LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ardiani”, “Drita”, “Liria” dhe “Qershia”/ Autoriteti i Dosjeve zbardh të kaluarën: 4 drejtues të lartë të

23 Qershor 2020, 15:27 Nga DOSJA

TIRANË- Katër drejtues policie kanë figuruar të kenë qenë të përfshirë në dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, nga 78 të tillë që janë verifikuar. Lajmi konfirmohet nga Autoriteti i Dosjeve për “Gazetën Shqiptare” në një informacion të kërkuar e të dhënë zyrtarisht, në bazë të ligjit për të drejtën e Informimit. Sipas Autoritetit, që jep vetëm inicialet e këtyre drejtuesve, drejtuesit (A.SH), (Gj.L.), (E.P) dhe (G.Z.), të katërt kanë qenë me detyrë funksionale punonjës operativë dhe/ose oficerë, në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Verifikimi i mësipërm është bërë me kërkesë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

KËRKESA PËR AUTORITETIN NGA “GSH”

Të nderuar

Për t’i ardhur në ndihmë informacionit të saktë publik, në bazë të ligjit nr. 119/2014 neni 15 pika 1 dhe 2 (Për të Drejtën e Informimit), kërkojmë të dimë se sa drejtues të strukturave të policisë dhe funksionarë të lartë të strukturave akademike policore janë verifikuar pranë institucionit tuaj deri më 31.03.2020 dhe njëherësh kërkojmë të na vihen në dispozicion vendimet përkatëse për ta, në versionet e gjata të tyre dhe mendimet paralele nëse ka.

PERGJIGJA E AUTORITETIT PËR “GSH”

Në përgjigje të kërkesës suaj, të dërguar me “e-mail” në datën 13 qershor 2020, lidhur me të dhënat që AIDSSH disponon mbi verifikimin e pastërtisë së figurës të drejtuesve të strukturave të policisë dhe funksionarë të lartë të strukturave akademike policore, në zbatim të dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije se kërkesa është regjistruar sipas objektit në regjistrin e kërkesave pranë Autoritetit për Informime mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me Nr.602 Prot., datë 15.06.2020.

Me kërkesë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit sipas ligjit 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” ka përfunduar vlerësimi i 78 kandidatëve. Nga verifikimi ka rezultuar se 4 kandidatë figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit (A.SH), (Gj.L.), (E.P) dhe (G.Z.).

Vendimet përkatëse i janë përcjellë institucionit kërkues Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ndërkohë këto vendime në respektim të detyrimeve ligjore në formatin e shkurtuar janë publikuar në faqen e Autoritetit.

KATËR VENDIMET PËR 4 KANDIDATËT

Më poshtë po sjellim katër vendime për katër kandidatët për të kaluar vetingun që kanë figuruar në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.     

VENDIM NR. 479, DATË

25.07.2019 (I SHKURTUAR)

Bazuar në nenin 10, nenin 26, e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se shtetasi A. P. Sh., bazuar në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”:

Kryetare: Gentiana Sula

Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi

VENDIM NR. 630, DATË

08.10.2019 (I SHKURTUAR)

Bazuar në nenin 10, nenin 26 e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se shtetasi E. I. P., bazuar në ligjin 12/2018

“Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”,

1.1 Nuk ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.

1.2 Nuk ka qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.

1.3 Ka qenë me detyrë funksionale punonjës operativ në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Koha e ushtrimit të detyrës si punonjës operativ, nga viti 1984 deri në vitin 1990, provuar me dokumentacionin përkatës, si pjesë përbërëse e dosjeve të poshtëshënuara:

Kryetare: Gentiana Sula

Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj

VENDIM NR. 631, DATË

08.10.2019 (I SHKURTUAR)

Bazuar në nenin 10, nenin 26, e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

Nga verifikimet e kryera deri tani, rezulton se shtetasi Gj. B. L., bazuar në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”,

1.1 Nuk ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.

1.2. Nuk ka qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.

1.3. Ka qenë me detyrë funksionale punonjës operativ, në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Koha e ushtrimit të detyrës si punonjës operativ, nga data 29.01.1991 deri në datën korrik 1991, gjithsej 5-6 muaj, provuar me dokumentacionin përkatës, si pjesë përbërëse e dosjeve të poshtëshënuara:

Kryetare: Gentiana Sula

Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj

 

VENDIM NR. 140, DATË

10.03.2020 (I SHKURTUAR)

Bazuar në nenin 10, nenin 26 e vijues të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

– Dosje Formulare, kategoria 2/A, nr. 4783, në ngarkim të R.A, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Formulare dhe Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6030, kategoria 2/A, nr. 6030, në ngarkim të Sh. A., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

-Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, nr. 4196, në ngarkim të K.A., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, dy volume nr. 3367 dhe 3367/1, në ngarkim të T.H., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Formulare, kategoria 2/B, nr. 4454, në ngarkim të Z.L., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, nr. 6268, në ngarkim të B.K., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, nr. 5947, në ngarkim të U.K., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Formulare, kategoria 2/A, nr. 4438/4, në ngarkim të Z.R., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6064, në ngarkim të Sh.Gj., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Formulare, kategoria 2/B, nr. 2767, në ngarkim të F.Q., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6153, në ngarkim të Sh.H., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Personale dhe Pune nr. 6166, kategoria “I”, pseudonimi “Drita”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Personale nr. 10.130, kategoria “S”, pseudonimi “Qershia”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Personale nr. 7178 kategoria “S”, pseudonimi “Liria”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Regjistër alfabetik për këshillime e demaskime, model 7, nr. 52, datë 11.05.1987, figuron në fletën nr. 7, nr. 31, nr. 38, nr. 69 dhe nr. 94. Hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit), Regjistër i personave të marrë në vëzhgim, model 18, nr. 23, datë 21.06.1988, figuron në fletën nr. 1 dhe nr. 2.

– Dosje Hetimore-Gjyqësore, dosje nr. 12871, fleta 40 në ngarkim të SH.GJ..

Kryetare: Gentiana Sula

Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj

Vetingu në polici dhe  pesha e pastërtisë së figurës

 Në faqen e saj zyrtare, Ministria e Brendshme iu kërkon qytetarëve të denoncojnë te Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (Vetingut) në Polici, Gardë e SHÇBA, duke shtuar se “Vetingu bazohet në 3 kritere vlerësimi: vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës,  vlerësimin e aftësive profesionale”. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) është organ i krijuar nga ligji Nr.12/2018, datë 5.3.2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar. Neni 37 i ligjit të mësipërm, “Bashkëpunimi për kontrollin e figurës” parasheh që 1. Për kontrollin e figurës së punonjësit, organet e vlerësimit i drejtohen Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimit Informativ të Shtetit, Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave etj., etj.”, ndërsa Neni 38 “Vlerësimi i rrethanave për kontrollin e figurës”, thotë se “për kontrollin e figurës, trupat e vlerësimit mbajnë në konsideratë mes të tjerash “g) verifikimin nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Në nenin 60 të këtij ligji vërehet se “1. Konfirmimi në detyrë i jepet punonjësit në rast se plotësohen, së bashku, këto kushte: a) konstatohet nivel i besueshëm në vlerësimin e pasurisë, b) konstatohet nivel i besueshëm në kontrollin e figurës, c) konstatohet nivel i mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale”.

(Marrë nga Gazeta Shqiptare)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 drejtues te policise me dosje ish-sigurimsat ne policine e shtetit policia e shtetit sigurimi i shtetit 4 drejtues te policise me dosje ish-sigurimsat ne policine e shtetit policia e shtetit sigurimi i shtetit

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta