsisë me të ardhurat me të larta, ulin raportimin e të ardhurave me mesatarisht 20% çdo vit.

Evazioni i sofistikuar i taksave

Daniel Reck i Shkollës Londineze të Ekonomisë dhe një nga autorët e studimit tha se, “Ekziston një evazion i konsiderueshëm dhe i sofistikuar i taksave mes atyre që kanë të ardhurat më të mëdha. Në veçanti, për shkak se evazioni i sofistikuar i taksave shpesh nuk zbulohet nga kontrollet e rastësishme të përdorura për të matur hendekun tatimor. Kemi vërejtur se kishte evazion më të lartë fiskal sesa sugjeronin vlerësimet tradicionale.”

Shumica e të ardhurave të paraportuara, tregon studimi, ose janë të fshehura në llogari bankare në vende që njihen si parajsa fiskale, ose janë si rezultat i mosraportimit të plotë të të ardhurave nga biznese të veçanta, ku përfitimet taksohen si të ardhura të zakonshme të pronarit.

Një arsye kryesore se pse kaq shumë evazion tatimesh mbetet i pazbuluar është se agjencia e taksimit, IRS, nuk është e financuar siç duhet gjatë dekadës së fundit. Kjo ka çuar në një rënie të ndjeshme të numrit të revizioneve financiare që mund të kryejë agjencia, veçanërisht të individëve me të ardhura të larta që kanë prona financiare të ndërlikuara.

Po ashtu ka shumë zona të lira ku taksapaguesit e pasur mund të zbehin vijën ndarëse mes strategjive ligjore të shmangies së taksave dhe evazionit të paligjshëm tatimor.

Për shembull, pronarët e tokave shfrytëzojnë disa rregullore qeveritare për ruajtjen dhe konservimin e disa zonave, që të zhvillojnë biznese që plotësojnë kushtet për të zbritur një pjesë të vlerës së tyre nga taksat për një periudhë 16-vjeçare. Zoti Reck tha se në disa raste, kur këto çështje shkojnë para gjykatës, duhen vite të tëra betejash ligjore që e bëjnë agjencinë e taksave të heqë dorë nga çështja për arsye burimesh monetare.

Debatet në Kongres

Publikimi i studimit mbi shifrën e lartë të parave që nuk mblidhet nga tatimet çdo vit vjen ndërsa Kongresi fillon debatin nëse dhe si do të zbatohet rritja e taksave të propozuara nga administrata e Presidentit Biden.

Presidenti Biden bëri fushatë me premtimin për rritjen e taksave për amerikanët me të ardhurat më të larta, ndërsa siguroi se nuk do të ketë rritje taksash për amerikanët që kanë të ardhura më të pakta se 400 mijë dollarë në vit. Ai gjithashtu u zotua të rrisë taksën e të ardhurave për korporatat nga 21% në 28% dhe të vëndosë një normë minimale të taksës që korporatat duhet të paguajnë çdo vit, pavarësisht nga zbritjet që mund t’u ofrohen atyre.

Ka shumë ndryshime të mundshme që prekin individët me të ardhura të larta dhe të pasurit. Zoti Biden ka propozuar ngritjen e nivelit më të lartë (për individët me të ardhura më të larta) të taksimit nga 37% në 39.6%. Të ardhurat mbi 400 mijë dollarë do të taksohen me normën 12.4% për sigurimet shoqërore, që ndahen mes punonjësit dhe punëdhënësit. Për ata që kanë të ardhura vjetore mbi 1 milion dollarë, dividentët dhe fitimet nga kapitali i investuar do të taksohet me normën e nivelit më të lartë të taksës mbi vlerën e shtuar, 39.6%. Përllogaritjet paraprake të planit të zotit Biden parashikojnë një rritje prej afërsisht 3.3 trilion dollarë nga vjelja e taksave gjatë dhjetë viteve.

Gjatë një senace dëgjimore në Komisionin e Senatit për Buxhetin me 25 mars, ligjvënësit dëgjuan vlerësime shumë të ndryshme nga pretendimet, shpesh të përsëritura nga presidenti, se të pasurit nuk paguajnë pjesën e taksave që u takon atyre.

Të pasurit amerikanë paguajnë 40% të të gjithë taksës së të ardhurave

Scott A. Hodge, president i Fondacionit të Taksave, një organizatë me prirje konservatore, tha gjatë seancës dëgjimore se amerikanët e pasur aktualisht janë burimi më i madh i të ardhurave nga taksat federale që nga viti 1980.

“Sipas të dhënave të fundit nga IRS për vitin 2018, grupi prej 1% i taksapaguesve (të pasurit e Amerikës) paguan 616 miliard dollarë në taksa. Kjo do të thotë 40% e të gjitha tatimeve mbi të ardhurat në vend. Kjo shifër është më e larta që nga viti 1980 dhe një pjesë më e madhe e barrës tatimore sesa nga 90% e të gjithë taksapaguesve të marra së bashku.”

Zoti Hodge tha se, “Në mënyrë të ngjashme, në vitin 2018 rreth 0.1% e grupit të popullsisë që janë më të pasurit në vend, paguan 311 miliard dollarë në tatime mbi të ardhurat. Çfarë do të thotë 20% e të gjitha taksave të paguara në vend, niveli më i lartë që nga viti 2001. Grupi që përbën 0.1% të njerëzve më të pasur në Shtetet e Bashkuara paguan një pjesë më të madhe të barrës tatimore sesa 75% e grupit të popullsisë me të ardhura më të vogla të marra sëbashku.”

MARRË NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota amerikanet e pasur joe biden amerikanet e pasur joe biden

Sondazh

Poll
Bota 1 Prill 2021, 16:20

MOSKË– Kremlin-i zyrtar tha sot se lëvizjet fundit të trupave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën nuk janë të rrezikshme. Në një reagim zyrtar për lëv...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion