LIVE UPDATES
Politike

ARGUMENTET/ Ku ka ngecur marrëveshja për Reformën Zgjedhore? 3 pikat e famshme që po mbajnë pezull politikën

2 Qershor 2020, 15:00 Nga DOSJA
ARGUMENTET/ Ku ka ngecur marrëveshja për Reformën Zgjedhore? 3

TIRANË- Nuk pritet të ketë sot një takim të Këshillit Politik, pavarësisht kërkesës së opozitës. Diplomatët e huaj e kanë rezervuar si ditën e tyre. Kjo do të thotë që kur Këshilli të mblidhet, do të ketë vetëm tym të bardhë. Deri atëherë pikat që do të diskutojnë janë të shumta.

E para është identifikimi elektronik biometrik, që do të thotë, marrja e shenjave të gishtave për çdo votues, hedhja e shenjës në një server kombëtar. Kjo kërkesë e opozitës, që shmang votimin më shumë se një herë, apo votimin e kryefamiljarit për gjithë familjen, votimin e personave që nuk janë fare në Shqipëri etj., është pranuar nga maxhoranca.

Ajo që kërkoi opozita të dielën e 31 majit, ishte që të garantohej me siguri absolute që teknologjia do të futej në të gjitha qendrat e votimit.  Nuk mund të garantohet funksionimi 100%, sipas Damian Gjiknurit, por pas shprehjes së angazhimit dhe reflektimit të dakordësisë në Kodin e ri Zgjedhor, do të ngrihej grupi i punës i përbashkët dhe KQZ, me pjesëmarrjen edhe të opozitës, do të shohë mundësitë teknike.

“Vetëm teknikët mund të na japin garancitë e funksionimit të këtij sistemi”, thanë burime nga maxhoranca për Dosja.al. Opozita, sipas tyre, ka rënë dakord me këtë zgjidhje, por më pas ka kërkuar garanci paraprake 100%, gjë që e ka kthyer procesin mbrapa.

Vetëm përfaqësuesit e opozitës, thanë të hënën në mbrëmje në emisionin “Open” të Eni Vasilit, se maxhoranca u tërhoq nga garantimi 100% i identifikimit elektronik. Zgjidhja e kësaj pike, do të sillte një zgjidhje edhe për pikën e dytë.

Depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore është pika e dytë e ngërçit. Maxhoranca në draftin e paraqitur, parashikon që të gjitha komisionet zgjedhore, nga qendrat e votimit në Komisionet Zonale Zgjedhore të përbëhen, jo më nga përfaqësues të partive, por nga punonjës të administratës, ose qytetarë që i plotësojnë kriteret për të punuar në administratë.

Zgjedhja e tyre do të bëhet me short nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, procedurë, që, sipas maxhorancës, garanton paanshmërinë e komisoneve jopartiake. Si garanci do të jenë edhe përfaqësuesit e partive, por pa të drejtë votë, vetëm si vëzhgues.

Opozita e quan departizim, jo depolitizim, me pretendimin se, vëretet nuk do të jenë përfaqësuesit e partive, por punonjësit e administratës publike, nuk mund të quhen jopolitikë, pasi maxhoranca në 7 vjet e ka mbushur administratën me militantë.

Propozimi i maxhorancës është që të ketë një Komisioner Zgjedhor në çdo qendër votimi, apo Komision Zonal, me kushtin që anëtarët e tjerë, pa të drejtë vote të jenë nga partitë politike. Dhe kjo, do të pranohet vetëm nëse garantohet 100% identifikimi biometrik elektronik.

E treta, më pak problematike, është Çështja e Kolegjit Zgjedhor. Maxhoranca e quan proces të padiskutueshëm ndërtimin e Kolegjit me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit që e kanë kaluar vetingun, ndërsa opozita kërkoi në fillim që të mos përcaktohej nëse e kanë kaluar apo jo.

Më pas opozita kërkoi që të zëvendësohej fare Gjykata e Apelit dhe Kolegji Zgjedhor të ngrihej në Gjykatën Kushtetuese, siç ka qenë në zgejdhjet e 2001. Për shkak të mungesave në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji do të jetë me 3 anëtarë, gjë që nuk krijon asnjë problem.

Me këtë rast, shmanget debati i Vetting-ut për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Këto janë pikat ku ka ngecur debati, por jo të vetmet. Për secilën nga këto ka të paktën 2 drafte, një nga maxhoranca, një nga opozita, por edhe një mendim të negociatorëve që janë ambasadorët e huaj.

Për pikën e parë, që duket se pengohet vetëm nga një lojë fjalësh, për garancitë e funksionimit, ambasadorët kërkojnë vetëm tolerancë nga palët. Ndërsa për pikën e dytë mbështesin draftin e maxhorancës, pavarësisht se e kanë lënë të hapur mundësinë e ndryshimit.

Për pikën e tretë, as nuk e diskutojnë propozimin e opozitës dhe i qëndrojnë fort Kolegjit Zgjedhor në Gjykatën e Apelit me gjyqtarë që e kanë kaluar Vetting-un. Dje dhe sot kanë vazhduar negociatat, kryesisht me opozitën. Kur foli për projektligje të reja, ambasadorja mesa duket e kishte fjalën pikërisht për këto propozime që opozita dorëzoi të shtunën dhe të dielën.

Nëse do të kalohet ngërçi për këto 3 pika, nuk do të thotë se do të ketë zgjidhje. Përpara është për tu diskutuar çështja e Qeverisë Kujdestare, për të cilën PD ka një propozim konkret. Gjiknuri nuk pranon as ta diskutojë në Këshillin Politik, me pretendimin se nuk është çështje teknike dhe nuk i takon Kodit Zgjedhor, ndërsa opozita insiston që disa detyra të Qeverisë Kujdestare do të reflektohen në Kod. Kjo bën që produkti i Këshillit Politik të mos shkojë në Kuvend i plotë, pa qeverinë Kudjestare.

Një pikë tjetër është sistemi zgjedhor, për të cilën instiston opozita parlamentare dhe që nuk dihet çfarë mbështetje do të gjejë tek palët e mëdha. Pas kësaj do të diskutohen gjithashtu financimet e paligjshme, roli i policisë dhe i organeve të tjera ligjzbatuese në kohën e zgjedhjeve, për të shmangur financimet e paligjshme, blerjen e votave, presionin mbi votuesit dhe administratën etj.

Marrëveshja duket e vështirë me gjithë këto pika, por garancitë kryesore vijnë nga 3 çështjet e para, për të cilat konsensusi nuk duket se është larg.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore mbledhja e keshillit politik deshton reforma zgjedhore mbledhja e keshillit politik

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet