LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Angela Martini: E vërteta e çështjes së bashkëshortit tim… S’ka divorc, tani e dua edhe më shumë!

10 Qershor 2019, 12:49 Nga DOSJA
Angela Martini: E vërteta e çështjes së bashkëshortit

Pas lajmit të bujshëm të ndarjes, Angela Martini ka vendosur më në fund të tregojë të vërtetën.

Në një reagim ekskluziv për Revistën Who, bukuroshja shqiptare mohon të jetë ndarë nga bashkëshorti ndërsa sqaron edhe problemet e tij me drejtësinë në Rumani, ku është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg.

Postimi i plotë nga Angela Martini

Katërmbëdhjetë vite më parë, në vitin 2005, shteti rumun hapi një çështje gjyqësore ndaj bashkëshortit tim, për pretendimin ligjor të një toke. Kjo ngjarje e ka zanafillën 17 vjet më parë, kur ai ishte 28 vjeç. Pavarësisht se është figurë publike dhe biznesmen i njohur në Rumani, kjo është e vetmja çështje kriminale në të cilën ai është përfshirë gjatë gjithë jetës së tij. Kjo çështje është hapur për arsye tërësisht politike, kur u prek një nga bizneset e tij. Pala akuzuese pretendonte pa të drejtë se një grup prej 35 vetash kishte shkaktuar një dëm financiar prej 114 milionë eurosh ndaj bashkisë së Konstantës, një prej qyteteve më të mëdha në Rumani. Gjithçka u pasqyrua nga mediet vendase, të cilat e kthyen çështjen në një skandal, me qëllimin e vetëm për të mbjellë urrejtje në publikun e gjerë, edhe pse bëhej fjalë për një sajesë dhe lajm të fabrikuar. Marrëveshja e bërë nga bashkëshorti im ishte e gjitha konform ligjeve rumune, gjë që e konfirmoi më vonë edhe gjykata, ku u vërtetua se dëmi ishte zero, pra, nuk kishte ekzistuar kurrë.

Në fillim të këtij viti, saktësisht më 7 shkurt, nën presionin e Shërbimit Sekret Rumun, i cili ka kontroll të plotë mbi sistemin gjyqësor rumun, gjykatësit e korruptuar të Gjykatës së Lartë Rumune morën një vendim abuziv, duke i dënuar të 35 ata persona me shumë vite burg. Mes tyre, edhe bashkëshortin tim, i cili u dënua me 5 vjet dhe 6 muaj burg, edhe pse, sipas së njëjtës sentencë të paligjshme, ai nuk i detyrohet asnjë qindarkë askujt. Të gjithë të përfshirët në këtë çështje tani ndodhen në burg, me përjashtim të bashkëshortit tim, i cili nuk pranoi të dorëzohej dhe të pranonte këtë vendim të padrejtë dhe mbi të gjitha të paligjshëm, i cili është kundër ligjit rumun, kundër ligjit europian dhe kundër ligjit europian për të drejtat e njeriut. Gjykata Kushtetuese e Rumanisë mori një vendim që konfirmoi përfshirjen e Shërbimit Sekret Rumun në sistemin gjyqësor të atij vendi, bazuar në të ashtuquajturin “protokoll”.

Të gjitha këto fakte janë ndjekur nga debate të mëdha publike dhe grindje politike, të cilat kulmuan dy javë më parë, me arrestimin e kreut të Partisë Social-Demokrate, kundërshtarit kryesor të sistemit korruptiv në atë shtet. Kështu, Shërbimi Sekret dhe e ashtuquajtura drejtësi rumune fituan. Edhe pse Rumania është në Bashkimin Europian, vitet e fundit në atë vend janë bërë abuzime të pafundme me shumë çështje të drejtësisë, çka ka çuar në arrestimin e mijëra njerëzve, duke filluar që nga biznesmenë të rëndësishëm dhe deri te politikanë. Të gjitha këto janë kryer nën hijen e një demokracie hipokrite dhe “luftës ndaj korrupsionit”, që në fakt ka nxjerrë në dritë vetëm të vërtetën e madhe: që Rumania është ende një vend i botës së tretë, një koloni, një vend ku drejtësia nuk funksionon, një vend ku Shërbimi Sekret është ai që bën gjithë lojërat ekonomike dhe politike, me ndihmën e një sistemi drejtësie të korruptuar. Shtypi rumun, por edhe ai ndërkombëtar, janë mbushur me debate dhe komente për këtë.

Menjëherë pas shpalljes së këtij vendimi, shtypi rumun, edhe ai kryesisht i kontrolluar nga Shërbimi Sekret, bëri sulme të  njëpasnjëshme, duke fabrikuar lajme të rreme për bashkëshortin tim, derisa ai vendosi të publikonte të gjithë të vërtetën për këtë çështje në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” dhe në blogun e tij personal. Vetëm atëherë shtypi reshti së sulmuari për këtë çështje, sepse u gjend përpara së vërtetës lakuriqe, të pakundërshtueshme.

Të gjitha detajet për çështjen e bashkëshortit tim janë botuar rumanisht në faqen e tij në “Facebook” dhe në blogun e tij, që prej datës 5 mars të këtij viti. E njëjta e vërtetë është botuar edhe sot anglisht dhe i ftoj të gjithë të interesuarit për këtë temë, që ta lexojnë me kujdes, për ta kuptuar si duhet

Duke pasur parasysh këtë situatë dhe pasi lexova lajmet e fundit për mua dhe bashkëshortin tim në shtypin shqiptar, përveç kësaj hyrjeje të rëndësishme e të nevojshme, vendosa që më në fund t’i them vetë dy fjalë shtypit shqiptar dhe popullit të vendit tim:

Unë dhe im shoq nuk jemi në proces divorci, nuk po ndahemi. Ne duhemi më shumë se kurrë! Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por, mbi të gjitha, në ditë të këqija! Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë atë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse, përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësitë! Unë nuk do të resht kurrë së luftuari për të drejtën, si për vete, ashtu dhe për të tjerët. Kjo ngjarje më ka bërë të kuptoj se si jeta ndonjëherë na befason; u përballa me reagime të dëshpëruara të njerëzve të verbër, të etur për pushtet, të pandërgjegjshëm, të gatshëm për të shkatërruar jetë njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm prej urrejtjes dhe zilisë. Unë jam e bindur që gjithçka ndodh për një arsye. Mund të duket paradoksale, por jam mirënjohëse që u zgjodha për të përjetuar këtë situatë në jetë. Tani m’u hapën sytë ndaj shumë gjërave dhe nuk kanë për të m’u mbyllur më kurrë. Për mua dhe bashkëshortin tim, kjo përvojë u kthye në një sfidë, në një garë kundër një sistemi drejtësie të korruptuar, nga ata që ekzistojnë vetëm në vendet e vogla, një sistem që vetëm kujton se ka pushtet mbi ne. Ne do ta fitojmë këtë garë! Ne jemi të bindur se pas errësirës vjen drita!

Jeta ime është si një film, por i vërtetë, dhe tani u bë si filmi i dasmës sonë . Po e përjetoj për së gjalli këtë eksperiencë të pabesueshme! Tani, ne po i përdorim të gjitha energjitë për ta zgjidhur ligjërisht këtë çështje, me avokatët më të mirë. Për fat të mirë, jemi drejt zgjidhjes, sepse u jemi drejtuar instancave të vërteta të drejtësisë, në vende me demokraci të vërtetë, ku nuk lejohen absolutisht abuzime të kësaj natyre. Shumë shpejt gjithçka do të marrë fund dhe e vërteta do të dalë në shesh.

Nga shqiptarët dhe Shqipëria ime kërkoj besim dhe mbështetje, nga ata që më duan dhe më respektojnë kërkoj që në vend që të më sulmojnë, të më përkrahin në këtë luftë për jetë kundër padrejtësive.

Kjo është një deklaratë për shtyp që po e jap vetëm për shqiptarët e mi, kudo që ndodhen. Ne do ta sulmojmë pa mëshirë këtë sistem drejtësie të korruptuar dhe, shumë shpejt, kur të jetë koha e duhur, në shtypin ndërkombëtar do të nxjerrim në dritë abuzime të mëdha.

Kriminelët e vërtetë të atij vendi, ata që fabrikojnë lajme të rreme dhe shtiren sikur bëjnë drejtësi, kanë harruar të marrin parasysh një detaj “të vogël”: MUA – bashkëshorten e tij shkodrane!!!

Marrë nga Revista Who

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angela martini dragos savulescu ndahet angela martini angela martini dragos savulescu ndahet angela martini

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron