LIVE UPDATES
Aktualitet

Ankesat e fermerëve, Çuçi: Bujqësia nuk është prekur nga “Covid-19”, kemi rritje

13 Maj 2020, 20:19 Nga DOSJA
Ankesat e fermerëve, Çuçi: Bujqësia nuk është

TIRANË- Përveçse shëndetin e njerëzve, koronavirusi dhe kriza që e ka shoqëruar ka goditur rëndë edhe ekonominë e bizneset. Prej kohësh është thënë që kriza e krijuar nga koronavirusi ka goditur edhe bujqësinë, pasi fermerët janë ankuar se kanë probleme me lëvizjen për shkak të kufizimeve të vendosura. Gjithsesi, sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ky sektor nuk është prekur nga kriza e koronavirusit, përkundrazi kjo situatë sipas tij e ka ndihmuar bujqësinë.

Gjatë një interviste në “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi, Çuçi deklaroi se Bujqësia ka pasur probleme vetëm në ditët e para të vendosjes së karantinës në mars. Sipas tij, jo vetëm që në bujqësi nuk ka pasur asnjëlloj destabilizimi si pasojë e Covid-19, por përkundrazi ka pasur edhe rritje të eksportit. Sa i përket ankesave nga fermerët, ai u shpreh se “ankesa do të ketë gjithmonë, ka probleme, por nuk lidhen me Covid-19. Deklaratat e ministrit i mbështeti edhe Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë. Zusi konfirmoi se “kemi pasur një periudhë të vështirë vetëm dy-tre javët e para në mars.”

Ai u shpreh: “Në fakt unë e kam thënë se bujqësia dhe industria agro-ushqimore  janë sektorët më pak të prekur. Madje ka sektorë që janë më mirë se ç’kanë qenë vjet. Sektori i eksportit të fruta-perimeve është me lart, unë jam i detyruar të konfirmoj të gjitha ato që tha ministri. Gjatë kësaj kohe njerëzit duhej që të ushqeheshin.”  

Ndërsa, sa i përket fermerëve që thonë të kundërtën, ministri i Bujqësisë thotë se “këto gjëra janë lehtësisht të verifikueshme.”

Bledi Çuçi: “Këto janë gjëra lehtësisht të verifikueshme. Nëse doni verifikoni, shkoni nesër dërgoni gazetarët për të marrë raportet nga dogana. Krahasojini me 2019. Ndërkohë që të më dalë një person i vetëm që është penguar të lëvizë produktet e veta nga fusha në tregje dhe unë jap dorëheqjen. Javën e parë ka pasur një lloj turbulence për shkak të situatës. Në total nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje, as në prodhim as qarkullim produktesh.”

Po peshkimi që ka qenë i bllokuar?

Bledi Çuçi: “Nuk ka qenë as peshkimi totalisht i bllokuar, peshkarexhat janë lejuar të dalin, por eshtë e vërtetë se peshkimi ka pas probleme për shkak të uljes së kërkesës në tregje si rezultat i mbylljes së restoranteve. Ka rënë kërkesa në tregje. Ka pasur edhe rënie të prodhimit, tani edhe ata e kanë marrë veten.” 

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi çuçi bujqesia ne shqiperi ndikimi i covid-19 ne ekonomi blendi çuçi bujqesia ne shqiperi ndikimi i covid-19 ne ekonomi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen