Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Arrestohet 21-vjeçari në Korçë, po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm
14 Shkurt 2022, 13:39Nga DOSJA
KORÇË– Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ishte shpallur në kërkim për transportim emigrantësh të paligjshëm. Policia informon se i riu me inicialet S. T., 21 banues në fshatin Bulgarec rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tij ka ndodhur më datë 21.11.2021, pasi në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap në mjetin kamion tip “Iveco”, brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit.
NJOFTIMI:
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri” dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për prerje të paligjshme të pyjeve. Në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. T., 21 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë. Shtetasi i mësipërm rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.11.2021, ku në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap mjeti kamion tip “Iveco”, brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, shtetasi S. T., në bashkëpunim me persona të tjerë (dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim), ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KAVAJË– Shtatë predha janë zbuluar ditën e sotme në lagjen numër 2 të Kavajës. Për arsye sigurie është bllokuar qarkullimi. Zbulimi i predhave është ...
Ndërkohë, janë lëshuar 6852 gjoba, nga të cilat 1146 janë dhënë pasi shoferët janë kapur duke folur në telefon gjatë drejtimit të makinës, ndërsa 1612 të tjera ...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Inceneratorëve Jorida Tabaku ka debatuar ashpër me socialistët e pranishëm në mbledhje. Tabaku tha se nuk mun të bë...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 janar të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Ermira Dedja pasi u konkludua se k...
VLORË– Policia rrugore e Vlorës ka marrë masa për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin r...