LIVE UPDATES
Aktualitet

ANALIZA/ Fakte dhe ngjarje, fëmijë që vrasin prindërit, pse ndodh dhe kush e bën?

22 Dhjetor 2020, 12:45 Nga DOSJA
ANALIZA/ Fakte dhe ngjarje, fëmijë që vrasin prindërit, pse

Paricidi, matricidi apo patricidi janë termat shkencor për fëmijën që kryen vrasje ndaj prindërve, babait, nënës apo familjarëve të afërt. Por ndërsa raste të kronikës me të rritur apo adoleshentë që vrasin prindërit nuk janë aq të rrallë, shoqëria tronditet kur një akt i tillë ndodh me fëmijë të mitur, nën dhjetë vjeç. Një rast i ngjashëm me atë shqiptar – ku fëmija shtatë vjeçar mendohet të ketë shtënë me armën e të atit, duke e lënë atë të plagosur e që më pas do të humbte jetën nga plaga e marrë-, ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 2008-n.

Një djalë 8 vjeçar, do të qëllonte me një pushkë kalibër 22.22 babanë e tij dhe shokun e babait, ndërsa ata ktheheshin nga puna në shtëpi, duke e bërë atë një nga të dyshuarit më të rinj për vrasje, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u deklarua fajtor për vrasje nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e shokut të të atit 39 vjeç dhe prokurorët hodhën një akuzë për vrasje me paramendim ndaj babait të tij 29-vjeçar, në këmbim të pranimit të fajësisë.

“Fëmijët nën moshën 11 vjeç, zakonisht nuk e kuptojnë konceptin e vdekjes dhe kanë vështirësi të jashtëzakonshme në pranimin se veprimet e tyre çojnë në një rezultat të pakthyeshëm”

Marrëveshja bëri që ai të dërgohej në institucionet e trajtimit dhe t’i nënshtrohej një shërbimi intensiv prove, deri në moshën 18 vjeç. Djali nga Arizona u lirua më 2015-n nga një gjykatës, i cili vendosi ta transferonte në një shtëpi strehuese dhe më pas të regjistrohej në shkollën publike, gjë që shkaktoi zemërimin e prokurorit dhe familja e njërës prej viktimave.

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Virxhinian të Shteteve të Bashkuara. Një i mitur akuzohet për vrasjen e katër anëtarëve të familjes së tij. Burri, gruaja dhe dy djemtë e tyre, të moshave 3 dhe 12, u gjetën të vdekur me plagë me armë zjarri rreth orës 10:40 të mëngjesit të dielën e kaluar, në një shtëpi në Elkview. Një adoleshenti është akuzuar për vrasjen, megjithëse është e paqartë nëse ai ka ndonjë lidhje me viktimat. Policia nuk pranoi të japë më shumë informacion sepse i dyshuari është i mitur.

Kodi Penal për të Miturit

Në Kodin e Drejtësisë Penale për Republikën e Shqipërisë, për qëllime të përgjegjësisë penale për krimet, konsiderohet i mitur, personi i cili ka mbushur moshën 14 vjeç, por jo 18 vjeç në kohën e kryerjes së krimit.

Po sipas këtij Kodi, pyetja e të miturit nën 14 vjeç që ka kryer vepër penale, bëhet pasi i shpjegohet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme se ai nuk ka përgjegjësi penale për shkak të moshës. Atij i shpjegohet, gjithashtu, se nuk ka përgjegjësi penale në rast se refuzon për të dëshmuar ose jep dëshmi të rreme.

Sipas njoftimeve të policisë, ngjarja e së dielës së 20 dhjetorit, ndodhi brenda një kafene-bilardo, ku viktima – efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë- po luante bilardo, ndërsa i biri 7 -vjeçar ka nxjerrë pistoletën nga çanta e të ndjerit dhe dyshohet se e ka plagosur atë.

Një ngjarje e ngjashme, me pasoja tragjike ka ndodhur edhe katër vite më parë, në fshatin Vlosh të Roskovecit në Shqipëri. Babai, 35- vjeçar u qëllua me armën e gjahut nga djali i tij 8-vjeçar.

Sipas raportimeve, viktima ishte në pyll bashkë me djalin për të mbledhur bimë medicinale, por në një moment kur e ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij e ka shkrepur aksidentalisht çiften duke qëlluar babanë në kraharor.

Fillimisht i mituri nuk e tregoi të vërtetën, duke thënë se ata i kishte sulmuar ujku. Por më vonë në prani të psikologut ai pranoi se qëlloi pa dashje të atin. Ashtu si efektivi i FNSh-së, 35-vjeçari ndërroi jetë më vonë në spitalin rajonal të Fierit.

Më 2019-n, një djalë 13 vjeçar, vrau me armë vëllain më të madh, 20 vjeçar, teksa ktheheshin nga pylli pasi kishin kullotur bagëtinë. Sipas dëshmisë, duke qenë errësirë dhe në një kohë kur vëllai i tij i madh po ecte pak metra para tij, 13- vjeçar pa dashje duke menduar se po lozte, ka vendosur gishtin te këmbëza e armës. Pas kësaj vëllai i tij ka rënë për tokë. I ndodhur në faj dhe në një situatë të tillë, i ka telefonuar prindërit dhe u ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Edhe pse të afërmit e vëllezërve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, 20-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë. Ai ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagës së rëndë të shkaktuar nga arma e gjahut. Policia e konfirmoi ngjarjen si aksidentale.

Më 2017-n , një djalë 13 vjeç, vrau gjyshen e tij 67 vjeçe, teksa e qëlloi aksidentalisht me një të shtënë pushke. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Potenzas në Itali, mbrëmjen e djeshme. I mituri kishte në dorë armën të cilën sapo e kishte sjellë i ati në shtëpi, pasi ishte kthyer nga gjuetia.

Adoleshentë të abuzuar

Ndërsa televizioni apo portalet të dhënë pas titujve sensacionalë na sjellin më pranë tmerreve të përditshme të shoqërisë sonë, asgjë ende nuk trondit aq shumë sa një fëmijë që vret një prind ose njerk apo të dy prindërit.

Mos mendoni se këta fëmijë përshtaten me ndonjë nga stereotipat klasike – lloji që ne besojmë se e kryejnë vrasjen me lehtësi”, shprehej në një artikull të vitit 1992, krimonologia amerikane Kathleen M. Heide, e cila kishte punuar në disa raste me fëmijë që kishin kryer vrasje ndaj njërit apo të dy prindërve.

“Këta janë fëmijë të lënë pas dore dhe të abuzuar, opsionet e të cilëve janë të kufizuara – fëmijë që sinqerisht mendojnë se nuk kanë rrugëdalje tjetër”, thoshte ajo ndërsa raportet e FBI çonin në konkluzione se rastet që kryenin vrasje të tilla, ishin kryesisht fëmijë të bardhë, të seksit mashkull. Kryesisht, sipas të dhënave të kriminologes Heide, vrasësit ishin adoleshentë.

“Fëmijët nën moshën 11 vjeç, zakonisht nuk e kuptojnë konceptin e vdekjes dhe kanë vështirësi të jashtëzakonshme në pranimin se veprimet e tyre çojnë në një rezultat të pakthyeshëm”, shprehej ajo, ndërsa adoleshentët kanë më shumë të ngjarë të vrasin, sepse turbulenca normale e moshës shkon kundër kufizimeve që ata perceptojnë se u janë vendosur nga prindërit.

Ata duhet të punojnë në humbjet e tyre të shumta; humbjen e fëmijërisë, humbjen e një të ardhmeje të qartë, si dhe humbjen e një prindi. Ata kanë nevojë për ndihmë për të kuptuar se vërtet kishin ndjenja pozitive për prindin e tyre.

Ndryshe nga të rriturit që vrasin prindërit e tyre, adoleshentët bëhen keqbërës kur kushtet në shtëpi janë të patolerueshme, por alternativat e tyre janë të kufizuara. Ndryshe nga të rriturit, fëmijët nuk mund të largohen nga shtëpia. Mbijetesa në rrugë nuk është një alternativë reale për të rinjtë me burime të pakta financiare, arsim të kufizuar dhe pak aftësi.

Ata që kryejnë paricid, sipas kriminologes, kanë prindër që nuk kanë qenë në dispozicion për t’i ndihmuar ata. “Në fakt, ata shpesh mbajnë përgjegjësi të të rriturve në familjet e tyre. Në të vërtetë, ata shpesh duken shembullor në sipërfaqe, duke u kujdesur për veten e tyre dhe shpesh duke u kujdesur për njërin ose të dy prindërit, si dhe duke drejtuar tërë shtëpinë”.

Ekzistojnë tre tipa individësh që kryejnë paricid; fëmija i abuzuar rëndë dhe shtyhet përtej kufijve të tij ose të saj, fëmija vuan nga çrregullime të rënda të shëndetit mendor dhe e treta- e dashura e titujve bombastike – fëmija është antisocial i rrezikshëm.

Një djalë 11-vjeçar ka qëlluar gjyshen në kokë dhe më pas ai vrau veten me armë. Arsyeja që i mituri ka bërë këto veprime është se gjyshja i kishte kërkuar djalit të pastronte dhomën.

Një i mitur, vrau gjyshen e tij, në Litchfield Park, Arizona, pasi ajo i kërkoi nipit të pastronte dhomën.Disa çaste me vonë , dëshmonte gjyshi, ndërsa po shikonte televizor me bashkëshorten, djali mori pistoletën e tij dhe doli prapa gjyshes duke e qëlluar në kokë.11-vjeçari vrau edhe veten.

Sipas Paul Mones, një avokat i Los Anxhelos i cili specializohet në mbrojtjen e shkelësve të paricidëve adoleshentë, më shumë se 90 përqind janë abuzuar nga prindërit e tyre. Portrete të thelluara të të rinjve të tillë shpesh kanë treguar se ata vranë sepse nuk mund të toleronin më kushtet në shtëpi.

Këta fëmijë u abuzuan psikologjikisht nga njëri ose të dy prindërit dhe shpesh vuanin gjithashtu abuzime fizike, seksuale dhe verbale – dhe ishin dëshmitarë të dhunës ndaj të tjerëve në shtëpi. Ata zakonisht nuk kishin histori të sëmundjeve të rënda mendore ose të sjelljes serioze delikuente. Ata nuk ishin të sofistikuar penalisht. Për ta, vrasjet përfaqësonin një akt dëshpërimi, e vetmja mënyrë për të dalë nga një situatë familjare që nuk mund të duronin më.

Vetëm në pak raste, një fëmijë me çrregullime të shëndetit mendor vret. Këta janë fëmijë që kanë humbur kontaktin me realitetin. Shumë prej çështjeve nuk gjykohen kurrë; vrasësi deklarohet i papërshtatshëm për t’u gjykuar.

Ka nga ata pak fëmijë që duket se vrasin pa u penduar, por prindërit e të cilëve duket se janë të dashur dhe të mirë. Fëmija i rrezikshëm antisocial është shpesh ushqim për titujt e gazetave. Këta shkelës të mitur zakonisht shfaqin një çrregullim të sjelljes – sjellje të rëndë skizmatike e që vazhdon për më shumë se gjashtë muaj. Këta janë fëmijët që vrasin prindërit e tyre thjesht për një farë qëllimi vetjak…

Si shoqëri duhet t’i shohim me dhembshuri paricidët adoleshentë. Ata duhet të punojnë në humbjet e tyre të shumta; humbjen e fëmijërisë, humbjen e një të ardhmeje të qartë, si dhe humbjen e një prindi. Ata kanë nevojë për ndihmë për të kuptuar se vërtet kishin ndjenja pozitive për prindin e tyre. Këto nuk janë konflikte që mund të zgjidhen me ndëshkim apo me paragjykimin e shoqërisë…

Marrë nga Gazeta SI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femijet e dhunshëm femijet e dhunshëm

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 11:23

SPANJË– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me vrasjen e shqiptarit Brandon Bregu në Spanjë, disa ditë më parë. Mësohet se 42-vjeçari nga Lushnj...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër