LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Fitorja e zgjedhjeve nga opozita në Maqedoni dhe dorëheqja e Zaev

1 Nëntor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Analiza e DW: Fitorja e zgjedhjeve nga opozita në Maqedoni dhe

MAQEDONIA E VERIUT- Opozita I fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve në balotazh të dielën, (31.10) partia VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna sa u votua në raundin e dytë. LSDM-ja fitoi në tetë, shtatë i fitoi BDI. Lëvizja Besa fitoi dy komuna, dhe Aleanca për Shqiptarët fitoi Gostivarin dhe Dibrën.

Zaev jep doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe lideri I LSDM-së

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në paraqitjen e parë publike pas mbylljes së vendvotimeve, rezultatet e LSDM i vlerësoi si një humbje të madhe, dhe si pasojë ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë. “Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, ka deklaruar Zaev.

Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, është shprehur kryeministri, Zoran Zaev. Ai vlerësoi, se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se duhet të formohet qeveri e re nga LSDM dhe “forcat progresive”.

Mickovski: Opozita fituese- kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka falenderuar të gjithë ata që kanë dalë të votojnë dhe bënë të mundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje. Ai tha se pa mbështetjen e opozitës shqiptare dhe të partisë E Majta kjo fitore nuk do të ishte e mundur. Ai tha se në Maqedoni është i mundur një bllok tjetër qeverisës.Sipas tij zgjedhjet parlamentare janë shumë afër.

Maqedonia do të filloj të ëndërrojë. Kjo është dita kur fillojnë ndryshimet. Kjo është fitorja e të gjithë qytetareve. Falënderoj Alternativën, Aleancën për Shqiptarët dhe të majtën, sepse sot hodhëm poshtë të gjitha barrierat. Kjo na tregoi se një opozitë e bashkuar mund të fitojë. Shumë shpejt presim zgjedhje të ardhshme parlamentare”, ka deklaruar  Mickoski.

Ahmeti: Fituam në Strugë, Kërçovë, Çair, Haraçinë

Zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike. Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI ka fituar Strugën, Kërçovën, Dollnenit, Çairin, Bogovinën, Tearcën dhe Haraçinën, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Njëherazi ai ka pranuar humbjen në Tetovë dhe Gostivar. “Procesi zgjedhor ka shkuar sipas standardeve dhe qytetarët tashmë kanë vendosur se kush do të drejtojë komunat në 4 vitet e ardhshme”, është shprehur Ahmeti.

Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka pranuar publikisht humbjen në këto zgjedhje. “Sipas numërimit të rezultateve dhe ajo që rezulton, kundërkandidati ka më tepër vota dhe komuna e Tetovës do të udhëhiqet nga kundërkandidati im”, ka thënë Arifi.

Lëvizja BESA fiton në Tetovë

Kryetari i Lëvizjes BESA i cili ka garuar për kryetar të komunes së Tetovës, Bilall Kasami ka konfirmuar fitoren në Tetovë. “Do të punojmë 24 orë për legalizimin e objekteve pa leje, për rregullimin e qytetit, largimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës do të jetë komunë e qytetarëve, do të kemi një qytet evropian. Administrata, funksionarët dhe drejtorët do të jetë në shërbim të qytetarëve. Komuna e Tetovës është çliruar, bashkë me Gostivarin, Vrapçishtin e Zhelinën. Përfundimisht Pollogu do ta risjellë ndryshimin në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Bilall Kasami.

Afrim Gashi: Ka filluar ndryshimi, ne jemi pushteti i ri

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët thotë se ndjehet krenar për të gjithë fushatën edhe aktivitetin që e kanë bërë. “Falënderoj të gjithë votuesit që ishin pranë nesh për ta fituar besimin e qytetarëve. Është evidente që nga sot, po paralajmërohet një dridhje e madhe tektonike në skenën politike duke filluar që nga Shkupi ku ne do të jemi në pushtet, por edhe në nivelin qendror. Jam i bindur në ndryshimin e skenës politike”, është shprehur Gashi./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni afrim gashi dorehiqet zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut afrim gashi dorehiqet zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll
Bota 1 Nëntor 2021, 09:20

Fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit: VAKSINA

SHBA – Fjalët që lidhen me vaksinat janë rritur në frekuencë në vitin 2021 për shkak të Covid-it, shoqërua rme fjalë si vaksinë e dyfishtë , të pavaksinua...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet