LIVE UPDATES
Aktualitet

Analistët: Sfidat pas zgjedhjeve, njohja e rezultateve dhe bashkëpunimi parlamentar

28 Prill 2021, 05:43 Nga DOSJA
Analistët: Sfidat pas zgjedhjeve, njohja e rezultateve dhe

Analistë dhe vëzhgues të jetës politike në Tiranë mendojnë se Shqipëria nuk arriti standarte të larta në ecurinë e procesit zgjedhor dhe pritet një vlerësim minimal nga ndërkombëtarët për kriterin e rregullsisë së zgjedhjeve.

Sfidat e radhës për klasën politike, sipas tyre, janë njohja e rezultateve dhe bashkëpunimi parlamentar.

Studiues dhe analistë të jetës politike pohuan se partitë garuese në zgjedhjet e të dielës duhet ta lexojnë me kujdes faktin se në shkallë kombëtare socialistët morën më shumë vota kundër, por fituan më shumë mandate, ndërsa demokratët nuk i shndërruan dot në mandate votat e shtuara që I besuan qytetarët.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, dr. Afrim Krasniqi, thotë se këto zgjedhje ishin eksperimentale prej sistemit të ri që u përdor, dhe kjo shkaktoi një kosto prej disa dhjetëra mijë vota të pavlefshme, ndërsa fushata u zgjat 6 muaj.

“Nga pikëpamja e rezultateve, këto zgjedhje nuk sollën zgjidhje të qëndrueshme dhe nuk u shoqëruan me ndonjë entuziazëm tek qytetarët, sepse shoqëria është shumë e ndarë për shkak të fushatës negative që bëri maxhoranca, e cila është e vetmja fushatë negative gjatë tranzicionit, që solli një rezultat pozitiv” – tha zoti Krasniqi.

Analistët mendojnë se incidenti i Elbasanit, që kulmoi me vrasje e plagosje, presionet e qeverisë, përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë dhe shitblerja e votave do të jenë pjesë e gjithë raporteve ndërkombëtare. Analisti Lutfi Dervishi thotë se drejtësia duhet të reagojë shpejt për incidentet e dhunshme në zgjedhje dhe për rastet e pretenduara të shitblerjes së votës, rastet incidenteve para zgjedhjeve. Këto rrezikojnë të na përsëriten nëse drejtësia nuk reagon shpejt me forcë dhe me transparencë” – tha zoti Dervishi.

“Është e njëjta listë problemesh të pjesës së shëmtuar: rastet e shitblerjes së votës,

Zoti Krasniqi tha se qeveria e re do të dalë nga një shumicë e thjeshtë dhe nuk do të ketë mandat për reforma, dhe për këto do t’i duhet patjetër bashkëpunimi i opozitës. Kjo do të jetë e vështirë, sepse fushata u polarizua dhe personalizua shumë dhe ishte më tepër një test për zotin Rama. Ndërsa opozita pagoi koston e djegies së mandateve parlamentare dhe bojkotit të zgjedhjeve vendore.

“Opozita shpresoi që rregulli i dy mandateve do të sillte automatikisht rrëzimin e maxhorancës. Kanë votuar maksimumi 1.5 milionë votues, pra qytetarët e pavendosur nuk dolën në votime. Dhe kjo iu kthye në bumerang opozitës. Opozita nuk arriti të krijojë një ndjesi të përgjithshme se Shqipëria ka nevojë për një alternativë më të mirë dhe se ajo është alternativa më e mirë” – tha zoti Krasniqi.

Nga ana tjetër zoti Dervishi thotë se në zgjedhjet shqiptare i duhet besuar më shumë teknologjisë, sepse manualisht u shkaktuan afro mijë vota të pavlefshme, ndërsa votimi elektronik në njësinë 10 kishte 0 vota të pavlefshme.

Por tani hapat më të rëndësishme janë pranimi i rezultateve dhe një sjellje e re në parlamentin e ri nga të palët; një shumicë më e vetëpërmbajtur dhe një opozitë më konstruktive, sipas tij.

“Problemi më i madh nuk është brishtësia e maxhorancës se sa brishtësia e problemeve që janë përballë dhe që janë poa to para 25 prillit. Ato kërkojnë një përgjegjshmëri më të lartë. Reforma në drejtësi duhet të japë rezultate më të dukshme. Vendi ka sfida që nuk përballohen dot pa një qasje bipartizane në parlament” – tha zoti Dervishi.

Analistët pohuan se qeverisje të mirë ose të keqe Shqipëria ka patur gjithmonë, por ajo që ka munguar gjithmonë është një opzitë konstruktive që të mbrojë interesat publike dhe kombëtare.

Gara e radhës mes dy kampeve rivale janë zgjedhjet vendore në datën e zakonshme pas dy vjetësh, ose më herët në varësi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e kaluara vendore.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia voton 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri