Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
Arrestohet autori i vrasjes në Viti, prokuroria e Gjilanit jep detaje mbi ngjarjen
13 Korrik 2021, 12:40Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË– Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dal me një njoftim për vrasjen dhe plagosjet në Viti.
Prokuroria ka bërë me dije se është arrestuar autori me inicialet B.R dhe se ndaj tij është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë dhe se i është sekustruar një revole dhe armë gjuetie.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari B.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.
Ditën e sotme një përplasje me armë ka ndodhur në Viti nga ku mbeti i vrarë një person dhe 2 të tjerë u plagosën rëndë dhe gjenden në spital ende në rrezik për jetën. Ende nuk janë zbuluar shkaqet dhe rrethanat që çuan në konflikt personat e përfshirë.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Ministri i Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar mbi situatën emergjente të krijuar në Deçan pas helmimit nga uji të mbi 900 personave dhe 2 hu...
SHBA– Kur një agjent i kompanisë ajrore American Airlines i tha Deniz Saypinar të Enjten e kaluar në Aeroportin DFW, se ajo nuk mund të udhëtonte pasi ish...
KOSOVË– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur për Marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nën ndërmjetësimin e ...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar mbi situatën e helmimit në Deçan të Kosovës.Në një status në Facebook ai ka përcjell shqetësim...
KOSOVË– Tre persona janë plagosur me armë zjarri pak më parë në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti të Kosovës, ku fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë...
KOSOVË– Komuna e Deçanit ka vendosur të ndajë 5 mijë euro për personat që janë helmuar nga uji në 48 orët e fundit. 5 mijë eurot do të jepen për nev...
KOSOVË– Pas vdekjes së dy personave dhe rreth 900 të tjerëve me shenja helmimi, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shpallur gjendjen ...
DUBAI– Distrikti port i Dubait, Jebel Ali, është ndoshta më i njohur për portin e tij kryesor të tregtisë.Bëhet fjalë për portin që luan një rol vendimtar...
FRANCË– Franca ka forcuar kufizimet për të evituar përhapjen e variantit Delta i cili po kthehet në rrezik global.Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se duk...