“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Arrestimi i Adriatik Llallës, Interpol Tirana: Do ekstradohet drejt Shqipërisë
13 Dhjetor 2021, 15:48Nga DOSJA
TIRANË– Interpol Tirana ka publikuar njoftimin zyrtar për arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është bërë i mundur arrestimi i Llallës në Romë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Njoftimi nga Interpol Tirana
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në pranga, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Romës. Kapet në Itali, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Adriatik Llalla. Nga Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tiranës, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Adriatik Llalla, 52 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka detyrim ligjor për deklarim”. Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë italiane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
ITALI– Ish-kryeprokurori Adriatik Llala është vënë në pranga në Romë të Italisë, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga shpallja e tij në kërkim ndërkomb...
TIRANË –Mes reagimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve ndaj testit antidrogë për policët, është edhe kallëzimi i një efektivi që akuzon laboratori...
TIRANË– Në selinë qendrore të Partisë Demokratike po zhvillohen dy mbledhje paralelisht. Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në zyrën e tij me anëatrë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar të shkrrkuar kryedemokratin Lulzim Basha. Përpara mediave, pasi u fut në selinë e Partisë Demo...
TIRANË– Selia e Partisë Demokratike është e rrethuar nga mbështetës e ish-truproja t ëish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë që vetë Berisha e krye...
ELBASAN – Një grua, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi ishte larguar disa ditë më parë nga banesa e saj, është gjetur e pajetë në fshatin Z...