LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Çfarë sollën dy takimet Kurti-Vuҫiç që nuk prodhuan asnjë rezultat dhe prodhuan vetëm akuza dhe kundëraku

22 Korrik 2021, 09:21 Nga DOSJA
Analiza e DW: Çfarë sollën dy takimet Kurti-Vuҫiç

BRUKSEL– Partitë politike opozitare e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për takimin e fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuҫiç, dhe qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, duke i cilësuar takimet siҫ thonë “takime që nuk po prodhojnë asnjë rezultat”. Kurti dhe Vuҫiç në takimin e fundit që u mbajt në Bruksel më 19 korrik, nuk u pajtuan për asgjë, ndërsa, me një dozë nervozizmi akuzuan njëri-tjetrin duke refuzuar propozimet e ndërsjella që ofruan në takim.

Performancë për konsum të brendshëm

Zëdhënësja e partisë opozitare Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, thotë se “mungesa e platformës së dialogut me Serbinë, me objektiva të qarta të prezantuar në Kuvend para dhe pas çdo takimi, do ta reduktojë Kosovën në nivelin e performancës për konsum të brendshëm të kryeministrit Albin Kurti”.

Procesi i dialogut do të duhet të orientohet në përcaktimin e saktë të vizionit se çfarë në të vërtetë Kosova mëton të arrijë nga ky proces dialogu. Deri tani, ajo çfarë kemi parë nga takimet, nuk janë asgjë tjetër pos një mundësi e jashtëzakonshme e Kurtit drejtuar audiencës së tij për të akumuluar fuqi politike. Turma karakterizohet për irracionalitet, i lëvizur me situatat e përafërta me të ngjashmin e vet, andaj qasja e kryeministrit është pa vizion!”, shkroi Sibel Halimi në Facebook.

Mungesë transparence rreth bisedimeve

Edhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë Abelard Tahiri, tha se “procesi i dialogut me Serbinë po përcillet me jo transparencë, ngase qytetarët nuk e dinë se për çfarë temash po diskutohet”. “Këtë dialog Kurti po e përcjell me mostransparencë, pra qytetarët nuk dinë asgjë se çka bisedon Kurti me Vuqiçin. Rreziku ekziston që për herë të parë Kosova të kthehet pala e pa arsyeshme”, tha Abelard Tahiri.

Haradinaj: Takim i kotë i dialogut Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që udhëheq partinë tjetër opozitare Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) takimin e fundit Kurti-Vuҫiq e cilësoi “një takim kot i dialogut Kosovë-Serbi”. Ai tha se “secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve”.

Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borrelin e Lajçakun është në qorrsokak. Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, shkroi Haradinaj në facebook.

Bisedimet më shumë ligjërata historike sesa propozime konkrete

Ndërkohë disa analistë politikë mendojnë se duke e parë qasjen e deritashme të palëve nga dy takimet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq, marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duket e pamundur. Blerim Burjani analist politik i tha DW-së se takimet në Bruksel po ngjasojnë më shumë me ligjërata historike sesa me propozime konkrete.

Ndërmjetësimi është pozitiv por, sikur t’i shtohet edhe ndikimi më i madh i SHBA-së, ndoshta do të jetë më i lehtë dialogu. Marrëveshja përfundimtare është shumë larg. Në vend të propozimeve që duhet të bëjnë palët dhe të bien dakord me ndonjë opsion të mundshëm për zgjidhje, realisht ata në këto takime në Bruksel po bëjnë debate që më shumë po ngjasojnë në ligjërata për historinë. Nëse vazhdojnë të bëhen debate për marrëdhëniet ndëretnike Kosovë-Serbi, marrëveshje nuk do të ketë, por, stagnim dhe një status-quo”, thotë Burjani. Sipas tij, pa një propozim konkret qoftë nga ndërmjetësuesi i dialogut, debatet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë dhe që do të prodhojnë një konflikt të ngrirë dhe jo vullnet për zgjidhje.

Debatet Kosovë-Serbi prodhojnë një konflikt të ngrirë

“Mendoj që pa pasur një dokument të hartuar nga SHBA dhe BE që do t’u jepet palëve për diskutim, duket se është vetëm humbje kohe. BE duhet të mendoj një opsion së bashku me SHBA-të për zgjidhje përfundimtare, ndryshe nuk ka shprese aspak se palët ndonjëherë do të merren vesh për ndonjë marrëveshje përfundimtare. BE si ndërmjetësuese duket shumë latente, ofron vetëm shërbime të mira për palët, dhe ndonjëherë e kam përshtypjen se vetëm organizon takime për palët dhe nuk involvohet në zgjidhje. Pra mendojë se kërkohet një involvim më i madh i ndërmjetësuesit duke përfshirë edhe SHBA-të në këtë proces”, mendon Blerim Burjani.

Akuza dhe kundër akuza

Dy takimet që ndodhën ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, njëri me 15 qershor dhe tjetri me 19 korrik, prodhuan akuza dhe kundërakuza ndërmjet palëve. Pas takimit të fundit, Albin Kurti, tha se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por që ajo është refuzuar nga pala serbe ende pa u lexuar.

Unë propozova një marrëveshje të shkruar me 6 nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua, pra atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar që të kemi një deklaratë të paqes e kam përgatitur në mënyrë në një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar”, tha mes tjerash Kurti. Sipas tij, refuzimi pa lexim për të tregon mungesë gatishmërie nga ana e Serbisë për marrëveshje.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha se “me kryeministrin kosovar Albin Kurti, është shumë vështirë të bisedohet”.

Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tash me Kurtin nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është”, ka thënë Vuçiç, transmeton mediumi publik serb rts. Sipas tij, me Kurtin nuk mund të merresh vesh për asgjë. Mediet në Serbi shkruan se pala serbe është duke e diskutuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Kosovën, por kjo nuk është konfirmuar nga ndërmjetësuesi i këtij dialogu Bashkimi Evropian. Takimi i radhës Koosvë-Serbi i nivelit të lartë politik, thuhet se do të mbahet në fillim të shtatorit.

Marrë nga DW. 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi ramush haradinaj sibel halimi takimi kurti-vucic albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi ramush haradinaj sibel halimi takimi kurti-vucic

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen