LIVE UPDATES
Aktualitet

Pagoi 400 mijë Lekë dhe mori diplomë false, parukierja kërcënon denoncuesen: Të hedh shtëpinë në erë, të vrasë djali

13 Maj 2020, 19:24 Nga DOSJA
Pagoi 400 mijë Lekë dhe mori diplomë false, parukierja

KAMËZ- Jemi ndalur në Kamëz, pasi një vajzë tregon se ka paguar 400 mijë lekë të vjetra për një kurs parukerie nga “Parukeri Ornela”. Pas një muaji e gjysmë ka marrë një diplomë, që nuk i është njohur për punësim. Ornela dhe Blerta, partnere në këtë parukeri e kanë hapur aktivitetin edhe në ditët që nuk lejohej për shkak të pandemisë.

Vitin e shkuar jam interesuar për një kurs parukerie këtu në Kamëz. Sapo kisha ardhur nga Austria dhe doja ta bëja këtë gjë. Gjeta një parukeri, u interesova, pyeta sa pagesë do të bëja. Më tha për 4 muaj do të paguash 400 mijë lekë. Në muajin e dytë i dhashë 360 000 lekë. Më pas pjesën tjetër kisha për ta dhënë në momentin që do të merrja diplomën. Kur kisha bërë një muaj e gjysmë kurs më pajisi me këtë diplomë, e cila fatkeqësisht më rezultoi se ishte false. E para e kuptova kur vinte policia tatimore, më thoshte që duhet të thuash që ti je shoqja ime, ose një kliente normale, jo një kursante. Pasi e mora këtë diplomë nuk më dha mundësinë të bëj as praktikën, gjë e cila është një gjë normale për të vazhduar një punë. U interesova në vende të tjera. Dy në Institut dhe një në Durrës, të tria më thoshin që mund të jesh e informuar, por më ketë diplomë nuk të mundësojmë dot punë. Emri i parukerisë është “Parukeri Ornela””, thotë denoncuesja.

Denoncuesja sëbashku me gazetaren e “Stop” i drejtohen parukerisë.

Gazetarja: Ka njeri këtu? Si jeni? Blerta?

Parukierja: Po!

Gazetarja: Unë jam Domenika nga emisioni “Stop”.

Parukierja: Po, kuptoj!

Gazetarja: Zonjushën e njihni?

Parukierja: Më fal, mund ta heqësh kamerën, sepse unë nuk jam as shefja dhe s’jam as punëtore, asgjë.

Denoncuesja: Do të gënjesh për të disatën herë, të njëmijtën herë do të gënjesh?

Gazetarja: Këtë vajzën e njeh?

Parukierja: Nuk e njoh fare, as nuk më intereson fare!

Gazetarja: Është parukiere?

Denoncuesja: Po sigurisht, bën qerpikët.

Blerta merr në telefon Ornelën.

Parukierja: Ornela ka ardhur emisioni “Stop” dhe zonjusha***, që më kanë hy në dyqan. Të lutem hajde pak!

Denoncuesja: Kërkojnë lekët, që i ke marrë, kaq!

Parukierja: A të presim përjashta?

Gazetarja: Pse biznesin e keni të hapur?

Parukierja: Po të lutem zonjushë! Do të dalësh përjashta, sepse biznesin e kam duke e rikonstruktu, e kam marrë lejen në Bashkia.

Gazetarja: Ku e ke lejen?

Parukierja: E kam nga bashkia lejen. Të lutem mund të dalësh përjashta?

Gazetarja: Ku e ke lejen? Ku e ke lejen? A je e licencuar, për të bërë kurse?

Parukierja: Nuk më intereson, se nuk jam unë për të bërë kurse. A ka mundësi të dalësh përjashta? Të lutem prite Ornelën përjashta!

Gazetarja e “Stop” e priti Ornelën për një shpjegim, por në vend të këtij shpjegimi, ajo shkoi dhe kërcënoi familjen e denoncueses, që ishte drejtuar në emisionin “Stop”.

Nëna e vajzës denoncuese, Marie Deda, bërikallëzim për këtë akt dhe tregoi se çfarë i kishte ndodhur. “Pasi është takuar me ju, ajo me një mashkull ka ardhur me makinë, ka ardhur tek porta dhe më ka thënë ku e ke vajzën? I thashë ka shkuar në Kamëz për punët e veta. Deri nesër, më tha unë pa ta hedh shtëpinë në erë dhe pa ta vra djalin nuk e lë, sepse ke shkuar te puna jeme. Unë i thashë kam ardhur tek puna jote për falsifikimin që më ke ba. Për dëftesën që më ke dhënë në kundërshtim me të gjitha rregullat, sepse ajo nuk ecën askund. Si emër atë burrin nuk e njoh, kurse këtë parukieren e njoh. Ishte parukiere Ornela, ajo që i kam dhënë lekët për kursin e vajzës. Për arsye se i jemi drejtuar “Stop”-it, ka ardhur e na ka kërcënuar se do t’u vrasim e nuk do të lëmë të dilni nga dera. Bëra një kallëzim në polici dhe tregova realitetin.

Gazetarja: Duke iu referuar dëshmisë së zonjës, kuptojmë që Ornela ka gjetur mënyrën e gabuar për t’iu shmangur përgjegjësisë së saj dhe gabimit që ka bërë. Pasi kërcënimi nuk është zgjidhje e problemit, por është thellim i problemit të saj.

Pas këtij momenti, ne iu drejtuam Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe pas kërkimeve na thanë se diploma e lëshuar është false dhe ky biznes nuk është licencuar për një aktivitet të tillë.

Tashmë përgjegjësia kalon në Sektorin e Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Tatimeve, pasi duhet të bëjë verifikimet përkatëse se si një biznes pa asnjë lloj licence lejohet të operojë në treg si pa të keq.

(Marrë nga Tvklan.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parukeri ornela parukeri ornela

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen